Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: obsh

  • OBSH konfirmon rekordin e ri/ Ja sa raste janë regjistruar në një javë në gjithë botën

    OBSH konfirmon rekordin e ri/ Ja sa raste janë regjistruar në një javë në gjithë botën

    Mbi 2 milion raste me koronavirus janë regjistruar në të gjithë botën gjatë javës së kaluar, ka deklaruar OBSH-ja- një rritje eksponenciale që nga fillimi i pandemisë në një periudhë kaq të shkurtër.

    Në një analizë javore të COVID-19, OBSH tha për javën e dytë radhazi, se rajoni europian ka raportuar numrin më të madh të rasteve të reja, me më shumë se 1.3 milion raste të raportuara ose rreth 46% të totalit në të gjithë botën. Agjencia  Shëndetësore e OKB-së tha se numri i viktimave ishte gjithashtu në rritje në Europë, me rreth 35%  më shumë në krahasim me javën e kaluar.

    “Megjithëse numri i viktimave po rritet gradualisht, përqindja e viktimave në krahasim me rastet mbetet relativisht e ulët, krahasuar me fazën e hershme të pandemisë në pranverë,” tha OBSH.

    Agjencia gjithashtu vuri në dukje se janë rritur shtrimet në spital dhe mungesa e ICU për shkak të COVID-19 në 21 vende në të gjithë Europën.

    Rreth 18% e personave të infektuar me COVID-19 janë  shtruar në spital, dhe rreth 7% kanë nevojë të shtrohen në terapi intensive ose kanë nevojë për oksigjen.

    Globalisht, OBSH-ja  tha se vendet që kanë raportuar numrin më të lartë të rasteve mbeten të njëjta: India, SHBA, Franca, Brazili dhe Britania.

  • Si të shmanget karantina e dytë?/ Ja mesazhi i qartë i OBSH: Evropa, aktualisht epiqendër e sëmundjes

    Si të shmanget karantina e dytë?/ Ja mesazhi i qartë i OBSH: Evropa, aktualisht epiqendër e sëmundjes

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndalim-qarkullimeve për shkak të koronavirusit mund të shmangej, nëse njerëzit do të kontribuonin për të frenuar përhapjen e virusit. Ndërkohë masat e fundit kufizuese kanë shkaktuar zemërim në Itali dhe përçarje mes popullatës në Spanjë.

    Sipas OBSH, jo vetëm qeveritë kanë përgjegjësinë të ndalojnë përhapjen e koronavirusit, por edhe njerëzit e bizneset.

    Ne mund t’i shmangim bllokimet në nivel kombëtar, mund t’i shmangim kufizimit masive nëse gjithkush luan rolin e vet. Vendimet që marrim çdo ditë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz apo mjediset e mbyllura për periudha të gjata kohore, vendimet që marrim lidhur me shmangien e grumbullimeve, janë sakrifica që të gjithë duhet t’i bëjmë“, thotë Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike e OBSH-së mbi çështje që lidhen me COVID-19.

    Nga totali i rasteve me COVID-19 të raportuara javën e kaluar, organizata thotë se 46 për qind e tyre janë identifikuar në Evropë.

    Nuk ka dyshim që Evropa është aktualisht epiqendër e sëmundjes. Ka shumë lëvizje dhe për këtë arsye mund të kërkojë mbyllje e kufizime, si dhe urdhra për qëndrimin në shtëpi në mënyrë që ta shuajmë këtë fazë të nxehtë të pandemisë“, thotë Dr. Michael Ryan, shef i emergjencave në OBSH.

    Por disa nuk janë të kënaqur me rikthimin tek masat bllokuese.

    Spanjollët janë të ndarë në lidhje me urdhrin e fundit për ndalim-qarkullim në nivel kombëtar, prej orës 11 në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit.

    Masat ishin të nevojshme. Kishte ardhur momenti të bëhej diçka më e ashpër“, thotë Cecilia e cila punon si sekretare.

