Beniada Jakic ishte padyshim një nga protagonistet absolute të “Big Brother Albania Vip”, me një rrugëtim që shkoi deri në finale dhe që e bëri më të njohur në Shqipëri e jo vetëm. Edhe pse duhet thënë që puna si modele e kishte bërë goxha të njohur edhe përpara programit. Ndërkohë, Beniada vazhdon të tëheqë vëmendje, me punën e saj, fotot që poston në rrjetet sociale dhe batutat që nuk i kursen asnjëherë, ndërsa së fundmi ajo ka marrë një ftesë të rëndësishme.
Beniada ka qenë e pranishme në Festivalin e Filmit në Venecia, ku le të themi ka shkëlqyer, në krah të shumë personazheve të tjerë të famshëm.
E menjëherë pas Festivalit ajo ka postuar një foto në Instagram-in e saj, ku shfaqet shumë e vogël. Modelja thotë se foton ja ka gjetur mami, teksa është në festivalin e shkollës duke kënduar e kërcyer, edhe pse nuk e di cfarë kënge ka qenë duke performuar se në atë kohë “Parfumi im” nuk ishte publikuar ende (për ju që e keni ndjekur Big Brother-in kjo bën shumë sens). Ndërkohë në fjalinë e fundit Beniada thotë: “Shihemi së shpejti me një këngë”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Pra, ose Beniada sapo na lajmëroi që do t’i futet muzikës, duke qenë se paska kënduar që e vogël dhe në fakt, për të bërë një këngë në Shqipëri sot, nuk ka shumë kërkesa. Ose versioni më i mundshëm, është thjeshtë një batutë e saj, duke ironizuar ata që i futen muzikës sapo marrin disa ndjekës në Instagram.