191
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, në një intervistë për “Gazeta Telegraf”, ka thënë se shteti Austriak ka qenë gjithmonë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kurz theksoi se pasi Kosova i ka përmbushur kriteret e nevojshme, Austria ka qenë e përkushtuar në këtë drejtim.
Sipas tij, tani në nivel evropian po bisedohet për këtë çështje.
“Meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret, ne gjithmonë ishim në favor të dhënies së liberalizimit të vizave”.
“Për këtë qeveria austriake ka edhe më tej një përkushtim të qartë në programin e saj. Ndërkohë, në nivel evropian po zhvillohen biseda edhe më tutje lidhur me këtë çështje”, ka thënë Kurz.