    Ndoshta vendosja e ndalim-qarkullimit është një masë që për shumë njerëz është tejet e fortë, në fund të fundit, mendoj se do të thellojë krizën ekonomike dhe do t’i detyrojë njerëzit të bëjnë gjëra të paligjshme, në vend që të jenë më të përgjegjshëm“, thotë Alexia, studente.

    Spanja është një nga vendet më të goditura në Evropë me mbi 1 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë, shifra këto që vazhdojnë të rriten.

    E vërteta është se përparimi i infeksioneve është shumë i shpejtë dhe shifrat qartësisht po rriten. Ka shumë të ngjarë që nëse nuk arrijmë të zbatojmë në mënyrë korrekte të gjitha masat, infeksionet do të vazhdojnë të rriten, të paktën edhe përgjatë javëve të ardhshme“, thotë Fernando Simón, Mbiqyrës i Çështjeve të Krizave Shëndetësore në Spanjë.

    Ndërkohë në Itali policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e zemëruar me masat e fundit kufizuese lidhur me koronavirusin, që detyrojnë bare, kafene e restorante të mbyllen në orën 6 pasdite. Prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar më shumë se 560 mijë raste me COVID-19.

    ***

    Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se një numër rekord prej 2.8 milionë rastesh të reja me COVID-19 janë raportuar në mbarë botën gjatë shtatë ditëve të fundit, duke përfshirë 40,000 vdekje të reja.

    Agjencia shëndetësore e OKB thotë se Evropa ka përqindjen më të madhe të rasteve të reja të njoftuara për të dytën javë radhazi me më shumë se 1.3 milionë raste, një rritje prej 33% krahasuar me javën e mëparshme.

    Shifrat tregojnë gjithashtu se rastet janë po ashtu në rritje në Amerikë, rajonin e Mesdheut Lindor dhe atë afrikan, ndërsa rënie vazhdon të raportohet në Azinë Juglindore. Rajoni i Paqësorit Perëndimor gjithashtu tregoi një rënie të lehtë të rasteve të reja dhe vdekjeve gjatë periudhës shtatë ditore.

    OBSH-ja tha se vendet që raportuan numrin më të lartë të rasteve gjatë javës së kaluar janë India, Shtetet e Bashkuara, Franca, Brazili dhe Britania – të njëjtat vende si tre javë më parë.

    Virusi ka prekur madje operacionet në selinë qëndrore të OKB-së në Nju Jork. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme Volkan Bozkir anuloi të gjitha takimet fizike të martën pasi pesë punonjës të misionit të Nigerit në organizatën botërore u testuan pozitivë për COVID-19.

    Sipas të dhënave të përpiluara nga qendra Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar një rekord prej 502,828 rastesh të reja me COVID-19 gjatë javës së kaluar. Rekordi i mëparshëm prej 481,519 raste të reja ishte regjistruar për javën që përfundoi më 24 tetor.

    Burimi: VOA

  • A do të ketë vaksinë për coronavirusin brenda këtij viti?

    A do të ketë vaksinë për coronavirusin brenda këtij viti?

    Vaksinë për coronavirusin që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e uli euforinë. Edhe nëse ka një vaksinë në fillim të vitit 2021, vaksinimi do të zgjasë me vite.

    Tingëllon si premtim i shumëpritur në kohët e rritjes së vazhdueshme të infektimeve: Një vaksinë kundër coronavirusit që këtë vit!

    Këtë e njoftoi së fundmi gazeta gjermane “Bild”. Gazeta është bazuar në të dhëna të ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn, vetë ndërkohë i infektuar me coronavirus.

    Në fillim të javës së kaluar, ministri ka bërë të ditur, se firma e Manzit, BioNTech është pak para marrjes së lejes për vaksinën.

    Vetëm pak orë më vonë u hodh poshtë ky njoftim nga zëdhënësi i Jens Spahn.

    Në një intervistë me revistën “Spiegel”, Spahn thotë, se ai e pret vaksinën për popullin gjerman kundër COVID-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Mund të jetë fillimi i janarit, ndoshta shkurti apo marsi, apo më vonë.

