560
Lorenc Pashja do të jetë trajneri i ri i Besës së Kavajës. Konfrimimi vjen nga vetë klubi kavajas që zyrtarizon ardhjen e tij në krye të skuadrës. Pashja do të jetë kështu zëvëndësuesi i Gugash Maganit që u largua nga skuadra dhe do të marrë drejtimin e Lushnjes.
Pashja e filloi sezonin që sapo u mbyll si trajner i Luzit dhe u largua në shkurt ndërsa tan ido të jetë në krye të Besës për sezonin e ardhshëm. Objektivi mbetet i njëjti: Të renditen në vendet e para të tabelës.
Presidenti Bizhdili ka premtuar ndërhyrje në merkato për të arritur këtë objektiv dhe priten disa lëvizje të bujshme në skuadër.