Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: makina

  • Ngjarje e rëndë dhe mizore/ Makina tërheq zvarrë qenin

    Ngjarje e rëndë dhe mizore/ Makina tërheq zvarrë qenin

    Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Sukth të Durrësit.

    Faqja “Animal Rescue Albania” ka publikuar një fotografi të një veture duke tërhequr zvarrë një qen.

    Fatkeqësisht qeni nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve dhe ka ngordhur.

    Postimi i plotë i “Animal Rescue Albania”:

    I gjori vogelush cfare mendoje valle teksa perpiqeshe me putrat e tua te kundershtoje mostren qe te terhiqte zvarre pa’ meshire?
    Vertete mendove se trupi yt i brishte perpara atij monstruoziteti do i’a dilte?
    Vertete mendove se monstra qe buzeqeshte duke thene se te kishte nxjerre nje shetitje do te ndalej nga dhimbja jote?

    Cfare mekati kaq te madh kishe bere vogelush qe te terhoqen zvarre deri ne vdekje, qe te torturuan derisa pe vdekjen ne sy dhe e ndjeve ne cdo qelize tenden? Ke lehur shume? Ke ngrene pulat? Apo mos ishe valle i semure?

    Pas kesaj makine eshte monstra e vertete, personi qe buzeqesh me gjakftohtesi teksa torturon deri ne vdekje kete qen te gjore eshte familjare i juaji, eshte kushuriri juaj, eshte komshiu juaj, eshte miku juaj, eshte kolegu juaj… nuk i dihet kurre se neser kete krim nuk do ta kryej ne demin tuaj.

    Nese e doni jeten, veten, femijet, familjaret, miqte tuaj denonconi kete Monster.

    Ftojme secilin nga ju te dergoj kete e-mail ne adresat:

    alfred.cepe@asp.gov.al

    plarent.ndreca@mb.gov.al

    ministria.brendshme@mb.gov.al

    ardian.bita@mb.gov.al

    policiaeshtetit@asp.gov.al

    info@kryeministria.al

    “Te nderuar,

    Fotografite bashkelidhur dokumentojne vrasjen me dashje te nje kafshe shtepiake.

    Ngjarja ka ndodhur ne Sukth, Durres.

    Ne zbatimi te neneve 207b dhe 207c te Kodit Penal ne RSH, kerkoj nga institucioni juaj hetimin e ngjarjes dhe vendosjen perpara drejtesise te autorit sipas parashikimeve ne ligj.

    Duke i’u falenderuar paraprakisht per bashkepunimin,
    Nderime

    Emer Mbiemer”

  • Aksident me vdekje në Mirditë/ Makina përplas kalimtaren

    Aksident me vdekje në Mirditë/ Makina përplas kalimtaren

    Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Mirditë. Ngjarja ndodhi në fshatin Reps. Burime zyrtare bënë me dije se një kalimtare është përplasur nga një makinë, e për pasojë gruaja ka ndërruar jetë.

    Policia bën me dije se makina me drejtues shtetasin me inicialet B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Sot, rreth orës 07:30, në fshatin Reps, Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R., e cila ka gjetur vdekjen.
    Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

  • Makina e konsullatës shqiptare ne Selanik eshte tentuar te digjet mbremjen e djeshme

    Makina e konsullatës shqiptare ne Selanik eshte tentuar te digjet mbremjen e djeshme

    Sipas raportimit te mediave vendase një person i panjohur vendosi pllaka parafine në gomën e përparme në anë të majtë të automjetit dhe më pas i vuri zjarrin.

    Disa sekonda më vonë, një kalimtar vuri re zjarrin, duke mos lejuar që automjeti i konsullit të merrte zjarr.

    Menjehere policia e Selanikut ka nisur hetimet për të identifikuar personin dhe zbardhur ngjarjen.

  • Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet

    Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet

    Një 15 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Tufinës në Tiranë.

    Gazeta Panorama
    Menu Refresh Kthehu

    Aksident në Tufinë/ 15 vjeçari përplaset nga një automjet
    Aug 13, 2020 | 21:41
    FacebookFacebook MessengerTwitterWhatsAppViberEmailCopy Link

    Një 15 vjeçar është aksidentuar mbrëmjen e sotme në zonën e Tufinës në Tiranë.

    ambulance-1-720×450
    Policia bën me dije se djali është dërguar në spital. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit dhe po punojnë për zbardhjen e rastit.

    Njoftimi:

    Më datë 13.08.2020, rreth orës 20:40, në Tufinë, mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

    Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Panik në rrugë/ Makina merr flakë në ecje, drejtuesi del me vrap

    Panik në rrugë/ Makina merr flakë në ecje, drejtuesi del me vrap

    Shkrumbohet teksa ishte në ecje e sipër një automjet në aksin nacional Pogradec-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hudënisht.

    Sipas të dhënave të para, mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë, por për fat drejtuesi ka reaguar në kohë dhe ka dalë nga makina.

    Përveç dëmeve materiale nuk raportohen persona të lënduar. Dyshimet e para flasin për ngjarje aksidentale, ndërkohë që flakët janë shuar nga zjarrfikësja.

    Nga ngjarja është shkaktuar jo vetëm panik, por edhe trafik i automjeteve në rrugën kryesore.