    Lodhja nga pandemia dhe shpresa për normalitet

    Një vaksinë për pak javë apo muaj? Të festosh festat e fundvitit pranë familjes i sapovaksinuar dhe pa shqetësim? Apo në verën e ardhshme të shkosh për pushime pas vaksinimit? Përqafime me miqtë? Të gjithë këto përfytyrime i elektrizojnë gjermanët, që gjithnjë e më shumë janë të nervozuar me kufizimet, infektimet në rritje apo një mbyllje të re.

    Sipas “Bild” do të fillojnë përgatitjet në të gjithë Gjermaninë për vaksinimin.

    Për këtë do të ngrihen qendra vaksinimi në të gjithë vendin.

    Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar landeve brenda dy javësh të përcaktojnë vendet, ku do të ngrihen qendra e vaksinimit, thotë më tej gazeta.

    Vetëm kështu mund të arrihet një vaksinim i shpejtë i popullsisë. Qendrat e vaksinimit janë të nevojshme pasi vaksina duhet ruajtur në një temperaturë minus 78 gradë dhe pastaj të ofrohet.

    Zëdhënësi i ministrit të Shëndetësisë pas këtij raportimi të “Bild” sqaroi: Mes landeve dhe federatës po zhvillohen aktualisht negociata. Hedhje poshtë e lajmit kjo nuk është, se për të ka tjetër përzgjedhje fjalësh.

    Jeta me virusin

    Një shpim, një leukoplast dhe coronavirusi do të kthehet në kujtim?

    Kështu nuk ka për të ndodhur, thonë ekspertët.

    Presidenti i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Frank Montgomery i përgatit njerëzit për një rrugë të gjatë.
    “Ne duhet të jetojmë me vite me virusin dhe duhet të vazhdojmë të ruajmë distancën, të mbajmë maskën apo të lajmë duart”, këto kanë për të qenë për një kohë të gjatë të rëndësishme.

    Montgomery nuk mendon se vaksina do të jetë kaq shpejt gati për të gjithë.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH pret mesin e vitit të ardhshëm.

    “Por deri sa të vaksinohet e gjithë popullata, do të zgjasë dy ose tre vjet”, është i mendimit Montgomery.

    “Për një vaksinim menjëherë për të gjithë nuk as doza të mjaftueshme dhe as personal të mjaftueshëm”.

    Vaksinimi zgjat me vite

    Ish-zëvendëskryetari i Këshillit të Ekspertëve për Shëndetin që konsulton qeverinë gjermane, Matthias Schrappe tha për gazetat e grupit mediatik “Funke Mediengruppe”, se edhe ai pret që një fushatë vaksinimi të zgjasë disa vite.

    Në një llogaritje të grupit të ekspertëve, do të vaksinoheshin 60 milionë vetë.

    Nëse në një ditë do të jepeshin 60.000 milionë dota, atëherë vaksinimi do të zgjaste 1000 ditë. „Pra katër vjet”, thotë mjeku.

    Madje kjo llogaritje është shumë optimiste, thotë ai.

    Programet e vaksinimit në të shkuarën si kundër lisë apo poliomelitit kanë zgjatur me dekada.

    “Ky është një proces i komplikuar shoqëror”, thotë Schrappe.

    Madje edhe gjetja e një konsesusi, se kush duhet të vaksinohet më parë nuk është e lehtë, thotë ai. “Këtë nuk mund ta vendosin mjekët, por duhet ta rregullojë politika”.

    Komisioni Europian rekomandon që shtetet anëtare të trajtojnë disa grupe të caktuara se kush do të marrë vaksinën i pari.

    Për shkak se në fillim ka një sasi të vogël vaksinash, duhet të vaksinohet personeli mjekësor, personat mbi 60 vjeç, të sëmurët dhe personat me disavantazhe sociale.

    Këto parime do të duhet të zbatohen edhe në Gjermani, nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se po “punohet për një koncept priorizimi”.

    Nuk do të ketë një detyrim për vaksinim.

    Pak kohë më parë, ministri Jens Spahn u shpreh që njerëzit të vaksinohen kundër gripit në këtë sezon vjeshte e dimri.

    Por disa klinika në Gjermani që tani njoftojnë, se nuk kanë më vaksina në dispozicion.

