111
Një incident është shënuar mëngjesin e sotëm tek Parlamenti. Një 32 vjeçar ka tentuar të parkojë mjetin brenda oborrit të Parlamentit duke dëmtuar traun.
Menjëherë pas kësaj ai është shoqëruar nga policia e komisariatit Nr.1.
Burime për Ora News bëjnë me dije se 32 vjeçari i identifikuar si Mariglen Mujo Berisha, i komunitetit rom, dyshohet se kurohej me medikamente depresioni kohët e fundit.
Komandanti i gardës Gramoz Sako, ka mbërritur në Kuvend, për shkak se trau ka dalë jashtë funksionit ndërsa punonjësit e gardës e hapin traun manualisht.
Burime për Ora News bëjnë me dije se 32 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe jo në gjendje të mirë psikologjike.