Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: obsh

  • Zbulohet një mutacion i ri i Covid-19/ Ja çfarë dihet për të deri tani sipas OBSH

    Zbulohet një mutacion i ri i Covid-19/ Ja çfarë dihet për të deri tani sipas OBSH

    Organizata Botërore e Shëndetësisë po mban nën kontroll variantin e ri që është zbuluar në Afrikën e jugut. Ky mutacion është emëruar nga shkencëtarët si C.1.2.

    Lloji C.1.2 ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve pasi posedon mutacione brenda gjenomit të ngjashme me ato që shihen në variantet e e rrezikshme të covid, si psh Delta.

    Një virolog dhe pedagog në imunologji dhe sëmundje infektive me Shkollën Klinike Qendrore të Universitetit të Sidneit, Dr Megan Steain, tha se “Sa herë që shohim që shfaqen mutacione të veçanta, ne do të donim ta mbanim në monitorim këtë variant për të parë se çfarë do të bëjë.

    C.1.2 është zbuluar për herë të parë në maj por Delta vazhdon të jetë dominues në Afrikë dhe në botë.

    OBSH po vazhdon të monitorojë frekuencën e C.1.2 dhe të shqyrtojë se si sillet. Testet për të vlerësuar ndikimin e mutacioneve që ai posedon në infektueshmërinë dhe rezistencën ndaj vaksinave janë ende në proces. Deri më tani, virusi nuk ka përmbushur kriteret e OBSH -së për t’u kualifikuar si një “variant shqetësimi” ose “variant interesi”.

  • OBSH: Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

    OBSH: Vdekjet nga orari i gjatë i punës janë në rritje

    Puna mbi 55 orë në javë mund të jetë “rrezik serioz për shëndetin”, zbulon një studim i ri. Qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit për shkak të orëve të gjata të punës dhe pandemia mund të jetë duke i përkeqësuar gjërat.

    Orët e gjata të punës kanë çuar në qindra mijëra vdekje çdo vit, si rrjedhojë e një prirje që po përkeqësohet nga pasiguria ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha të hënën (17.05) Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

    Në studimin e parë global të humbjes së jetës të shoqëruar me orë më të gjata pune, një botim në revistën Environment International tregoi se 745.000 njerëz vdiqën nga një goditje në tru dhe sëmundje të zemrës të shoqëruara me orë të gjata pune në vitin 2016, duke shënuar një rritje gati 30% nga viti 2000.

    Studimi gjithashtu vuri në dukje se numri i njerëzve që punojnë me orë të gjata po rritet, dhe aktualisht qëndron në 9% të popullsisë totale globale.

    “Puna 55 orë ose më shumë në javë është një rrezik serioz për shëndetin,” tha Maria Neira, drejtore e Departamentit të OBSH-së për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Shëndetin.

    “Ajo që ne duam të bëjmë me këtë informacion është të promovojmë më shumë veprim, më shumë mbrojtje të punëtorëve,” tha ajo.

    ‘Linjat e paqarta’ midis shtëpisë dhe punës

    “Pandemia COVID-19 ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e punës së shumë njerëzve,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Puna nga shtëpia është bërë normë në shumë industri, shpesh duke turbulluar kufijtë midis shtëpisë dhe punës.”

    “Asnjë punë nuk ia vlen të rrezikohet nga goditja në tru ose sëmundja e zemrës. Qeveritë, punëdhënësit dhe punëtorët duhet të punojnë së bashku për të rënë dakord mbi kufijtë në mbrojte të shëndetit të punëtorëve,” shtoi Ghebreyesus.

    OBSH dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) vlerësojnë se 398.000 njerëz vdiqën nga një goditje në tru dhe 347.000 nga sëmundja e zemrës në vitin 2016 si rezultat i të punuarit të paktën 55 orë në javë.

    Midis vitit 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës të lidhura me orët e gjata të punës u rrit me 42% dhe nga goditja në tru me 19%.

    Studimi arrin në përfundimin se puna 55 ose më shumë orë në javë shoqërohet me një rrezik të vlerësuar 35% më shumë të goditjes në tru dhe 17% rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundje ishemike të zemrës, krahasuar me punën 35 deri në 40 orë në javë.

    Apele për të kufizuar orët e punës

    “Pandemia po përshpejton zhvillimet që mund të ushqejnë prirjen drejt rritjes së kohës së punës,” tha OBSH.