    Ekspertët janë të mendimit se ngushtica në furnizime mund të ketë edhe me vaksinën e ardhshme të coronavirusit.

    Në intervistë me “Spiegel”, Jens Spahn i uli shumë tonet optimiste për një fund të shpejtë të krizës së coronavirusit.

    “Natyrisht do të ishte më e mirë, një vaksinë do pengonte infektimet e reja”. Por do të ishte fitore, edhe sikur ajo ta zbuste sëmundjen”.

    Burimi: DW

  • OBSH flet për muaj të vështirë/ Parashikimi i Macron: Virusi do jetë këtu deri…

    OBSH flet për muaj të vështirë/ Parashikimi i Macron: Virusi do jetë këtu deri…

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka dalë me një parashikim aspak optimist, kur thotë se vendi i tij do të përballet me virusin e rrezikshëm Covid-19 të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm, pasi rastet në vend u rritën mbi një milion.

    Të premten Franca regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje.

    Duke folur gjatë një vizite në një spital në Paris, Macron tha parashikimi i tij bazohet në ato që thonë shkencëtarët.

    Më kanë thënë se besojnë që virusi do të jetë i pranishëm në rastin më të mirë deri në verën e ardhshme”, tha presidenti francez.

    Por ai tha se ishte ende herët për të thënë nëse Franca do të hynte në një bllokim të ri të plotë ose të pjesshëm.

    Kombet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu regjistruan raste të reja rekord.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja në shtetet evropiane ishte një moment kritik në luftën kundër virusit.

    OBSH bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën në spitale.

    “Muajt ​​e ardhshëm do të jenë shumë të vështira dhe disa vende janë drejt një rruge të rrezikshme, “u tha gazetarëve shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti tani ka arritur një total prej 7.8 milion rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.

    loading…
  • OBSH: Mund të infektoheni dy herë me COVID-19

    OBSH: Mund të infektoheni dy herë me COVID-19

    Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë të ditur se janë shënuar raste të pacientëve që janë infektuar dy herë me COVID-19.

    Ghebreyesus në një konferencë për media është përgjigjur në pyetjen nëse ekzistojnë dëshmi se një pacient i shëruar mund të infektohet sërish nga koronavirusi, njofton Klan Kosova

    “Kanë ekzistuar disa shembuj ku njerëzit e infektuar me COVID-19, janë infektuar për herë të dytë”.

    “Shumica e njerëzve që janë të infektuar me virusin zhvillojnë një përgjigje imune brenda javëve të para, por ne nuk e dimë se sa e fortë ose e qëndrueshme është ajo përgjigje imune, ose si ndryshon për njerëz të ndryshëm”, deklaroi Ghebreyesus.

  • Mbi 100 mijë raste ditore të COVID-19 në Europë/ Shtetet nisin bllokadën

    Mbi 100 mijë raste ditore të COVID-19 në Europë/ Shtetet nisin bllokadën

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi një rekord në të gjithë botën me mbi 350.000 raste të reja ditore të COVID-19.

    OBSH tha se vlera e lartë e konfirmuar ditore e 350.766 raste rasteve tejkalon me gati 12.000 një rekord të vendosur në fillim të kësaj jave. Kjo listë përfshin më shumë se 109.000 raste nga Evropa.

    Situata në Europë

    Qeveria spanjolle i ka dhënë fund përplasjes me qeverinë rajonale të Madridit, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme 15-ditore për të ulur kuotën e infeksioneve me COVID, pas regjistrimit të shifrave negative.

    “Kryetarja e qeverisë rajonale të Madridit ka vendosur të mos bëjë asgjë. Në javën e fundit 63 persona kanë vdekur në këtë rajon për shkak të COVID, 3.360 persona janë shtruar në spital dhe rreth 500 persona të tjerë ndodhen në terapi intensive duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Në këtë situatë, ose do të rrimë duarkryq, ose do të ndalim virusin”, tha Salvador Illa, ministri i Shëndetësisë, Spanjë.

