Skënderbeu vazhdon ecurinë pozitive duke marrë një tjetër fitore surprizuese. Pas fitores në javën e parë përballë Egnatias, ekipi korçar është rikthyer në shtëpi për të mposhtur Dinamon.
Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja ekipet, por autogoli i Behiratches rezultoi fatal për dinamovitët. Një autogol që çoi ndeshjen në 1-0. Pavarësisht rasteve të shumta pas këtij goli, rezultati mbeti i pandryshuar.
Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Skënderbeut në këtë fitore ishte portieri Marco Alia, që bëri disa pritje vendimtare duke e mbajtur portën e paprekur.