Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: obsh

  • A duhet të mbajnë fëmijët maskë? OBSH del me sqarim: Ja mosha që përjashtohet, ata infektohen, por deri tani është parë se…

    A duhet të mbajnë fëmijët maskë? OBSH del me sqarim: Ja mosha që përjashtohet, ata infektohen, por deri tani është parë se…

    Pas deklaratës së fundit se edhe femijët mbi 12 vjeç duhet të përdorin një maskë, si mbrojtje ndaj koronavirusit, Organizata Botërore e Shëndetësisë, përfaqesia në Shqipëri ka dalë sot me një reagim sqarues nëse duhet të përdorin apo jo femijët një maskë. 

    “OBSh-ja dhe UNICEF-i rekomandojnë që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen”- thuhet ne reagim, ku shtohet se perjashtim bejne femijet deri ne moshen 5 vjec qe nuk duhet te vene maske.“Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e trasmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikqyrjen e të rriturve”- thuhet ne reagim, ku specifikohet se femijet infektohen, por  shumica e këtyre rasteve kalojnë një sëmundje të lehtë.Sipas te dhenave, “transmetimi i virusit që shkakton CODID-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës”.

    Postimi nga OBSH ne Shqiperi

    A DUHET QË FËMIJËT TË PËRDORIN MASKËN KUNDËR COVID-19?

    ☑️ OBSh-ja dhe UNICEF-i rekomandojnë që përdorimi i maskës nga fëmijët varet nga mosha e tyre dhe situata në të cilën ndodhen:
    ? Fëmijët nën e deri në moshën 5 vjeç nuk duhet të përdorin maska prej pëlhure.
    ? Për moshat 6-11 vjeç, vendimi merret duke gjykuar sipas rastit mbi shkallën e rrezikut në kushtet e trasmetimit me përhapje të gjerë, duke vlerësuar posaçërisht, si aftësinë që fëmijët ta përdorin maskën siç duhet, ashtu edhe mbikqyrjen e të rriturve.
    ? Për fëmijët mbi 12 vjeç, mbeten në fuqi rregullat që zbatojnë të rriturit, sidomos në zonat ku virusi është shumë i përhapur dhe distancimi fizik nuk mund të arrihet.

    ☑️ Fëmijët që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese duhet ta përdorin maskën vetëm pasi të këshillohen me mjekun e tyre.

    ☑️ OBSh-ja dhe UNICEF-i e kanë përpunuar këtë udhëzim mbështetur mbi parimin që të “Mos Demtojmë Fëmijët”, duke njohur fazat e tyre të zhvillimit, mësimit dhe shoqërizimit.
    ? Sipas të dhënave, fëmijët mund të infektohen me COVID-19 por shumica e këtyre rasteve kalojnë një sëmundje të lehtë.
    ? Të dhënat e mbledhura deri tash tregojnë se transmetimi i virusit që shkakton CODID-19 përmes fëmijëve ndryshon sipas moshës.
    ? Nga të gjitha të dhënat e rasteve të raportuara me COVID-19 nga Shtetet Anëtare të OBSh-së dhe disa studimeve, fëmijët përfaqësojnë 1-7% të rasteve në shkallë botërore.

    ☑️ Maskat janë pjesë e një pakete gjithëpërfshirëse masash për të frenuar transmetimin e sëmundjes dhe për të shpëtuar jetë. Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i kollitjes apo teshtitjes me këndin e brrylit të përthyer apo shami letre njëpërdorimshe, ruajtja e distancës prej të paktën 1 metër, mosprekja e fytyrës, si dhe vendosja e maskës kur është e përshtashme, janë vendimtare për parandalimin e transmetimit.

    ☑️ Vendimi nëse maskat duhen përdorur nga fëmijët në shkolla, merren nga autoritetet e vendit, të cilët duhet të marrin në konsideratë udhëzimet e OBSh-së dhe UNICEF-it, si dhe udhëzimet për masat e ruajtjes së shëndetit publik në kontekstin e COVID-19 dhe kuadrin rregullator për rihapjen e shkollave.