    Në Francë, pasi 4 qytete të reja u vendosën në gjendje gatishmërie, pas shembullit të Parisit ku u mbyllën baret, pronarët e lokaleve, qendrave sportive dhe tregjeve protestuan kundër mbylljeve të aktiviteteve të tyre.

    “Njerëzit nuk vinë të regjistrohen, ata çregjistrohen, por neve na duhet solidariteti i tyre sepse nuk mund t’ia dalim, do të vdesim dhe po vdesim”, thotë Alain, pronar kompleksi sportiv në Lion.

    “Kemi dëgjuar për valën e dytë, pra paska një virus. Por vala e dytë është gjithashtu ekonomike dhe psikologjike. Prek shumë njerëz, ka vdekje nga virusi dhe do të ketë. Njerëzit që janë të prekur nga gjithë këto kufizime na pengojnë të jetojmë”, shprehet Anna, pronare restoranti, Lion.

    Ndërkohë, 10 ditë është afati i vendosur në Gjermani për përmirësimin e situatës, në të kundërt do të vendosen kufizime më të rrepta pasi infektimet kaluan kuotën e 4 mijë njësive për të dytën ditë rresht.

    “Prioriteti im kryesor, nëse do të jetë i mundur, është të mos e kthejmë ekonominë dhe jetën shoqërore në nivelin ku ishim në pranverë”, tha Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë.

    Ndërkohë, pasi Republika Çeke kaloi Spanjën dhe Francën si vendi më i infektuar i BE-së, autoritetet kanë mbyllur kinematë, teatrot, muzetë, galeritë e artit, palestrat dhe pishinat publike për të paktën dy javë.

    Qeveria u bëri thirrje njerëzve që të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur, duke paralajmëruar kufizime të reja nëse infeksionet vijojnë të rriten, përfshirë një bllokadë.

  • “Bota po shkon drejt një periudhe të vështirë”/ OBSH: Një në 10 persona mund të…

    “Bota po shkon drejt një periudhe të vështirë”/ OBSH: Një në 10 persona mund të…

    Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sot se një në 10 persona mund të jetë infektuar nga Covid-19 deri më sot nga fillimi i pandemisë.

    Por OBSH kishte dhe një paralajmërim këtë të hënë.

    Sipas saj, bota po shkon drejt një “periudhe të vështirë”.

    “Afërsisht një në 10 njerëz mund të jenë infektuar me koronavirus, duke bërë që pjesa më e madhe e popullsisë së botës të jetë infektuar”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton The Guardian.

    Mike Ryan, që njihet si eksperti më i mirë i urgjencës së OBSH-së, tha se infektimet ishin në rritje në disa pjesë të Azisë Juglindore dhe vdekjet ishin në rritje në pjesë të Evropës dhe rajonit të Mesdheut Lindor.

    “Vlerësimet tona më të mira aktuale na tregojnë se rreth 10% e popullsisë globale mund të jenë infektuar nga ky virus. Kjo ndryshon në varësi të vendit, ndryshon nga qyteti në fshat, ndryshon në varësi të grupeve. Por do të thotë se shumica e botës mbetet në rrezik.”

  • Aprovohet testi 15 minutësh i Covid-19 nga OBSH/ Ja sa i besueshëm është dhe çfarë ndryshimesh sjell

    Aprovohet testi 15 minutësh i Covid-19 nga OBSH/ Ja sa i besueshëm është dhe çfarë ndryshimesh sjell

    OBSH ka miratuar ditën e premte, përdorimin e një testi më të shpejtë, diagnostikues për koronavirusin.

    Ky do të jetë testi i dytë që merr miratimin nga OBSH. Ai bazohet te antigjenet, dhe tregon nëse një person është i infektuar apo jo me Covid. Testi pas kryerjes, do të jetë në gjendje të japë rezultat për 15-30 minuta, duke lehtësuar punën e epidemiologëve, por gjithashtu duke shuar ankthin e njerëzve për pak minuta, nëse janë infektuar apo jo me Covid.

