“Nëse do ishte natë, pallati nuk do ekzistonte”, kreu i zjarrëfikësve bën deklaratën e fortë për objektin që u shkrumbua nga zjarri

by S.M

Kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve, Bledar Bajrami, deklaron se nëse zjarri që përfshiu pallatin 10 katësh në rrugën “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë, do të kishte rënë natën, i gjithi do ishte shkrumbuar. 

I ftuar në një emision televiziv ai tha se nëse do ishte natë, do ishte e pamundur që të futeshin brenda.

Kreu i zjarrëfikësve: Po sikur të ishte natë? Si do futeshim? 

Pyetje- Nëse do ishte natë ky pallat nuk do ekzistonte?

Kreu i zjarrëfikësve: Dhe ashtu mund të themi. 

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Katër apartamente u shkrumbuan në pallatin 10-katësh që u përfshi nga flakët në rrugën ‘Sali Butka’, në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë. Flakët dëmtuan pjesërisht edhe 12 banesa, të cilat janë bërë të pabanueshme. Pas ngjarjes së rëndë, banorët e pallatit kaluan natën tek të afërmit e tyre dhe në hotele, ndërsa presin ekspertizën e grupeve të ekspertëve. Shumë banorë i kanë blerë hyrjet me kredi.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në një pajisje elektroshtëpiake në duplex-in në katin e fundit të pallatit 10 katësh, që është në pronësi të një mjeku.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.