Elbasani vjen “full”, Dinamo humbet një armë të rëndësishme në ndeshjen e sezonit

by KLIKOJE.AL

Dinamo ka vijuar prej ditësh me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Elbasanit dhe sot pritet t’i japë dorën e fundit përgatitjeve. Të besuarit e Dajës do të jenë sërish me mungesa të rëndësishme, por ndryshe nga sfida me Vllazninë, situata paraqitet më e mirë të paktën sa i përket rikuperimeve.

Nga mungesat e shumta që skuadra ka pasur, Teikseira është rikthyer në skuadër dhe po stërvitet me grupin, ashtu si edhe Qefalija e portieri Teqja. Në dyshim për këtë takim, vazhdon të mbetet Dejvi Bregu. Sulmuesi vlonjat ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe po menaxhohet nga stafi teknik për të mos rrezikuar një dëmtim edhe më të rëndë duke ditur se po afrojnë ndeshjet e Europës. Mungesa të sigurta, janë të konfirmuara ato të Faton Nezirit dhe Lorranit, të dy këta lojtarë të krahut të majtë të mbrojtjes.

Te Elbasani atmosfera duket pozitive dhe grupi po shkon drejt plotësimit të plotë. Stafi teknik ka marrë sinjale inkurajuese nga seancat e fundit stërvitore, ku skuadra është shfaqur e përqendruar dhe me moral më të lartë pas javëve jo të lehta në kampionat.

Përballja e së dielës konsiderohet si një mundësi e mirë për reagim, ndërsa verdheblutë synojnë të rikthejnë besimin dhe rezultatet pozitive në momentin më të rëndësishëm të sezonit. Lajmi më i mirë për ekipin është rikthimi në grup i kapitenit Bruno Lulaj dhe portierit Martin Janaçek, të cilët kanë munguar prej muajsh për shkak dëmtimi.

Të dy futbollistët janë bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe kanë zhvilluar seancat e fundit normalisht me grupin. Edhe pse vështirë se mund të jenë gati për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë, pritet që të paktën të jenë në pankinë, duke i dhënë më shumë siguri dhe eksperiencë skuadrës në këtë moment delikat të sezonit. Në kampin verdheblu besohet se skuadra po shkon drejt ndeshjes në gjendjen më të mirë të mundshme, me objektivin e qartë për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të vijuar garën për titull.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.