Pasi likuidoi Bylisin, në një ndeshje praktikisht stërvitore, Tirana e Gugash Maganit është e thirrur në cështje të provojë forcën ndaj një kundërshtari si Elbasani. Një ndeshje për tu fituar, sepse vlen për renditjen dhe moralin e Tirana e di mirë këtë. Te kryeqytetasit kërkojnë një reagim si në ndeshjen e fundit dhe Magani i ka në organikë emrat që mund ta udhëheqin për të vijuar serinë pozitive.
Për bardheblutë kjo përballje ka një vlerë të rëndësishme për të mos humbur kontaktet me katër vendet e para ku kundërshtari më i afërt si Dinamo është gjashtë pikë larg, prandaj Magani kërkon një sforco në një transfertë jo të lehtë. Vetëm një ndryshim nga formacioni fitues ndaj Bylisit.
Gentian Selmani në portë, Kola-Demble në qendër të mbrojtjes, me fashat e mbrojtjes që do të përbëhen me Isuf në të djathtën dhe Përgjonin në të majtë. Ermal Meta në mesfushë mungon për probleme fizike, me Ismajlin i cili do të mbështesë Jonuzin dhe Soler, ndërsa sulmi do të përbhet me Haxhiun dhe Gjumsin nga krarhët të cilët do të mbështesin autorin e 5 golave Walid Zharmuni.