228
Kreu i Partia Demokratike Lulzim Basha mësohet se ka organizuar një takim me kryesinë e PD, paraditen e kësaj të hëne.
Mbledhja është duke u zhvilluar dhe në fokus të diskutimit pritet të jetë qasja që PD do të ketë në çështje që lidhen me koronavirusin.
Gjithashtu pritet të kthehet vëmendja edhe të çështja e Reformës Zgjedhore, e cila ka mbetur tashmë prej disa muajsh pezull, si pasojë e Covid 19.
Pas përfundimit të mbledhjes pritet një komunikim nga lideri i opozitës për një sqarim të mëtejshëm të kësaj mbledhjeje.