    “Këto teste janë të thjeshta për t’u përdorur dhe japin rezultate të besueshme në afërsisht 15 deri në 30 minuta, në vend të atyre që duan orë ose ditë, sigurisht kanë dhe një çmim më të ulët. Ky është një moment kritik në reagimin ndaj pandemisë. Ne i bëjmë thirrje çdo udhëheqësi vetëm të forcojë menyren si i përgjigjet situates, të vendosin masa që ne i dimë se mund ta frenojne përhapjen e virusit.”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.

    Burimi: GazetaReforma.com

  • Paralajmërimi i OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi para se vaksina të jetë gati

    Paralajmërimi i OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin nga koronavirusi para se vaksina të jetë gati

    Nderkohe qe shifrat e te prekurve rritet dhe numri i vdekjeve po ashtu, OBSH ben nje tjeter paralajmerim te frikshem.

    “Numri global i të vdekurve mund të dyfishohet duke arritur në 2 milionë njerëz para se një vaksinë e suksesshme të përdoret gjerësisht. Dhe ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse nuk veprohet bashkë për të frenuar pandeminë”. Keshtu ka paralajmëruar një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shkruan The Guardian.

    Dr. Mike Ryan, shefi i programit të emergjencave, tha: “Nëse nuk e bëjmë, numri për të cilin flisni [2 milionë vdekje] nuk është vetëm i imagjinueshëm, por fatkeqësisht ka shumë të ngjarë jetë i tillë”.

    Vlerësimi i tij erdhi pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve nëntë muaj që kur virusi u zbulua në Kinë iu afrua shifrës prej 1 milion.

  • A do të ketë një Lockdown të dytë? Paralajmërimi i OBSH për Europën: Shifrat e të prekurve në shtator, sinjal alarmi për…

    A do të ketë një Lockdown të dytë? Paralajmërimi i OBSH për Europën: Shifrat e të prekurve në shtator, sinjal alarmi për…

    Shumë evropianë po vuajnë ende pasojat e mbylljes së parë. Ndërsa tani po flitet për një Lockdown të dytë. Si të evitohet kjo?

    “Katastrofale”, “e tmerrshme”, “e papërballueshme”. Këto janë vetëm disa nga fjalët e krerëve të vendeve të Bashkimit Evropian, për pasojat e mundshme të një mbyllje të dytë (Lockdown), si pasojë e shtimit të infektimeve me virusin Corona. Për t’u përballur më mirë me virusin Corona, në pranverë e gjithë Evropa ishte mbyllur. Situata gjatë muajve të verës ishte më e relaksuar dhe jeta është normalizuar pothuajse gjithandej. Por prej javësh po shtohet sërish numri i infektimeve në të gjitha vendet.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) pohon se në Evropë çdo ditë kemi nga 40.000 – 50.000 raste të reja infektimesh. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e testimeve në të gjitha vendet. “Shifrat në shtator duhet të shërbejnë si sinjal alarmi për të gjithë ne”, tha drejtori i OBSH për Evropë, Hans Kluge. Numri i infektimeve ndërkohë ka kaluar shifrat edhe nga piku i infektimeve në fazën e parë në pranverë të këtij viti.

    Kufizimet rajonale 

    Me rritjen e shifrave të infektimeve po shtohen edhe shqetësimet për një Lockdown të dytë. Pasojat më të rënda ekonomike nga mbyllja në pranverë kanë përjetuar Spanja dhe Franca, e pikërisht në këto vende po shtohet më së shumti numri i infektimeve së fundi. Franca megjithatë do të evitojë futjen e masave kufizuese në gjithë vendin, aq sa është e mundur. Autoritetet kanë vendosur që të fusin masa kufizuese në qytetet e prekura: Paris, Marseille, Bordeaux, Nizza dhe Toulouse. Atje ndalohet tubimi i shumë njerëzve me një vend, janë futur masa kufizuese në bare dhe ndalohen vizitat në orarë të caktuara në shtëpitë e të moshuarve. Në Paris dhe rajone të tjera duhet të barten parimisht maskat me të dalur nga shtëpia.

    Këtë të hënë do të futen masa kufizuese më të rrepta edhe në Madrid të Spanjës. Në gjashtë pjesë të qytetit dhe shtatë komuna njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për nevojat më të rëndësishme – shkuarje në punë, vizitë te mjeku, shkuarje në shkolla apo në rast termini tek autoritetet juridike. Masa të ngjashme kufizuese do të futen edhe në pjesë të tjera të vendit, si në Mallorca për shembull.

