Ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Beniada, e cila arriti të shkonte deri në finale është ndër vajzat më të dashura nga publiku për shkak të çiltërsisë dhe sinqeritetit që e karakterizon. Prej disa muajsh Beniada është zhvendosur në Shqipëri dhe pyetja që i bëhet më shpesh është nëse e ka gjetur ende partnerin ideal.
Ndoshta kjo ka bërë që Beni të mbajë të përditësuar ndjekësit e saj për këtë temë. Postimi i fundit i Beniadës ka shkatuar ilaritet në rrjetet sociale dhe në mediat rozë, teksa në video shihej një djalë simpatik duke kërcyer.
Dhe akomë më interesant e bënte përshkrimi i modeles: “E gjeta burrin, është ok mami?”, ka shkruar Beniada ndërkohë që ka bërë tag edhe mamanë e saj.