    ☑️ Asnjë fëmije nuk duhet t’i mohohet e drejta e arsimit për shkak të vendosjes së maskës (p.sh., në rastet kur fëmija nuk mund ta përdorë maskën) apo për shkak të mungesës së maskës (për arsye të burimeve të kufizuara apo mungesës së tyre).

  • “Koronavirusi, krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull”- OBSH: Efektet do vërehen edhe në dekadat që do të vijnë

    “Koronavirusi, krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull”- OBSH: Efektet do vërehen edhe në dekadat që do të vijnë

    Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë, ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

    Ai i ka bërë këto komente përgjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muaj më parë.

    Pandemia me koronavirus ka lënë të vdekur më shumë se 670,000 persona në gjithë botën, derisa rastet e para të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë raportuar të Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

    Pavarësisht përhapjes në gjithë botën, Tedros ka thënë se studimet tregojnë se “shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”.

    “Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja”, ka deklaruar ai të premten.

    “Disa që kanë qenë më pak të prekura në javët e para, tani po përballen me numër në rritje të infektimeve dhe vdekjeve”, ka shtuar mes tjerash ai.

  • Ç’do ndodhë me koronavirusin? OBSH në alarm, rritja e infektimeve po…

    Ç’do ndodhë me koronavirusin? OBSH në alarm, rritja e infektimeve po…

    Askush nuk e di saktësisht se çfarë do të ndodhë me shkallën e infeksioneve të koronavirusit të ri në të gjithë botën, por njoftimi i OBSH se janë regjistruar një milion raste të reja në secilën nga pesë javët e fundit, nuk tregon se situata po shkon drejt fundit.

    “Ndërkohë që asnjë vend nuk është i paprekur, kjo rritje e infektimeve po drejtohet në vendet me popullsi të madhe, në Amerikë dhe Azinë e Jugut”, thuhet në njoftimin e OBSH-së.

    Brazili dhe India së fundmi kanë raportuar rritjet më të mëdha ditore, ndërsa shifrat mbeten alarmuese në SHBA dhe në Afrikën e Jugut, ku edhe ministri i Tregtisë, Ebrahim Patel, rezultoi pozitiv të shtunën pas testimit.

    SHBA është akoma vendi me numrin më të lartë të infeksioneve, me mbi 4,3 milionë të infektuar, nga të cilët 25,856 në 24 orët e fundit dhe 149,602 viktima, ndërkohë që virusi po përhapet në jug dhe në perëndim.

    Ndërkohë, lideri koreano-verior, Kim Jong Un, ka thirri politbyronë në një takim urgjent, pasi një person i dyshuar me COVID-19 është kthyer nga Koreja e Jugut, duke kaluar ilegalisht kufirin këtë muaj. Kim ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka izoluar qytetin kufitar Kaesong, duke e cilësuar “një situatë kritike ku virusi mund të ketë hyrë në vend”.

    Nëse konfirmohet, ky do të ishte rasti i parë zyrtar i një infektimi me COVID-19 në Korenë e Veriut.

    Ndërsa në Vietnam është rivendosur masa e detyrueshme e distancës sociale pas katër rasteve të reja të infektimit në qytetin Danang, ku deri tani nuk kishte asnjë rast në tre muajt e fundit.

    Në Indi, Kryeministri Narendra Modi u ka kërkuar qytetarëve që të jenë ekstra vigjilentë nga kërcënimi i COVID-19, pasi vendi regjistroi me më shumë se 48 mijë raste të reja infektimi në 24 orë. India ka në total 1.4 milionë të infektuar dhe më shumë se 30,000 të vdekur nga sëmundja.

    Ndërkohë, në Europë turistët vazhdojnë planet me pushimet e tyre, por Mbretëria e Bashkuar ka vendosur karantinë të detyrueshme për të gjithë ata që kthehen nga plazhet e Spanjës.

    Situata në Spanjë mbetet shqetësuese, ndërsa autoritete këmbëngulin se çdo gjë është nën kontroll dhe turizmi duhet të vazhdojë, me vendin që do të mbetet i hapur. Sipas Ministrisë spanjolle të Shëndetit, spitalet po e përballojnë mirë rritjen e rasteve të reja, më shumë se gjysma e të cilave janë asimptomatikë, dhe vatrat e mëdha të infeksionit në Katalunja dhe Aragon, së shpejti do të jenë nën kontroll.