    Të prekura janë të gjiha rajonet ku numri i infektimeve është më i madh se 1000 në 100.000, në një periudhë kohore prej 14 ditësh. Sa për krahasim, në Gjermani aktualisht ka mesatarisht rreth 13 persona të infektuar në 100.000 brenda një jave. Ndërsa masat futen nëse në një vend ka më shumë se 50 në 100.000, në një periudhë kohore njëjavore.
    “Një Lockdown të plotë duan ta evitojnë të gjithë, sepse kjo do të kishte pasoja katastrofale për ekonominë tonë”, thonë krerët e Madridit. “Shpresojmë se me futjen e rregullave në rajone të caktuara do të këndellemi më shpejt dhe gjendja do të përmirësohet.”

    Pasojat e një mbyllje tjetër do të jenë tepër të rënda jo vetëm për vendet jugore të Evropës. Edhe Gjermania ka frikë se një Lockdown tjetër do të shkaktonte një valë të tërë falimentimesh. “Një e pesta e sipërmarrjeve është e rrezikuar nga falimentimi”, thotë kryetari i organizatës së sipërmarrjeve të mesme Mario Ohoven. Një mbyllje e re do të shënonte fundin e shumë sipërmarrjeve të mesme.

    Numri i infektimeve po rritet edhe në Gjermani, por aktualisht nuk duket në horizont një Lockdown në të gjithë vendin. “Tani në vjeshtë të gjithë duhet të tregojmë – përgjegjësi, përgjegjësi, përgjegjësi”, tha ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në fillimt të shtatorit. “Nëse tregojmë përgjegjësi, atëherë nuk kemi nevojë të flasim për Lockdown.” Por tek shpërthimet lokale duhet të jemi konseguent.

    As Ministria e Financave nuk llogarit me një mbyllje të dytë. Në projektbuxhetin për vitin 2021 parashikohet marrja e borxheve në vlerë prej 96 miliardë Euro për luftimin e krizës së Coronës. Por në asnjë plan të autoriteteve nuk flitet për një Lockdown të dytë në Gjermani. Në Ministri thonë se ata nuk planifikojnë me një gjë të tillë.

    Britania e Madhe përgatitet për një Lockdown të dytë 

    Ndryshe qëndron puna në Britani të Madhe. Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock i tha BBC-së para pak ditësh: “Ne duam të evitojmë një Lockdown komplet, por jemi të përgatitur edhe për këtë skenar.” Mbretëria e Bashkuar është me 42.000 të vdekur nga Covid-19, vendi më i prekur në Evropë.
    Prej ditësh numri i infektimeve po shtohet atje. Edhe numri i pacientëve në spitale po rritet. Ndaj para një jave në spitale janë futur masa të rrepta kufizuese. Edhe këtu, sikur në mbarë Evropën, autoritetet po përpiqen që me krizën të përballen vetëm me kufizime në rajone të caktuara. Masa kufizuese janë futur në Birmingham, Glasgow dhe disa rajone të tjera.

    Shkencëtarët rekomandojnë Lockdown dyjavor

    Studiuesit e njohur britanikë nga “Scientific Advisory Group for Emergencies” i kanë rekomanduar qeverisë britanike një Lockdown dyjavor në kohën e pushimeve të vjeshtës, në tetor. “Shkollat duhet të mbyllen një javë, e nëse shtohet edhe një javë tjetër, kjo do të kishte vetëm pasoja të kufizuara në shkollim”, thotë një studiues për “Finanical Times”.
    Një Lockdown tjetër askush nuk e do në Evropë. Autoritetet rekomandojnë një vetdisiplinë të qytetarëve. “Kombi gjendet para një kthese, zgjedhja është e jona”, tha ministri i Shëndetësisë Hancock, për televizionin Sky News, të dielën. “Qytetarët mund të zgjedhin: t’i respektojnë rregullat…ose do të ketë masa të tjera.”/DW