    Studiuesit thanë se 72% e viktimave të mbingarkesës në vitin 2016 ishin burra, kryesisht të moshës mesatare ose më të vjetër. Ai gjithashtu tregoi se njerëzit që jetonin në Azinë Juglindore dhe rajonin e Paqësorit Perëndimor ishin më të prekurit. Shpesh, punëtorët vdisnin shumë më vonë në jetë, ndonjëherë dekada pasi ishin larguar nga puna.

    Stafi i OBSH-së, përfshirë Ghebreyesus, thonë se ata kanë punuar me orë më të gjata gjatë pandemisë. Orët e mbylljes do të ishin të dobishme për punëdhënësit, pasi kjo kishte treguar se rrit produktivitetin e punëtorëve, tha zyrtari teknik i OBSH-së Frank Pega.

    “Është me të vërtetë një zgjedhje e zgjuar të mos rrisësh orët e gjata të punës në një krizë ekonomike,” tha ai.

    Burimi: DW

  • OBSH optimiste: Pandemia mund të ulet gradualisht këto muaj!

    OBSH optimiste: Pandemia mund të ulet gradualisht këto muaj!

    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë Covid 19 gjatë muajve të ardhshëm, nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

    Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koronavirusi në vendet në zhvillim.“

    Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së Covid 19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.“U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arritur 3 milionë”, tha ai.

    Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër Covid 19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.

    Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo.”E vetmja gjë e drejtë morale është t’u jepet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuarit, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja.

    Burimi: Top Channel

  • OBSH: Kurba e infeksioneve nga Covid-19 është rritur në mënyrë eksponenciale, ende larg fundi i pandemisë

    OBSH: Kurba e infeksioneve nga Covid-19 është rritur në mënyrë eksponenciale, ende larg fundi i pandemisë

    Veçanërisht problematike sipas OBSH-së është pabarazia masive mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit.

    Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.

    “Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros. 

    “Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai.

    “Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

    Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale

    Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura.

    Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

    Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së.

    “Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000. 

    Burimi: DW

  • OBSH: Pak gjasa që kriza e koronavirusit të përfundojë në fund të vitit

    OBSH: Pak gjasa që kriza e koronavirusit të përfundojë në fund të vitit

    Drejtori ekzekutiv për shërbime emergjente në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, tha se pavarësisht ngadalësimit të përhapjes së koronavirusit në disa shtete falë masave izoluese dhe programeve të vaksinimit, është joreale dhe e parakohshme të mendohet se pandemia do të përfundoj në fund të këtij viti.

    Duke folur në një konferencë për gazetarë në Gjenevë, Ryan tha se përderisa vaksinimi i personave më të ndjeshëm, përfshirë punëtorët shëndetësorë, do të ofrojë ndihmë për ta përmirësuar gjendjen dhe për ta lehtësuar trysninë ndaj spitaleve, virusi është goxha nën kontroll.

    “Do të jetë e parakohshme dhe mendoj se edhe joreale për të menduar se do ta përfundojmë këtë virus deri në fund të vitit”, tha ai, shkruan The Guardian.

    Numri botëror i rasteve me Covid-19 javën e kaluar shënoi rritje për herë të parë në gati dy muaj. Rastet e raportuara u shtuan në katër nga gjashtë rajonet e OBSH-së: të dy Amerikat, Evropë, Azi Juglindore dhe Mesdhe Lindor.

    “Jemi duke punuar për ta kuptuar më mirë shtimin e rasteve në këto rajone. Disa prej tyre duket se kanë ndodhur për shkak të lehtësimit të masave, qarkullimit të vazhduar të varianteve dhe pakujdesisë së njerëzve”, shtoi Ryan.

    Sipas tij, vaksinat do të ndihmojnë për shpëtimin e jetës së njerëzve, por do të ishte gabim nëse shtetet mbështeten vetëm në vaksina. “Masat e shëndetit publik mbesin themeli i reagimit”, tha Ryan.

  • OBSH Paralajmëron: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më i vështirë

    OBSH Paralajmëron: Viti i dytë i pandemisë do të jetë më i vështirë

    Viti i dytë i pandemisë së Covid-19 mund të jetë më i ashpër sesa i pari.

    Deklarata e fortë vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila thotë se gjykimi vjen duke marrë parasysh si po përhapet ky virus, sidomos në hemisferën veriore, përfshirë qarkullimin e varianteve të reja.