    Në botë tashmë janë konfirmuar më shumë se 16,3 milionë të infektuar me koronavirus, nga të cilët mbi 650 mijë njerëz kanë humbur jetën.

  • Të dhënat e reja e OBSH: 6 mënyrat si prekesh nga koronavirusi

    Të dhënat e reja e OBSH: 6 mënyrat si prekesh nga koronavirusi

    Organizata Botërore e Shëndetit ka publikuar informacione mbi transmetimin e COVID-19 të marrë nga studime të ndryshme. Nëse jeni të infektuar, ka shumë të ngjarë që kjo të ketë ndodhur përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me një person të infektuar. OBSH, megjithatë, tregon edhe për hulumtime që kanë konsideruar mënyra të tjera të transmetimit.

    Ata kujtojnë se ky virus mund të transmetohet jo vetëm nga ata me simptoma, por edhe nga rastet asimptomatike – këto janë edhe më të rrezikshme sepse shpesh nuk dinë as që janë ngjitës. Transmetimi me kontakt të drejtpërdrejtë nuk është mënyra e vetme për përhapjen e koronavirusit.

    Transmetimi me kontakt

    Koronavirusi mund të transmetohet me kontakt të drejtpërdrejtë, indirekt ose të ngushtë (më pak se një metër larg) me një person që është i infektuar, ose me pikëza. Kjo mund të ndodhë kur dikush teshtit, kollitet, flet ose këndon. Në këto situata, ju keni rrezik të infektohen nëse pikat arrijnë në sytë tuaj, hundën ose gojën.

    Transmetimi nga ajri

    Transmetimi në ajër mund të ndodhë kur pikat e koronavirusit lidhen me aerosole. Kjo mund të ndodhë gjatë ndërhyrjeve mjekësore, gjatë të cilave lëshohen aerosolet, në një hapësirë të mbyllur, ku ventilimi është i dobët.

    Deri më tani, janë kryer disa hulumtime të ndryshme mbi këtë temë dhe gjetjet nuk janë konfirmuar ende. Se kjo mënyrë e transmetimit të koronavirusit është e mundur, sugjerohet edhe nga infeksionet gjatë provave të korit, në restorante, në qendrat e fitnesit.

    Sidoqoftë, mënyra të tjera të transmetimit mund ta shpjegojnë këtë. Sigurisht, Organizata Botërore e Shëndetit, pasi shkencëtarët në mbarë botën kanë paralajmëruar në lidhje me këtë mënyrë të transmetimit të virusit me muaj, pranuan se kishte prova të transmetimit të COVID-19 me ajër, por gjithashtu kërkoi prova shtesë për një gjë të tillë.

    Transmetimi mbi sipërfaqet e kontaminuara

    Pika të dala nga të infektuarit mund të kontaminojnë sipërfaqe dhe objekte të ndryshme. Këto sipërfaqe mund të jenë ngjitëse për disa orë deri në disa ditë, në varësi të temperaturës, lagështisë dhe llojit të sipërfaqes. Nëse prekni këto objekte dhe pastaj hundën, gojën ose sytë, mund të infektoheni. Kjo është arsyeja pse duhet t’i lani duart rregullisht! Kjo mënyrë e transmetimit nuk është e provuar 100%, por ka shumë të ngjarë që njerëzit të infektohen edhe në këtë mënyrë.

    Transmetimi përmes feçeve

    Koronavirus ARN gjithashtu u gjet në urinën dhe jashtëqitjet e disa pacientëve. Megjithatë, asnjë hulumtim nuk ka treguar që dikush u infektua në këtë mënyrë. Disa studime kanë raportuar se ajo gjendet në plazmën e gjakut dhe serum.

