Maturi dhe cilësi, disa nga tiparet që AF Elbasani ka shfaqur në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede kryeson kampionatin me 66 pikë, dy më shumë se Bylisi i vendit të dytë.
Verdheblutë janë 15 pikë larg Flamurtarit të vendit të 3-të, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje drejt fundit të kampionatit. AF Elbasani ka plot 20 ndeshje rresht pa humbje në kampionat, duke treguar kështu se janë skuadra e momentit në Kategorinë e Parë.
Humbja e fundit në kampionat është ndaj Flamurtarit më 21 tetor të vitit të kaluar. Plot 6 muaj pa humbje për të bërë të mundur ngjitjen në Superiore. Pikërisht me këtë fakt klubi verdheblu krenohet dhe në çdo ndeshje ka shfaqur maturi, pasi tashmë është vetëm 1 pikë larg sigurimit për në Superiore.
LEXO MË SHUMË: KATEGORIA E PARË/ AF Elbasani e Bylis, në Superiore që në javën e ardhshme… objektivi është titulli kampion
Duke llogaritur që kanë mbetur edhe 5 javë deri në fundin e kampionatit, diferenca që kanë krijuar ndaj ndjekësve është aq e madhe sa që në fundjavën e ardhshme, të dy ekipet mund ta cilësojnë veten matematikisht pjesë të Superiores, ndoshta edhe duke mos fituar ndeshjet përkatëse, pasi Elbasanit i mjafton edhe 1 pikë për këtë objektiv, ndërsa Bylisit 2.