Pas 1-1 me Dinamon, Arsiç nxjerr “armën” për ndeshjen e kthimit ndaj Dinamos: Kemi analizuar ato që ndodhën…

by KLIKOJE.AL

Pas barazimit 1-1 ndaj Dinamos, trajneri i Aluminij, Jura Arsiç, vlerësoi nivelin e kundërshtarit, duke e cilësuar ekipin shqiptar si një rival të fortë dhe cilësor. Sipas teknikut slloven, goli i pësuar ishte pasojë e një gabimi individual.

Jura Arsiç u ndal edhe te karakteri i futbollistëve të tij, duke theksuar se reagimi i skuadrës u shpërblye me golin e barazimit. Ai beson se para ndeshjes së kthimit, Aluminij duhet të ruajë të njëjtin mentalitet dhe të shfrytëzojë mësimet e marra nga minuta e fundit e sfidës.

Kishim një ndeshje shumë të vështirë, Dinamo tregoi se është një kundërshtar shumë cilësor. Por ne e dinim dhe e parashikonim. Fatkeqësisht, bëmë një gabim individual, i cili nuk ishte vendimtar ose, për fat të mirë, jo fatal. Në pjesën e dytë, treguam shumë më tepër në fazën sulmuese dhe gjithashtu rregulluam fazën mbrojtëse deri në detajet e fundit, pasi i lejuam kundërshtarit vetëm një ose dy raste.

Djemtë treguan karakter, ishin të patrembur dhe u shpërblyen me një gol. Kjo është rruga e duhur. Patëm një mundësi të mirë për t’i analizuar ato dhe mbi të gjitha, për të gjetur brenda vetes atë që bëmë në 30 minutat e fundit dhe për të avancuar në raundin tjetër me zgjuarsi, konkurrencë dhe mbi të gjitha me qetësi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.