LIVE/ Shqipëria shtanget në frymën e fundit, pjesa e parë përfundon në barazim (video)

by KLIKOJE.AL

Kombëtarja e Shqipërisë po luan përballë Letonisë në transfertë. Sfida është e vlefshme për Grupin K në rrugën drejt Botërorit 2026.
Kuqezinjtë duhet të mposhtin me çdo kusht skuadrën vendase, në mënyrë që të mbrojnë vendin e dytë pas krahëve të Anglisë nga Serbia e cila mori një barazim pak ditë më parë në Tiranë. Për të bërë këtë, kuqezinjtë duhet të arrijnë fitoren e parë në histori ndaj Letonisë, me të cilën të 5 takimet e mëparshme janë ndarë në barazim.

Trajneri Sylvinho për këtë ndeshje te Kombëtarja ka bërë dy ndryshime të detyruara në mbrojtje duke aktivizuar Ismajlin e Kumbullën për Gjimshitin e Ajetin që mungojnë për ndeshjen e sotme. Por ndërkohë, ka bërë një tjetër ndryshim taktik në krahun e djathtë, duke hedhur në fushë Ballin në vend të Hysajt. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon në krahasim me ndeshjen e luajtur ndaj Serbisë pak ditë më parë në Tiranë.

45′ Letonia barazon rezultatin

29′ Rey Manaj shënon për Kombëtaren

21’ Pret Strakosha gjuajtjen e Ikaunieks!

18’ Penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.

LEXO ME SHUME:LIVE/ Rey Manaj hesht kritikët, gol me peshë ndaj Letonisë (video)

Letonia pret e freskët Shqipërinë në Riga, duke qenë se pa impenjimin e kuqezinjve nga Tv të shtunën. Në këtë pikë, mes mungesave e lodhjes. Sylvinho po mendon të bëjë ndryshime në raport me ndeshjen e fundit në formacionin titullar.

Performanca e lartë e Thomas Strakoshës ndaj Serbisë ishte një sinjal i qartë për të gjithë: pavarësisht faktit që nuk ka luajtur rregullisht me klubin e tij, ai mbetet një garanci mes shtyllave. Reagimet e shpejta dhe ndërhyrjet vendimtare kanë bindur stafin teknik se portieri është gati dhe, në sfidën ndaj Letonisë, ai pritet të mbrojë portën kuqezi si titullar i padiskutueshëm.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.