Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: dua lipa

  • Çfarë ndodhi?! Dua Lipa merr vendimin drastik në Instagramin e saj

    Çfarë ndodhi?! Dua Lipa merr vendimin drastik në Instagramin e saj

    Dua Lipa ka marrë një vendim drastik duke hequr të gjithë personat që ndiqte nga lista e saj e ndjekësve në Instagram dhe duke lënë vetëm tre llogari.

    Në listën e ndjekësve të saj tashmë figurojnë vetëm fondacioni “Sunny Hill”, festivali me të njëjtin emër – “Sunny Hill Festival” dhe podkasti i saj “Service95”.

    Kjo lëvizje e saj vjen vetëm pak kohë pasi artistja shqiptare hoqi të gjitha fotot e mëparshme nga Instagrami.

  • Blendi Fevziu zbulon vilën luksoze ku pushoi Dua Lipa dhe vajza e Trump në Ksamil (video)

    Blendi Fevziu zbulon vilën luksoze ku pushoi Dua Lipa dhe vajza e Trump në Ksamil (video)

    Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Fevziu ka publikuar pamjet e asaj që thotë se është vila më e madhe private në plazhin e Kep Merlit në Ksamil. Këngëtarja shqiptare Dua Lipa mund të themi se është bërë e përvitshme në këtë vilë.

    Verën që sapo lamë pas, në Kep Merli dhe pikërisht në vilën që gazetari prezanton, ka pushuar dhe vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump.

    Nga pamjet, shihet qartë se vila ka një hapësirë ekstra të bollshme në pjesën e jashtme të saj, me tavolinë ngrënie, dy kënde pushimi, shezlongë dhe një pishinë mbi 20 metra të gjatë, si dhe një plazh privat vetëm për pushuesit e saj. Edhe pjesa e brendshme është e organizuar në detaje, në të dy katet e saj. E veçanta e kësaj vile në Kep Merli në Ksamil është dhe pamja e jashtëzakonshme përballë që ajo ofron, me ishullin e Korfuzit dhe një kaltërsi fantastike të detit.

  • Dua Lipa po shijon pushimet në ishullin grek me partnerin e saj, këngëtarja mban me vete dhe librat e shkrimtarit të njohur shqiptar

    Dua Lipa po shijon pushimet në ishullin grek me partnerin e saj, këngëtarja mban me vete dhe librat e shkrimtarit të njohur shqiptar

    Dua Lipa duket se ka zgjedhur Greqinë si destinacion për të kaluar disa ditë relaksuese me partnerin e saj, Romain Gavras.

    Teksa duket se po shijon pushimet në ishullin e Snifos të Greqisë, këngëtarja ka zgjedhur të kalojë kohën duke lexuar dhe disa libra.

    Ishte vetë Dua e cila i ka publikuar në InstaStory, fotot e librave që po lexon dhe bëhen fjalë pikërisht për librat nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare.

    Sakaq artistja nuk ka nguruar të ndajë për ndjekësit e saj dhe disa foto ku shfaqet krahë regjisorit. Ajo ka publikuar disa foto në Instagram, ku duket qartë që dyshja po shiojnë ushqimin, detain dhe peisazhet fantastike të ishullit dhe sidomos koha që ata po kalojnë krah njëri tjetrit.

    Kujtojmë se Lipa e konfirmoi disa javë më parë romancën e saj me regjisorin Romain Gravas në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë.

  • Njëra më e bukur se tjetra, ju prezantojmë me motrën e Dua Lipës (FOTO)

    Njëra më e bukur se tjetra, ju prezantojmë me motrën e Dua Lipës (FOTO)

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka postuar fotografi të motrës së saj më të vogël, duke ia uruar ditëlindjen.

    Lipa ka shkruar në Facebook se është vajza më me fat në botë, pasi Rinën e ka motër të vogël.
    “Unë jam vajza më me fat në botë sepse ti je motra ime e vogël. Të dua, gëzuar ditëlindjen rinusheeee”, ka shkruar ajo.