    Transmetimi nga gruaja shtatzënë në fetus

    Një bebe që ka lindur me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas doktorëve është prova më e fortë që mund të infektohesh që në barkun e nënës. Foshnja nga Teksasi u dërgua në terapi intensive sapo lindi, pasi nëna e saj kishte rezultuar pozitive me Covid-19. Edhe vogëlushja rezultoi pozitive një ditë pas lindjes. Shkencëtarët analizuan placentën dhe gjetën gjurmë koronavirusi. Kjo gjë, sipas tyre, vërteton se bebi është infektuar në barkun e nënës dhe jo pasi ka lindur. Përfundimin e tyre, shkencëtarët amerikanë e publikuan në “The Pediatric Infectious Disease Journal”.

    Janë bërë kërkime edhe për transmetimin e koronavirusit përmes ushqyerjes me gji. Megjithëse ARN e virusit u gjet në disa nga mostrat e qumështit të gjirit, ajo nuk ishte e izoluar. Kjo është arsyeja pse OBSH vazhdon të rekomandojë që nënat të ushqejnë me gji fëmijët e tyre.

    Transmetimi nga kafsha te njeriu

    Provat e mbledhura deri më tani tregojnë se origjina e këtij virusi ka të bëjë me beta-koronavirusët që kanë lakuriqët, megjithëse nuk dihet ende se si i arritën ata te njerëzit.

    Mundësia e transmetimit nga njerëzit te gjitarët e tjerë, siç janë qentë dhe macet, aktualisht është duke u hetuar. Sidoqoftë, mbetet e paqartë nëse kafshët paraqesin rrezik për njerëzit.

  • Pas presionit të shkencëtarëve, OBSH pranon se COVID-19 përhapet në ajër

    Pas presionit të shkencëtarëve, OBSH pranon se COVID-19 përhapet në ajër

    Këtë të martë, Organizata Botërore e Shëndetit pranoi “provat e shfaqura” të përhapjes në ajer të koronavirusit të ri, pasi një grup shkencëtarësh nxitën organin global që të azhurnonte udhëzimet e tij se si sëmundja kalonte nëpërmjet frymëmarrjes midis njerëzve.

    “Ne kemi qenë duke folur për mundësinë e transmetimit në ajër dhe transmetimit të aerosolit si një nga mënyrat e transmetimit të COVID-19”, tha Maria Van Kerkhove, udhëheqja teknike në pandeminë COVID-19 në OBSH, raporton Reuters.

    OBSH më parë ka thënë që virusi që shkakton sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19 përhapet kryesisht përmes pikave të vogla nga hunda dhe goja e një personi të infektuar të cilat bien shpejt në tokë.

    Por në një letër të hapur për agjencinë me qendër në Gjenevë, botuar të hënën në revistën Klinike Infektive të Sëmundjeve, 239 shkencëtarë në 32 vende përshkruan prova që ata thonë se tregojnë se grimcat e virusit mund të infektojnë njerëzit që marrin frymë.

    Për shkak se ato grimca më të vogla të nxjerrjes mund të qëndrojnë në ajër, shkencëtarët po kërkojnë që OBSH të rinovojë udhëzimin e saj.

    Duke folur në konferencën e së martës në Gjenevë, Benedetta Allegranzi, udhëheqësi teknik i OBSH-së për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, tha se ekzistonin prova që shfaqeshin në transmetimin e koronavirusit nga ajri.

  • 239 ekspertë letër OBSH-së: Covid përhapet përmes ajrit, të rishikohen rekomandimet

    239 ekspertë letër OBSH-së: Covid përhapet përmes ajrit, të rishikohen rekomandimet

    Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij

    239 ekspertë të shëndetësisë nga 32 vende të botës kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar OBSH-s,ë ku i kërkohet asaj të rishikojë rekomandimet për infeksionin e Covid, përfshirë edhe transmetimin në ajër të virusit.

    Sipas ekspertëve, ka prova bindëse që provojnë se koronavirusi transmetohet edhe përmes ajrit, duke e bërë edhe më të vështirë frenimin e përhapjes së tij.

    Kjo gjithashtu do të nënkuptonte një rishikim të sistemeve të ventilimit në shkolla, shtëpi, strehimoret e të moshuarve, zyra, bare dhe restorante, për të minimizuar riciklimin e ajrit.

