Besa gjen menjerhere trajneri te ri. Bëhet me dije se finalja ndaj Egnatias është sfida e fundit për të në krye të Kukësit për trajnerin Emiljano Çela.
Finalja e Superkupës do të jetë lamtumira para merkatos për teknikun e klubit verior. Por, Çela do të mbetet në Kategorinë e Parë. Ai thjesht do të ndërrojë krahinë.
Pritet me shumë siguri që Besa të jetë destinacioni i radhës i trajnerit të bluve menjëherë pas mbylljes së impenjimeve në Superkupë ndaj rrogozhinasve.
Skuadra kavajase lufton për titullin dhe për ngjitjen në Superiore. Verdhezinjtë pritet t’ia bësojnë pankikën trajnerit të mirënjohur që nga administrator Biba i Kukësit u cilësua si më i miri i kategorisë së Parë.
Drejtuesi i kuëksit në intervistën e RTSH pohoi interesimin për trajnerin duke e cilësuar si një merkato trajnjerësh. Ai nuk pohoi largimin, thjesht oferta të mundshme e madje dhe nga jashtë shtetit.
LARGIMI I MIREL JOSËS
Aventura e trajnerit Mirel Josa te skuadra kavajase ka përfunduar në gjysmën e rrugës. Marrëdhënia mes Besës dhe trajnerit Mirel Josa ishte krisur që pas humbjes me Apoloninë, në javën e fundit. “Besës i uroj suksese dhe pres të takoj kryetarin e bashkisë, z. Fisnik Qosja”. Ai la të kuptohet se ka qenë kryetari i Bashkisë Kavajë, ai që mund ta ketë afruar ose mund të jetë takim kortezie për ta falënderuar kryebashkiakun Qosja për mbështetjen që i dha Besës dhe atij personalisht.