Pas kanë kaluar 3 vite e gjysmë nga vrasja e 23-vjeçarit Florian Selimi në fshatin Sulaj të Fierit, ende nuk është vendosur drejtësia për këtë ngjarje. Kujtojmë se gjithçka ndodhi më 12 Gusht të vitit 2019, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë në një kanal, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”.
Ndërkohë nëna e Florian Selimit, Dukate Selimi, vijon të endet nëpër gjyqe për të kërkuar drejtësi për djalin e saj. Megjithëse çështja ka shkuar për gjykim, ajo shprehet me rezerva për trupën gjykuese dhe se sipas saj janë shtyrë qëllimisht 10 seanca gjyqësore. Nëna e Florian Selimit pretendon se gjyqtari Alfred Konomi ka thyer etikën profesionale duke i kërkuar prezencë të viktimës në gjyq dhe duke shkaktuar të qeshura tek të dyshuarit për vrasjen e djalit.
Gjithashtu ajo shkon më tej duke thënë se në sallën e gjyqit e ulin afër të dyshuarve për vrasjen e djalit dhe se kur i ka kërkuar gjyqtarit Alfred Konomi një kopje të raportit mjekësor të gjyqtares Olkeda Manellari e cila kishte munguar dhe ishte shtyrë seanca, gjyqtari e ka përzënë nga salla e gjyqit duke kërkuar ndërhyrjen e forcave të policisë. Ndërkohë ajo tha se do ta çojë këtë çështje deri në Stransburg