“Nuk e mbaj mend pse e qëllova”! Zbardhet dëshmia e dhëndrit të Qazim Sejdinit për vrasjen në Elbasan: Pimë shumë dhe…

by KLIKOJE.AL

Është zbardhur dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen makabre të të riut Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Elbasan.

Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” dëshminë e dhëndrit të Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari, që u arrestua një ditë më parë, si njëri prej autorëve të krimit.

Ai është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm, pasi më herët matjet e testit të alkoolit tregonin se ai ishte i dehur.

Në dëshminë e tij, Sanxhaktari ka thënë para policisë se Florin e kishte shok dhe se pasi kanë pirë bashkë nuk e mban mend si ka nisur debati.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qene ne disa lokale. Ne darke u ulem me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pire shume pije te ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qelloi dhe e qellova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.