Kategoria e Parë/ Te Korabi fillojnë firot e para, pas Kekos largohet një tjetër sulmues (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Korabi nuk arriti të siguronte një biletë për t’u ngjitur në superiore ku u mposht nga ana e Erzenit në finalen e Play-Outit. Përpos kësaj dibranët tashmë duke se i pret një verë e nxehtë. Pas largimit të Albers Keko që do të transferohet te Partizani rradhën e ka një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Tiranës, Mario Beshiraj. Beshiraj i ka dhënë lamtumirë Korabit ditën e sotme duke dalë kështu një lojtarë i lirë në merkaton e verës. Ka qenë vetë futbollisti që e ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në Insta Story.

“Nder, privilegj dhe kënaqësi të luaja për këtë qytet. Falendroj presidentin e ekipit, Fehmi Meziu dhe të gjithë stafin teknik për mundësinë që më dhanë, çunat e ekipit dhe të gjithë tifozat dibranë”, ka shkruar Beshiraj në InstaStory.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.