  • Kaos në koncertin e Dua Lipës në Australi/ Ja çfarë ndodhi (VIDEO)

    Kaos në koncertin e Dua Lipës në Australi/ Ja çfarë ndodhi (VIDEO)

    Koncerti i fundit i artistes shqiptare Dua Lipa, në Sidnej të Australisë është shndërruar në një kaos.

    Shkak për këtë është bërë një problem me aplikacionin ku rezervoheshin biletat.

    Qindra fansa mbetën jashtë koncertit dhe kjo solli frustrimin e tyre.

    Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaqen turma fansash teksa qëndrojnë jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidnejt, për shkak se ata nuk mund të vërtetonin se kanë rezervuar një biletë, e gjitha kjo vetëm nga aplikacioni.

    Ata u detyruan të gërmojnë nëpër email për konfirmime, me sigurinë që më pas të kontrollonte manualisht secilin.

    “Kjo është e neveritshme. @Ticketek_AU ka rënë dhe mijëra njerëz nuk mund të hyjnë për të parë @DUALIPA”, shkroi një fans në Twitter.

    “Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz”, vazhdoi një tjetër.

    Dua Lipa e nisi shfaqjen e saj me vonesë, dhe u kërkoi falje fansave për këtë.

    Ylli me famë botërore, ka mbajtur deri tani dy koncerte në Sidnej dhe një në Brisbane, në vazhdën e turneut të saj “Future Nostalgia”.

    Më tej Dua do të jetë pjesë e Grammy-t dhe më pas do të zhvillojë dy koncerte në Melburn, e më pas do të performojë në Adelaide dhe Perth.

  • Moment i sikletshëm, Dua Lipa rrëzohet teksa performonte në skenën e Milanos (VIDEO)

    Moment i sikletshëm, Dua Lipa rrëzohet teksa performonte në skenën e Milanos (VIDEO)

    Dua Lipa dhuroi spektakël në koncertin që mbajti në Itali në kuadër të turit të saj “Future Nostalgia”. Këngëtarja me origjinë shqiptare mblodhi shumë adhurues në Milano, për ta ndjekur live. Por këngëtarja është përballur me një incident teksa po performonte.

    Dua po intepretonte hitin “Be the one” teksa rrëshkiti dhe u rrëzua në skenë. Njëri prej balerinëve e ndihmoi, ndërsa ajo vazhdoi performancën si një profesioniste e vërtetë, duke marrë edhe duartrokitjet dhe mbështetjen e publikut.

  • Këshilli Atlantik nderon Dua Lipën/ Ja kujt ia dedikon çmimin…

    Këshilli Atlantik nderon Dua Lipën/ Ja kujt ia dedikon çmimin…

    Këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa është nderuar me Çmimin e Lidershipit të Dalluar (DLA) nga Këshilli Atlantik, këshill ky që ia ndan këtë çmim individëve shembullorë që kanë kontribuar në misionin e këtij organi për të formësuar së bashku të ardhmen globale në një gamë të gjerë fushash.

    Në mesin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leye, shefit të Pfizer, Albert Bourla, së bashku me bashkëthemeluesit e BioNTech, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, Dua Lipa foli për atdheun dhe tha se e pranon çmimin me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës.

    Me rastin e ndarjes së çmimeve, Këshilli Atlantik thekson mes tjerash se këngëtarja Dua Lipa e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore.

    “E nderuar për përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën përmes Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në kombin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare e pikturoi vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore të lulëzuar ‘duke shpërthyer me kreativitet”.

    Megjithatë, siç thonë më tej në këtë këshill “plagët e luftës mbeten të dukshme dhe madje edhe brezi i ri lufton për të kapur mundësitë për t’u rritur, për të punuar dhe për të udhëtuar”.

    Në këtë ngjarje foli edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa e cila tha se “ne kemi vetëm 13 vjet të pavarur në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht”, tha ajo. “Është në gjenet tona”.

    “A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova do të mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte dhimbjen e konfliktit? Me këtë vizion në mendje, unë e pranoj këtë çmim me mirënjohje për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, ka thënë Dua Lipa.

