Kategoria e Parë/ Flamurtari fiton në fund ndaj Valbonës, Korabi rikthehet te suksesi (REZULTATET)

by KLIKOJE.AL

Kategoria e Parë zhvilloi ditën e shtunë tre ndeshje të javës së 17-të, ku janë shënuar 5 gola gjithsej.

Korabi fitoi 2-1 në shtëpi përballë Kukësit. Dibranët gjetën golat me Mziun dhe Markun, ndërsa golin e vetëm për kuksianët e shënoi Beshiraj në minutën e 62-të të sfidës.

Në krahun tjetër, Flamurtari fitoi 0-1 me vështirësi në transfertë kundër Valbonës. Këtë 3 pikësh të artë vlonjatëve ia dha Shkurtaj në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë që Burreli i drejtuar nga Ditmar Bicaj vazhdon ecurinë mjaft të mirë. Këtë herë matjanët triumfuan në transfertë kundër Lushnjës 0-1, me golin e Arango në minutën e 45-të.

KATEGORIA E PARË

Korabi 2 – 1 Kukësi (Mziu 51′, T.Marku 55′ / Beshiraj 62′)

KORABI: Qyrani, Hasaj, Paplekaj, Kurti, Mziu, Kryemadhi, T.Marku, Stana, Andoni, Buci, Peralta Romero. Trajner: Agim Canaj.
KUKËSI: Dervishaj, Sulçe, Lamellari, Yusuf, Dragoshi, Metani, Beshiraj, Hilaj, Sadiq, Kapllanaj, Danaj. Trajner: Emiljano Çela.

Valbona 0 – 1 Flamurtari (Shkurtaj 90′) kategoria e parë

VALBONA: Marku, Mashi, Llanaj, Balla, Aluku, Lamçe, Farruku, Da Silva Sousa, Lala, Quicenco Roman, Vidrica. Trajner: Emiljan Gega.
FLAMURTARI: Kaloshi, Bolanos Ramierz, Kacbufi, D.Pjeshka, Beqja, Murataj, Trashi, Oshafi, Selimi, Allmuça, Ememe. Trajner: Andrea Agostinelli.

Lushnja 0 – 1 Burreli (Arango 45′)

LUSHNJA: Alimuçaj, Korreshi, Tabaku, Joti, Magani, Kamissoko, Willie, Ibrahim Olola, Kouassi, Kacanolli, Meta. Trajner: Erion Xhafa.
BURRELI: Dani, Dedgjonaj, Muriel, Shkalla, Ferruku, Arango, Hoti, Dushkaj, Fetaj, Paloka, Rossi Francino. Trajner: Ditmar Bicaj.

LEXO ME SHUME: Kategoria e Parë/ “Lojtarë pa karakter”, trajneri jep dorëheqjen pas humbjes dhe shpërthen keq

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.