    “Viti i dytë i pandemisë mund të jetë edhe më i vështirë, teksa shohim dinamikën e përhapjes”, u shpreh Mike Ryan i OBSH. Në përditësimin e fundit epidemiologjik, sipas OBSH-së, javën e kaluar është raportuar për pesë milionë raste të reja me koronavirus.

    “Pas pushimeve, në disa shtete situata do të përkeqësohet përpara se të përmirësohet”, ka thënë Maria Van Kerkhove, po ashtu pjesë e OBSH-së.

    Burimi: Panorama

  • OBSH paralajmëron rrezik më të lartë të mutacionit të ri/ Pfizer efektive edhe për të

    OBSH paralajmëron rrezik më të lartë të mutacionit të ri/ Pfizer efektive edhe për të

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë me dije se variant i ri i coronavirusit i shfaqur fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar është përhapur në 22 vende evropiane. Ky mutacion i quajtur B117 është më i transmetueshëm dhe shfaq një kërcënim më të madh, sidomos në një moment kur Evropa ka filluar vaksinimin masiv të popullsisë.  

    “Deri tani ne po kuptojmë se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në sëmundjen që ky virus prodhon, që do të thotë se Covid-19 nuk është as më shumë as më pak i rrezikshëm. Transmetohet në të gjitha grupmoshat, teksa fëmijët nuk duken të jenë në rrezik më të lartë. Megjithatë sipas vlerësimit tonë ky mutacion shqetësues me kalimin e kohës mund të zëvendësojë variantet ekzistuese, ashtu sikurse shihet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Danimarkë” – Hans Henri P. Kluge, drejtor i OBSH për Evropën.

    Gjithashtu, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nëse vendet nuk mobilizohen që të punojnë më fort në luftën kundër coronavirusit, atëherë “do të ketë ndikim në sistemet tashmë të lodhura të shëndetësisë”.

    Ndërkohë, Pfizer dhe BionTech kanë bërë me dije se vaksina e tyre është efektive edhe sa i përket mutacioneve të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar dhe Në Afrikën Jugore. Kjo pasi sipas studiuesve dhe ekspertëve të kompanisë amerikane, medikamenti anticovid që kanë prodhuar mund të neutralizojë si coronavirusin ashtu edhe mutacionin e tij. Ky rezultat vjen pas studimeve të kryera te gjaku i marrë nga individë që u janë injektuar dozat e vaksinës.

    Burimi: Euronews

  • OBSH: “Është mirë të shmangen përqafimet gjatë festave”

    OBSH: “Është mirë të shmangen përqafimet gjatë festave”

    Sipas Mike Ryan, shefi i operacioneve emergjente në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, përqafimi është ndër kontaktet më tragjikisht të rrezikshme të kësaj pandemie: “Mos e përqafoni njëri-tjetrin!”

    Krishtlindja po afron dhe ekspertët kanë frikë se tubimet familjare dhe darkat mund të ndihmojnë në përhapjen përsëri të virusit. Kështu mes përqafimeve, të përcaktuara si ‘të rrezikshme’ nga Mike Ryan, shefi i operacioneve emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Ekziston edhe përqafimi midis kontakteve më tragjikisht të rrezikshme në këtë pandemi. Ne të OBSH përballemi me një dilemë të tmerrshme, por duhet të jemi të qartë: rekomandojmë që njerëzit të mos e përqafojnë njëri-tjetrin gjatë këtyre pushimeve”.

    Coronavirus, OBSH nuk i rekomandon përqafimet

    “Mendoj se në vende si Shtetet e Bashkuara, ku 1-2 persona vdesin në minutë, mesazhi duhet të jetë: mos e përqafoni njëri-tjetrin. Koha dhe lloji i sëmundjes krijojnë një kontakt me rrezik të lartë, të ulët ose të mesëm Covidi – shtoi Maria Van Kerkhove, shefe e grupit teknik të OBSH-së për coronavirusin –konsiderojmë një dritare prej 15 minutash kaluar pranë një personi pozitiv për një kontakt me rrezik, atëherë përveç kohës është e nevojshme të merret parasysh tipologjia: nëse ka përqafime ose puthje është një kontakt me rrezik të lartë “, përfundon ajo.

