Egnatia “rrëmben” objektivin e Partizanit, mbrojtësi i njohur rikthehet në Shqipëri (EMRI)

by S.M

Eneo Bitri tashmë mund të quhet lojtar i Egnatias. Mbrojtësi ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, për të firmosur me kampionët e vendit.

Partizani ishte po ashtu në garë për shërbimet e Bitrit, por në fund erdhi firma te rrogozhinasit. Dëshira e Egnatias për të arritur akordin me ish-kapitenin e “demave” u bë realitet. 29-vjeçari bëhet nga rikthimet e bujshme në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se ish-mbrojtësi i Kombëtares ishte për herë të fundit pjesë e Niregihazas në Hungari.

Më parë për Eneo Bitri-n janë interesuar edhe klube të tjera nga Shqipëria si Tirana. Egnatia ndërkohë përforcohet në fazën difensive përpara sfidave në Europë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.