VIDEO/ Iliria nis përgatitjet me vrull, tifozët shfaqen në seancën e parë, ish-pjesëtari i Laçit i bashkohet klubit nga Fushkruja

by KLIKOJE.AL

Iliria nisi përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Presidenti Nazmi Selmani prezantoi përpara lojtarëve stafin teknik me në krye Dritan Smajlin. Ajo që ra në sy gjatë prezantimit ishte edhe Mario Bytyçi i cili gjatë gjithë sezonit ka qenë pjesë e ekipit të Laçit në rolin e trajnerit të portierëve dhe ka pranuar të jetë pjesë e klubit nga Fushë-Kruja. Gjatë seancës stërvitore ishin edhe disa tifozët të cilët i dhanë mbështjetje ekipit.

Fushëkrujasit nuk dinë të ndalen në merkato, pasi dje kanë zyrtarizuar dhe tre goditje të tjera. Drejtuesit kanë afruar një brazilian dhe dy ganezë, duke iu bashkuar grupit të lojtarëve, që do të vihen nën urdhrat e trajnerit Dritan Smajli. Skuadra fushëkrujase u rikthye pas 5 vitesh në Kategorinë e Parë si kampione e së Dytës. Nazmi Selmani, president i klubit të Ilirisë, krenohet me ekipin e tij, që arriti të rikthejë në të Parën pas 5 vitesh. Ai e pranon që është shumë e vështirë të mbash i vetëm një klub futbolli, duke ia dalë më së miri. Tani, nën drejtimin e tij, futbolli në Fushë-Krujë nuk është vetëm një lojë, por është bërë dhe një krenari për bashkim dhe identitet për të gjithë fushëkrujasit

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.