    Sipas ekspertëve, rezultatet e studimit na tregojnë se maskat duhen mbajtur edhe aty ku distancimi fizik është i mundur të respektohet dhe se lloji i rekomanduar i maskave janë ato të tipit N95, të cilat filtrojnë edhe grimcat më të vogla të virusit.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë prej një kohë të gjatë ka thënë se koronavirusi përhapet kryesisht nga spërklat që dalin nga kanalet e frymëmarrjes, me anë të kollitjes ose teshtimës, dhe se këto pika shpejtë bien në tokë.

    Dr. Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, ka deklaruar se anëtarët e kësaj agjencie po përpiqen të vlerësojnë dëshmitë e reja shkencore sa më shpejt që është e mundur.

  • BE vendos të mos hapë kufijtë/ DW: Tri elementet që e penalizuan Shqipërinë. Paralajmërimi i OBSH

    BE vendos të mos hapë kufijtë/ DW: Tri elementet që e penalizuan Shqipërinë. Paralajmërimi i OBSH

    Komisioni Evropian vendosi që të mos hapë kufijtë me katër vende të Ballkanit Perëndimor, ndonëse rekomandimet e mëparshme ishin pozitive. Serbia dhe Mali i Zi përfitojnë.

    Serbia dhe Mali i Zi janë dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor me të cilat Bashkimi Evropian ka rekomanduar hapjen e kufijve të jashtëm me 1 korrik. Në Bruksel është hartuar një listë prej 15 vendesh, e bazuar mbi të dhënat e dy javëve të fundit, ku thuhet se gjendja epidemiologjike me COVID-19 në këto vende është “e ngjashme” apo dhe më e mirë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Gjendja do të rishikohet çdo dy javë. Përveç Serbisë dhe Malit të Zi, në listën e vendeve me të cilat rekomandohet hapja e kufijve janë edhe Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunezia, Uruguaji dhe Kina. Në këtë listë nuk janë pra Shqipëria, Kosova, SHBA, Turqia, Rusia…

    ”Për t’u futur në këtë listë është e nevojshme që numri i të infektuarve në 100.000 banorë, në 14 ditët e fundit, të jetë i njëjtë apo i ngjashëm me mesataren e BE. Njëkohësisht edhe lëvizjet e numrave të të infektuarve gjatë dy javëve të fundit duhet të jenë stabile ose në rënie. Ndërkohë që të dhënat duhet të jenë të sakta dhe të qëndrueshme”, thuhet në shpjegimin e Këshillit të BE.

    Në kumtesë thuhet se këto janë rekomandimet e Këshillit të BE, “e jo obligime ligjore” dhe se vendet anëtare janë ato të cilat i zbatojnë apo jo këto rekomandime. Kjo do të thotë se vendet anëtare mund t’i zbatojnë këto rekomandime, por nuk janë të obliguara që të hapin kufijtë me vendet që janë në listë. Por kufijtë nuk mund të hapë asnjë vend anëtar i BE me vendet e treta, që nuk janë në këtë listë, pa një marrëveshje paraprame me vendet tjera të BE. Kështu Çekia menjëherë pas publikimit të listës ka bërë të ditur se do të hapë kufijtë vetëm me tetë vende nga kjo listë, përfshirë këtu edhe Serbinë dhe Malin e Zi.

    Ndryshimi i listave
    Lista do të rishikohet pas dy javësh dhe sipas të gjitha gjasave që tani dihet se gjendja do të komplikohet, pasi që ndërkohë në Bruksel kanë mbërritur edhe të dhënat e ditëve të fundit. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton për rritjen e numri të të infektuarve me COVID-19 në pjesën e dytë të qershorit në të paktën 11 vende të Evropës.

    OBSH ka bërë të ditur se në pjesën e dytë të qershorit gjendja është përkeqësuar në veçanti në Suedi, por edhe në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra edhe në Shqipëri e Kosovë, me përjashtim të Serbisë dhe Malit të Zi.

