Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Niko Goro. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga supermarketi i motrës së tij, e cila ka mbetur e plagosur nga të shtënat e armës, konfirmuan burime të “Panorama”.
Goro është qëlluar me arme zjarri dhe priten detaje te reja nga policia e cila ka nisur hetimet.
Viktima është baba i dy fëmijëve, rreth 45-vjeç.
Nga detajet e para mësohet se biznesmeni është qëlluar me 5 plumba.
Policia dyshon paraprakisht se autorët kanë qenë dy. Blutë kanë ngritur pika kontrolli të shumta për kapjen e autorëve.
Blutë e Himarës kanë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, teksa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës, që mund të kenë fiksuar momentet e ngjarjes dhe lëvizjet e autorit.