336
Është publikuar në Fletoren Zyrtare akti normativ i qeverisë që bën të detyrueshme mbajten e maskave në të gjitha ambientet e hapura dhe të mbyllura.
Ashtu siç është lajmëruar edhe më herët, shkelësit e këtij rregulli gjobiten me 3000 lekë dhe nëse shkelja përsëritet masa administrative arrin deri në 5000 lekë.
Gjobat do të vendosen nga Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake dhe ekzekutimi i saj do të bëhet në faturën e energjisë elektrike të shkelësit.