315
Patrick Nonato ishte një nga lojtarët më të mirë këtë sezon në Superiore me Erzenin, duke shënuar 11 gola.
Duket se aventura e 26-vjeçarit me shijakasit do të përfundojë pas vetëm një viti.
Siç bëjnë me dije mediat azere, klubi Sumgajit është shumë pranë transferimit të brazilianit, teksa është në bisedime të avancuara me sulmuesin.