211
Ballkani, kampion i Kosovës ka bërë një debutim fantastik në ndeshjen e parë të Champions League. Në takimin ndaj Ludogorets, ekipi nga Suhareka ka fituar me rezultatin 2-0, duke bindur jo vetëm në rezultat por edhe në lojë. Korenica në minutën e 45′ të pjesës së parë do të shënonte një gol fantastik, ndërsa Zyba në të 55-tën do të shënonte golin e dytë të sfidës.
Në stolin e Ballkanit është ish-trajneri i Dinamos, Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit e Partizanit, Ilir Daja, i cili u largua nga të kuqtë si i padëshirueshëm. Tashmë, jo vetëm Partizani, por edhe drejtues të tjerë të klubeve shqiptare, që në përgjithësi nuk marrin “frymë” në Europë, duhet të pyesin Ballkanin sesi po ia del këtë verë.