    Shumica e popullsisë është akoma e prekshme nga virusi

    “Vazhdojmë të punojmë me rrjetet tona globale për të kuptuar më mirë përqindjen e popullsisë botërore që është e ekspozuar ndaj këtij virusi dhe sa zgjat imuniteti tek njerëzit që janë infektuar. Por studimet e prevalencës së HIV tregojnë se shumica e popullsisë është akoma e prekshme nga virusi”. Kjo u deklarua nga drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë shtypi në Gjenevë. “Deri më tani, më shumë se 60 vende, përfshirë më shumë se 40 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, po kryejnë një ose më shumë studime seroprevalence, duke përdorur protokollet e OBSH-së. Jemi duke siguruar mbështetje teknike, financiare dhe operacionale, si dhe zhvillimin e kapacitetit kërkimor për këto studime”.

    Burimi: Revista “Psikologjia”

  • Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e COVID-19/ A parandalohet marrja e sëmundjes?

    Ekspertja e OBSH-së bën thirrje për më shumë të dhëna për vaksinat e COVID-19/ A parandalohet marrja e sëmundjes?

    Ekspertja kryesore e vaksinave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se agjencia duhet të vlerësojë vaksinat e koronavirusit dhe reagimet e tyre për imunitetin bazuar në më shumë sesa thjesht në njoftime shtypi.

    Kate O’Brien, drejtoresha e OBSH-së për imunizimin dhe vaksinat tha në një konferencë shtypi në Gjenevë të premten se ende nuk është e qartë nëse vaksinat kundër COVID-19 mund të reduktojnë aftësinë e njerëzve për të përhapur virusin.

    “Është me të vërtetë e rëndësishme që të fillojmë të marrim më shumë informacion në lidhje me atë që bëjnë vaksinat, jo vetëm për parandalimin e sëmundjes, por për të parandaluar marrjen e virusit”, tha zonja O’Brien.

    Kompania britanike farmaceutike AstraZeneca tha të enjten se po bashkëpunon me rregullatorët qeveritarë në hetimin e një gabimi prodhimi të një vaksine eksperimentale për COVID-19.

    Kompania farmaceutike dhe Universiteti i Oksfordit kanë pranuar se një dozë më e ulët e vaksinës ka rezultuar më efektive sesa një dozë e plotë, sipas një zëdhënësi i cili foli pasi shefi ekzekutiv i AstraZeneca-s tha që një gjykim i mëtejshëm global ishte i mundshëm. Deklarata vjen ndërsa kompania përgatitet të sigurojë një sasi të vogël të ilaçit përpara planeve për të shpërndarë 4 milion doza të vaksinës deri në fund të vitit.

    Kompania farmaceutike me bazë në Angli tha në fillim të kësaj jave se vaksina e tyre në tërësi ishte 70% efektive, por kishte dallime midis dy dozave. Njëra ishte 90% efektive. Tjetra ishte 62%.

    Edhe kompanitë Pfizer dhe Moderna kanë njoftuar rezultatet fillestare nga provat në fazën e vonë që tregojnë se vaksinat e tyre ishin gati 95% efektive.

    Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, ku numri i rasteve të koronavirusit ishte afër 13 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins, pandemia bëri që në ditën më intensive për blerjet, e Premtja e Zezë, turmat e blerësve ishin të vogla në dyqanet në të gjithë vendin. Shumë dyqane po përdorin blerjet në internet.

    Numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet në të gjithë Shtetet e Bashkuara arriti në 90,000 të premten pas gati dyfishimit në muajin e fundit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shtrimet në spital vijnë pas disa javësh të rritjes së normave të infeksionit në Shtetet e Bashkuara dhe kanë rritur shqetësimet se grumbullimet për festën e Falënderimeve këtë javë me familjen dhe miqtë do të çonin në më shumë infeksione dhe shtrime në spital.

    Në Irlandë, qeveria tha se do të lejojë dyqanet, restorantet dhe palestrat të rihapen javën tjetër pas raundit të fundit të mbylljeve. Kryeministri Micheal Martin tha se udhëtimi do të lejohet midis qarqeve në javën para Krishtlindjes.

    “Tani kemi mundësinë të shijojmë një Krishtlindje të ndryshme, por të veçantë”, tha ai në një fjalim televiziv.

    Zyrtarët në Francë thanë se niveli i infeksioneve të reja të koronavirusit u ngadalësua përsëri të premten, ndërsa vendi përgatitet të lejojë rihapjen të shtunën të dyqaneve.

