114
Shoqata e Shoqërive të Transportit Publik zbulon për mediat se në një takim me kreun e Bashkisë Tiranë kanë rënë dakord për pjesën e plotësimit të kërkesave që varen nga bashkia.
Të hënën me shumë mundësi do të nisë aktiviteti i transportit publik për linjat që nuk kanë filluar ende.
Ndërsa punonjësit e transportit publik, kanë dalë sot në protestë për të kërkuar pagën e dytë të luftës që u është premtuar nga qeveria.