270
Një foshnjë disa ditëshe ka humbur jetën ditën e djeshme në Greqi.
Sipas medieve greke, tragjedia ka nisur mëngjesin e djeshëm kur foshnja nisi të qante pa pushim dhe prindërit e çuan te pediatri.
Mjeku pediatër e vlerësoi të nevojshme transferimin e menjëhershëm në spitalin e Volos.
Aty mjekët konstatuan se foshnja ishte e zbehtë, me gjymtyrë të ftohta dhe në gjendje të rëndë.
Foshnja u transferua në Klinikën e Pediatrisë “Achillopouleion”, ku u intubua, por në orën 10:30 të së njëjtës ditë dha frymën e fundit.
Sipas TheNewspaper.gr, foshnja nuk vuante nga Covid, nuk kishte kollë, gulçim apo simptoma të tjera në përgjithësi.
Është urdhëruar një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së tij.