    Italia po sheh gjithashtu një rënie graduale të shtrimeve në spital nga koronavirusi, duke bërë që qeveria të njoftojë se do të lehtësojë kufizimet në pesë rajone nga e diela, duke përfshirë rajonin e populluar të Lombardisë.

    Numri i infeksioneve të koronavirusit në Gjermani arriti në 1 milion të premten. Qendra për kontrollin e sëmundjeve në vend, Instituti Robert Koch, raportoi 22,806 raste brenda natës, duke e çuar totalin e vendit që nga fillimi i epidemisë në më shumë se 1 milion.

    Irani të premten njoftoi se zyrat e tij qeveritare do të funksiononin vetëm me staf thelbësor për shkak të një rritjeje të rasteve të koronavirusit. Zyrtarët raportuan një numër rekord të rasteve të reja të premten – 14,051 – duke e çuar totalin e vendit në më shumë se 922,000.

    Në zhvillime të tjera, shteti i dytë më i madh i Australisë, Victoria, nuk ka regjistruar asnjë infeksion ose vdekje të re nga koronavirusi në 28 ditët e fundit, thanë zyrtarët shëndetësorë të premten.

    Shteti nuk kishte ndonjë rast aktiv pasi pacienti i fundit COVID-19 u lirua nga spitali të hënën.

    Ndërsa Victoria ka arritur standardin 28-ditor, i pranuar gjerësisht nga ekspertët shëndetësorë si eliminimin e virusit nga komuniteti, rastet e infeksioneve të koronavirusit janë zbuluar në pjesë të tjera të vendit.

    Në Amerikën Latine, Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro tha të enjten se do të refuzonte një vaksinë të koronavirusit, deklaratat më e fundit e tij me skepticizëm ndaj vaksinës.

    “Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime,” tha ai në komente të transmetuara në disa platforma të mediave sociale.

    Brazili, me më shumë se 6 milion raste COVID-19, është i dyti vetëm pas Shteteve të Bashkuara dhe Indisë, dhe me më shumë se 171,000 vdekje, është prapa vetëm Shteteve të Bashkuara, sipas Qendrës së Kërkimeve Johns Hopkins Coronavirus.

    Burimi: VOA

  • Meta ‘nxin’ Shqipërinë: I tregova drejtorit të OBSH për Europën se është përkeqësuar situata e COVID në vendin tonë…

    Meta ‘nxin’ Shqipërinë: I tregova drejtorit të OBSH për Europën se është përkeqësuar situata e COVID në vendin tonë…

    Në një kohë që Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha një ditë më parë se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, një deklaratë e tillë nuk ka qenë me mjaftueshme për presidentin Ilir Meta.

    Mësohet se në takimin që kanë zhvilluar ditën e sotme, nisur deklaratës së shpërndarë nga vetë Presidenca, Meta i ka folur për përkeqësimin e situatës së COVID në Shqipëri si edhe për marrjen e masave. Meta thotë se duhet rritur numri i testimeve, por dje nuk ka qenë i këtij mendimi Kluge, ku deklaroi se ‘testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete‘. Ajo që vihet re është se edhe në këtë takim, kreu i shtetit shfaqet pa maskë, ndryshe Drejtori i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge.

    “Zhvillova sot një takim të frytshëm me Drejtorin Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën, Dr.Hans Kluge.

    Diskutuam për përkeqësimin e ritmeve të përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe masat efektive të menjëhershme, që duhen ndërmarrë në funksion të mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.

    Theksova nevojën e rritjes të buxhetit për sistemin shëndetësor, shtimin e numrit të testimeve dhe  kapaciteteve spitalore për trajtimin e të prekurve, plotësimin pa zvarritje të mëtejshme të nevojave spitalore, si dhe unifikimin e protokollit të trajtimit në kushtet e shtëpisë.

    Është tepër e domosdoshme rimbursimi i shpenzimeve për barnat dhe shërbimet për të sëmurët me COVID-19, veçanërisht të pensionistëve e qytetarëve në nevojë, të cilët trajtohen në banesë dhe që për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme e kanë të pamundur përballimin e kostove të larta ekonomike”, shkruan Meta.

    Në konferencën që pati ditën e djeshme, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Dr.Hans Kluge tha se situata e COVID në vendin tonë është në kontroll, se testimet nuk duhet të jenë qëllim në vetëvete, një përgjigje kjo për dy akuzat e ardhua nga opozita, mes tyre të vetë kreut të Shtetit Ilir Meta.

    Burimi: Shqiptarja.com