Çfarë po ndodh? Tifozat Kuqezi braktisin Kombëtaren pak minuta para ndeshjes (POSTIMI)

by KLIKOJE.AL

Tifozat Kuqezi nuk do të jenë të pranishëm në stadium për të mbështetur Kombëtaren shqiptare në ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, e cila do të luhet këtë mbrëmje në orën 20:00.

Përmes një reagimi publik, grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares ka bërë të ditur se do të bojkotojë sfidën, duke zgjedhur të marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë. Mesazhi i tyre ishte i qartë: “Nuk mundemi të shkojmë në stadium kur ndeshja zhvillohet në shesh… sot jemi në shesh.”

Ky vendim vjen si një formë reagimi dhe solidarizimi me qytetarët e mbledhur në protestë, ndërsa për herë të rrallë Kombëtarja do të luajë pa praninë e organizuar të Tifozave Kuqezi në tribuna.

Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë mungesa e tyre në atmosferën e stadiumit, teksa kuqezinjtë zbresin në fushë për përballjen e radhës përballë Luksemburgut.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.