Edhe këngëtarja serbe Jelena Karleusa reagoi ashpër ndaj Dua Lipës, duke u shprehur se ajo po shpërndante urrejtje dhe i rikujtoi se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet në Hagë për akuza për krime lufte.
Dua reagoi më pas dhe u shpreh se nuk kishte qëllim të nxiste urrejtje por se Kosova e meriton vendin në hartë. Pas këtij postimi ka reaguar sërish Jelena, e cila ka folur me tone ironizuese ndaj Duas.
“Zemër herën tjetër postoje një hartë aktuale që nuk përfshin territore të 4 shteteve në të, nuk është aq e vështirë, vërtet”, shkruan këngëtarja serbe.