Dinamo do të luajë nesër ndaj Skënderbeut, në një një transfertë delikate. Dilemat më të mëdha kanë të bëjnë me mbrojtjen, pas mungesave të Hoxhës, Muzek dhe Alijit. Trajneri Ilir Daja ka lënë gjithçka të hapur për lojtarin që do të luajë bashkë me Ditën në qendër dhe duket se do të vendosë në momentin e fundit.
Rufati ka dy ditë që është bashkuar me grupin dhe ndoshta nuk është gati për titullar, ndërsa Miço është alternativa tjetër. Të dy kanë luajtur vetëm pak minuta në ndeshjet e deritanishme dhe tani mbetet të shihet zgjedhja e Dajës.
Për sulmin situata është pak më e qartë, me Lorenco Vilën që pritet të marrë vendin e Bregut në të majtë. Futbollisti durrsak pritet të kthehet titullar pas disa javësh dhe ky është një shans i mirë për të.