  • Në spektaklin e madh të festave të fundvitit do të performojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore…

    Në spektaklin e madh të festave të fundvitit do të performojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore…

    Jingle Ball do të kthehet në 2021 dhe do të shfaqë një formacion vezullues të artistëve të muzikës duke përfshirë: Ed Sheeran, Dua Lipa, Doja Cat, Lil Nas X, The Kid LAROI, Saweetie, Black Eyed Peas, Tate McRae, Bazzi dhe Dixie D ‘ Amelio.

    102.7 KIIS FM Jingle Ball 2021 iHeartRadio do të fillojë të premten, 3 dhjetor në 19:30. në Forumin në Inglewood. Prezantuar nga Captital One, turneu vjetor do të dalë gjithashtu në Dallas/Ft. Worth; Minneapolis/St.Paul; Filadelfia; Nju Jork; Boston; Washington DC.; Çikago; Atlanta dhe Miami/Ft. Lauderdale.

    Çdo vit, 102.7 KIIS FM Jingle Ball i prezantuar nga Capital Onei  jep komunitetit për të festuar sezonin e festave. Bamirësia zyrtare e këtij viti është Fondacioni Ryan Seacrest-1.00 dollarë nga çdo biletë e shitur do t’i dhurohen organizatës jofitimprurëse, e cila është e përkushtuar për të frymëzuar rininë e sotme përmes nismave argëtuese dhe arsimore.

  • Shfaqjet më të mira në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2021”

    Shfaqjet më të mira në tapetin e kuq të “Grammy Awards 2021”

    Shfaqjet e çmimeve nënkuptojnë modën, por Grammy-t janë diçka e veçantë.

    Një nga rastet e pakta ku një fustan i zi i vogël i thjeshtë nuk do të kryej punë – ky tapet i kuq kërkon shprehje të guximshme të personalitetit.

    Pjesët e stilistëve të zgjedhur nga artistët që marrin pjesë shpesh bëjnë më shumë sesa të duken mirë – ata pohojnë saktësisht se kush janë dhe mesazhin e tyre muzikor.

    Si një vajzë e miratuar nga Donatella Versace – Dua Lipa është mësuar të veshë fustane të ngushtë të markës italiane, por kësaj radhe me një fustan rozë të tejdukshëm, të mbuluar me kristale, ajo ishte vajza e ëndrrave të botës tjetër.

    Disa nga veshjet tjera më të bukura të mbrëmjes i gjeni më poshtë:

    Megan Thee Stallion në Dolce & Gabbana

    Cynthia Erivo në Louis Vuitton dhe bizhuteri nga Tiffany & Co

    Billie Eilish në Gucci

    Lizzo në Balmain

    Chloe Bailey në Louis Vuitton dhe bizhuteri Tiffany & Co

    Halle Bailey në Louis Vuitton dhe bizhuteri Tiffany & Co

  • “Nëse të kruhet dora e majtë do të marrësh para”/ Dua Lipa ua tregon amerikanëve besëtytnitë e shqiptarëve

    “Nëse të kruhet dora e majtë do të marrësh para”/ Dua Lipa ua tregon amerikanëve besëtytnitë e shqiptarëve

    Dua Lipa u rikthye në një intervistë për Jimmy Kimmelin për të diskutuar pak më shumë për gjashtë nominimet “Grammy”.

    Gjatë bisedës këngëtarja edhe një herë mohoi thashethemet për një shtatzëni, duke sqaruar se e gjitha ishte një keqkuptim.

    Më pas Jimmy Kimmel e pyet se sa e emocionuar është që do të performojë në “Grammy” dhe nëse është ndopak supersticioze. Lipa pohon se deri në një masë edhe është kjo ndoshta edhe për faktin se është shqiptare. “Vjen me territorin”, thotë ajo.

    Kimmel kërkon që ajo të ndajë disa nga supersticionet që ajo dhe familja e saj kanë duke pranuar se edhe ai është pak.

    “Në familjen time ka supersticione të tilla si: Mos hidh plehrat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet hunda do të bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tri herë që të mos ndodhë”, thotë ajo duke qeshur.

    “Nëse të kruhet dora e majtë do të marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do të humbasësh para”.

    Më pas ajo shtoi: “Në mënyrë që të mos kap syri i keq për ndonjë ditë të veçantë të jetës tënde duhet të veshësh të brendshmet mbrapsht”.

    Burimi: kultpuls