Nikola Vujnovic ishte transferimi i bujshëm i Partizanit në limitet e merkatos së dimrit. Dhe pse u afrua duke pasur pritshmëri të lartë, aventura e 28-vjeçarit në Shqipëri nuk po shkon si duhet. Mungesa e tij ra në sy, më 1 mars përballë Elbasanit, teksa kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 2-0. Nikola Vujnovic nuk ishte i gatshëm as në stol për “demat”.
Në anën tjetër, Partizani B luajti dje në transfertën e Klosit. Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Tretë u fitua me rezultatin 0-3 nga kryeqytetasit.
Nga minuta e parë u aktivizua pikërisht Vujnovic. Dhe pse është një transferim i rëndësishëm te Partizani, njësoj siç ishte Piloto në verë, Vujnovic duket se po ndjek hapat e sulmuesit portugez që pati vlerë vetëm tek ekipi B. Kujtojmë se Piloto u largua në janar duke u aktivizuar si zëvendësues në vetëm dy ndeshje të kampionatit dhe dy të Europës. Partizani është skuadra që ka humbur më shumë terren nga katërshja, me vetëm 10 pikë në fazën e tretë, çka ka bërë që diferenca me vendin e pestë të jetë gjashtë pikë tashmë, nga tetë që ishte pas javës së 18-të.
LEXO ME SHUME:Përfundimi i fazës së tretë! Partizani me hapa mbijetese, Tirana e Teuta mbajnë fundin