Ernest Gjoka, trajneri i Skënderbeut, ka theksuar se fitorja e sotme ndaj Dinamos, ishte vijim i paraqitjes së skuadrës edhe në kampionat ndaj bluve.
NDESHJA E KAMPIONATIT-Do më interesonte shumë më shumë trepikëshi i kampionatit që më iku në momentet e fundit.
NDRYSHIMET NË EKIP-Janë të rëndësishme këto lloj lëvizjesh, mendoj se më e rëndësishme për ne është të gjejmë veten e vazhdojmë për fitore në kampionat, është më e rëndësishme se nuk jemi aty ku duhet me pikët në kampionat.
DINAMO-Dinamo është një kundërshtar i vështirë, sidomos për mbajtjen e topit, është skuadër që i pëlqen qarkullimi, hyn mes linjash dhe e bën të vështirë. Ne si skuadër punuam që t’ia vështirësonim sa më shumë këtë situatë në metrat para portës. Ndeshja e kampionatit ishte thuajse e njëjtë, por na mungonte Bismarku, Rashicën ndoshta e vumë në një pozicion ku nuk i marrim 100%. Sot ishte ishte një situatë tjetër me Bismark dhe këto janë ndryshimet. Sigurisht edhe nga puna e skuadrës.
RASHICA-Rashica është pikë shumë e fortë e Skënderbeut dhe po mundohemi të përgatitim edhe të tjerë se është fakt që do ikë. Por do e shfrytëzojmë maksimalisht sa e kemi. Për momentin e parë, ndoshta kush futet nuk është 100% në funksionin që i jep Rashica skuadrës, por kam besim që me ardhjet e reja, apo edhe Lukas, do të arrijmë me inteligjencë e eksperiencë të mbulojmë këtë mungesë të madhe”, tha Ernest Gjoka për RTSH pas ndeshjes.
LEXO ME SHUME:Skënderbeu “gjunjëzon” në ndeshjen e parë të Kupës Dinamon, dy gola për të shkuar më të qetë në Korçë (video)
Skënderbeu bën surprizën e madhe në aktin e parë të cerekfinales së Kupës së Shqipërisë. Ekipi korcar ia doli të fitonte me rezultatin 0-2 në një ndeshje që u interpretua më mirë në pjesën e dytë. Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me Dinamon që kërkoi të fitonte ndeshjen duke krijuar një mori rastesh. Zabërgja në minutën e 5’ krijoi rrezikun e parë për gol. Në të 24-tën, Dejvi Bregu provoi nga jashtë zone, por ishte Alia pozicional në atë situatë.