138
Dy shtetas (Babë e bir) janë vënë në pranga pasi kanë rrahur gruan dhe vajzën e shtëpisë.
Pas sinjalizimeve të marra, blutë e Memaliajt kanë shkuar në banesën e P.T duke prangosur këtë të fundit si dhe djalin e tij D.T. për dhunë në familje. Burimet zyrtare bëjnë me dije se pas një konflikti me motive të dobëta, dy meshkujt e shtëpisë kanë rrahur gruan dhe vajzën duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Njoftimi i policisë:
U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve P.T dhe djali tij D.T banues në Memaliaj, sepse në banesën e tyre në Memaliaj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes (nënës) dhe vajzës (motrës) së tyre, shtetaseve duke u shkaktuar dëmtime.