Besa do të ketë një pamje ndryshe në pjesën e dytë të sezonit, kur do të drejtohet nga Emiliano Çela. Kavajasit po bëjnë investime të tjera të rëndësishme për të fituar garën që kanë me skuadrat e Vorës dhe Flamurtarit për ngjitjen direkte në Superiore. Pas afrimit të trajnerit Emiliano Çela dhe sulmuesit Bedri Greca, klubi kavajas ka gjetur akordin edhe me një tjetër futbollist cilësor, me të kaluar në Kategorinë Superiore. Mësohet se argjentinasi Roberto Migone, është tashmë një futbollist i kavajasve.
Migone ka qenë pjesë e Erzenit që në verën e vitit 2023 dhe spikati me këtë skuadër në sezonin në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e shijakasve edhe në Kategorinë e Parë. Ai do të bëhet që nga janari pjesë e Besës, me shpresën që të ndihmojë këtë të fundit të ngjitet në elitë.
LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Besa gjen trajnerin e ri pas largimit të Mirel Josës, zbulohet emri i ri
Besa gjen menjerhere trajneri te ri. Bëhet me dije se finalja ndaj Egnatias është sfida e fundit për të në krye të Kukësit për trajnerin Emiljano Çela. Skuadra kavajase lufton për titullin dhe për ngjitjen në Superiore. Verdhezinjtë pritet t’ia bësojnë pankikën trajnerit të mirënjohur që nga administrator Biba i Kukësit u cilësua si më i miri i kategorisë së Parë. Drejtuesi i kuëksit në intervistën e RTSH pohoi interesimin për trajnerin duke e cilësuar si një merkato trajnjerësh. Ai nuk pohoi largimin, thjesht oferta të mundshme e madje dhe nga jashtë shtetit.