    Thuhet se në Maqedoninë e Veriut është shtuar numri i të infektuarve gjatë qershorit në mbi 100 persona në ditë, e shpesh kjo shifër ka mbërritur edhe në 200 raste. Autoritetet theksojnë se numri i të infektuarve ka filluar të rritet në momentin kur janë hequr kufizimet dhe se banorët i kanë injoruar rekomandimet e autoriteteve për kujdes, ruajtjen e distancës dhe ikjen e tubimeve.

    Për shkak të mosrespektimit të distancës dhe masave të parashikuara, numri i infektimeve është rritur edhe në Shqipëri. Ndërkohë që masat nuk janë respektuar as në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, ku po ashtu është shënuar rritje e numrit të infektimeve, thuhet në shpjegimet e OBSH.

    Të gjitha këto vende të Ballkanit Perëndimor kanë qenë në listën e vendeve me zhvillime pozitive në pjesën e parë të qershorit. Ndaj me 11 qershor rekomandohej që me 1 korrik të hapen kufijtë edhe me Kosovën dhe Shqipërinë. Por për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ato janë larguar nga lista.

    Në dokumentin e Qendrës Evropiane për Kontroll dhe Evitimi të Sëmundjeve thuhet se numri i të infektuarve është rritur shumë edhe në Serbi dhe B-H, por nga lista ka rënë vetëm B-H, ndërsa Serbia ka mbetur.

    Në Këshillin Evropian thuhet se numri i të infektuarve në fillim të qershorit në shumë vende ka qenë më pak se 16 në 100.000 banorë. Ndërsa në pjesën e dytë në Serbi ka pasur 20, në Mali të Zi 19, Shqipëri 29, B-H 32, Kosovë 47, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka pasur 98 të infektuar në 100.000 banorë.

    Rekomandimet shëndetsore apo politike
    Në Komisionin Evropian thonë se rekomandimet janë marrë për bazë tri elemente: gjendja epidemiologjike në një vend të tretë, mundësia e respektimit të masave higjenike gjatë udhëtimit dhe masat e reciprocitetit.

    Ndër vendet e para me të cilat është rekomanduar hapja e kufijëve në mes të qershorit, kanë qenë pikërisht vendet e Ballkanit Perëndimor. Në Bruksel thuhej se kjo është në harmoni me raportet e ngushta me këto vende dhe politikën e integrimeve evorpiane në BE. Në Komisionin Evropian nënvizojnë se vendimi i fundit u takon vendeve anëtare, nëse duan të hapin kufijtë me ndonjë vend apo jo.

    Plani i Brukselit parashikon që me 1 korrik të rivendoset në funksion të plotë zona Shengen për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Deri tani kontrolle kufitare për shkak të COVID-19 ka pasur Danimarka, Finlanda, Hungaria, Lituania dhe Norvegjia. Ndërsa në fazën e dytë duhet të hapen gradualisht edhe kufijtë me vendet e treta, të cilat i plotësojnë kushtet. Por shumë vende kanë rezerva.

    Deri tani në BE lejohet futja pa kurrfarë pengesash e personave që kanë nënshtetësi të ndonjë vendi të BE, anëtarëve të familjeve të tyre dhe perësonave që kanë ndonjë leje qëndrimi në ndonjë vend të BE.

    Të gjithë të tjerët duhet të informohen mirë para nisjes në rrugë, nëse një vend i caktuar ku duan të shkojnë lejon hyrjen apo jo./Deutsche Welle 

  • OBSH dërgon një ekip të ekspertëve në Kinë për të identifikuar burimin e koronavirusit

    Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë javës së ardhshme pritet ta dërgojë një ekip të ekspertëve në Kinë, me qëllim që të mund ta kuptojnë më mirë se si filloi epidemia e koronavirusit.

    Siç raporton CNN, këtë paralajmërim e ka bërë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, gjatë një konference për media.

    “Identifikimi i burimit të virusit është shumë i rëndësishëm”, ka shtuar Tedros.

    Kreu i OBSH-së tha se pret që nga vizita e ekspertëve në Kinë, do të vijnë deri te identifikimi i asaj se si filloi pandemia, dhe çfarë mund të bëhet që bota të përgatitet për atë që na pret në të ardhmen.