OBSH dërgon një ekip të ekspertëve në Kinë për të identifikuar burimin e koronavirusit

by KLIKOJE.AL

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë javës së ardhshme pritet ta dërgojë një ekip të ekspertëve në Kinë, me qëllim që të mund ta kuptojnë më mirë se si filloi epidemia e koronavirusit.

Siç raporton CNN, këtë paralajmërim e ka bërë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, gjatë një konference për media.

“Identifikimi i burimit të virusit është shumë i rëndësishëm”, ka shtuar Tedros.

Kreu i OBSH-së tha se pret që nga vizita e ekspertëve në Kinë, do të vijnë deri te identifikimi i asaj se si filloi pandemia, dhe çfarë mund të bëhet që bota të përgatitet për atë që na pret në të ardhmen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.