Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: shendeti

  • Mjekët zbulojnë kurën perfekte: Ja çfarë të bëni pas helmimit nga ushqimi

    Mjekët zbulojnë kurën perfekte: Ja çfarë të bëni pas helmimit nga ushqimi

    Helmimi nga ushqimi ndodh kur konsumohen ushqime ose pije të kontaminuara. Megjithëse janë të pakëndshme, shumica e rasteve të helmimit nga ushqimi priren të pastrohen brenda disa ditësh pa pasur nevojë për trajtim. Njerëzit që janë diagnostikuar ose dyshojnë se kanë helmim nga ushqimi mund të pyesin se si do të ndikohet dieta e tyre.

    Simptomat e zakonshme të helmimit me ushqim përfshijnë marrje mendsh, diarre dhe të vjella. Pas kalimit të këtyre simptomave të pakëndshme, ekspertët rekomandojnë që ta lini stomakun të qetësohet ose të pushojë duke u përmbajtur nga ushqimi dhe pijet për disa orë. Pasi stomaku të qetësohet, rekomandohet:

    Qëndroni të hidratuar: Për shkak se të vjellat dhe diarreja zbrazin me shpejtësi lëngjet e trupit duke çuar në dehidrim, sigurimi i marrjes së mjaftueshme të lëngjeve është jetik për të ndihmuar trupin të luftojë efektet e helmimit nga ushqimi. Pirja e ngadaltë e sasive të vogla të ujit është një pikënisje e shkëlqyer. Mund të përdoren gjithashtu elektrolit ose pije sportive, por mund të kenë nevojë të hollohen me ujë nëse përmbajnë shumë sheqer që mund të shqetësojë stomakun. Sodat pa kafeinë, çaji dhe lëngjet e perimeve ose pulës mund të konsumohen gjithashtu për të siguruar elektrolite dhe hidratim.

  • Sallatë me lakër të kuqe dhe arra – Mrekulli për shëndetin!

    Sallatë me lakër të kuqe dhe arra – Mrekulli për shëndetin!

    Lakra e kuqe shpesh përdoret për të zëvëndësuar sallata të ndryshme, por kjo perime është e nënvlerësuar.

    Lakra e kuqe është më e fuqishme se lakra e bardhë në aspektin shëndetësor.

    Lakra e kuqe përmban 85% të dozës ditore të vitaminës C, ndërsa lakra e bardhë ka vetëm 47 përqind, madje lakra e kuqe ka më shumë Vitaminë C se sa portokallet.

    Kur vjen puna tek hekuri, lakra e kuqe ka dyfishin në krahasim me lakrën e bardhë. Sa i përket antioksidantëve, lakra e kuqe është triumfatore dhe superiore.

    E vetme ose në kombinim me produkte të tjera, lakra e kuqe ia del mbanë të kënaqë shijen dhe të zbukurojë çdo gosti e tryezë.

    Lakra e kuqe kombinohet në mënyrë mbresëlënëse me arrat.

    Të dyja plotësojnë njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe aromë.

    Lakra e kuqe përmban më shumë antioksidantë se çdo lakër tjetër.

    Sallata me lakër të kuqe dhe arra mund të plotësohet edhe me dardha.

    Këto të fundit janë të pasura me fibër ndërkohë që arrat janë të shkëlqyera për zemrën  falë acideve yndyrore omega-3.

    Falë këtyre vlerave, kjo sallatë është perfekte për vjeshtën dimrin.

    Mineralet dhe Vitaminat që përmban sallata me lakër të kuqe dhe arra

    Bakri është një mineral i rëndësishëm për zhvillimin e mielinës , një lëndë që vesh dhe qetëson nervat.

    Ky mineral është gjithashtu i rëndësishëm për transformimin e melaninës e cila është e përfshirë në pigmentimin e flokëve, syve dhe lëkurës.

    Fibra, është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe për uljen e kolesterolit.

    Mangani është i rëndësishëm për shëndetin nervor.

    Acidet yndyrore Omega-3 që parandalojnë sëmundjet e zemrës, ulin kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

    Kaliumi ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

    Vitamina C është e dobishme për sistemin imunitar dhe indet.

    Vitamina K është e rëndësishme për kockat dhe gjakun

    Përbërësit e sallatës

    Gjysëm qepe të ëmbël

    200 gramë lakër të kuqe të prerë hollë.

    1 lugë çaji me mjaltë.

    1 lugë gjelle me uthull molle.

    1 lugë gjelle me lëng molle, pa sheqer shtesë.

    1 lugë gjelle me vaj ulliri

    50 gramë arra të coptuara.

    Gjysëm luge çaji me kripë

    Një majë luge çaji me piper

    1 dardhë mesatare nëse dëshironi

    Udhëzimet

    Priteni lakrën hollë.

    Prisni qepën dhe shtojeni në enë.

    Nëse në sallatë dëshironi dardhat, pritni në copa të vogla dhe hidhini në enë.

    Në vijim, në një enë tjetër të shtoni uthullën e mollës, mjaltin, lëngun e mollës, vajin e ullirit, kripën, piperin dhe përziejini mirë.

    Më pas hidheni salcën e krijuar sipër sallatës.

    Shtypini arrat me dorë dhe më pas shtojini në sallatë.

    Servireni me gatime të tjera ose veçmas për një drekë të lehtë.

  • Ja vlerat shëndetësore të rrushit të kuq kundër plakjes së parakohshme

    Ja vlerat shëndetësore të rrushit të kuq kundër plakjes së parakohshme

    Rrushi konsiderohet një nga frutat më të shëndetshëm. Ai është një burim i shkëlqyer vitaminash, mineralesh, fibrash dhe acidesh yndyrore.

    Rrushi është plot e për plot me ushqyes që i bëjnë mirë lëkurës, zemrës dhe enëve të gjakut.

    Atë e gjejmë në ngjyrën e zezë, të kuqe dhe të bardhë

    Në larminë e këtij fruti, ekspertët janë të bindur që rrushi i kuq është ndër më të shëndetëshmit.

    Të gjitha tipet e rrushit i përkasin të njëjtës familje botanike, por janë specie të ndryshme, ndonëse gjenden me shumicë në të gjithë botën.

    Të gjitha varietetet e rrushit janë të pasur me ushqyes, minerale dhe vitamina por rrushi i kuq dhe ai i zi kanë më shumë antioksidantë.

    Vlerat Shëndetësore Të Rrushit Të Kuq

    Rrushtë e kuq transformohen në verë, reçelëra, marmalada apo edhe lëngje të ndryshme.

    Rrushtë e kuq janë të pasur me antioksidantë siç është resveratroli dhe flavonoidë të tjerë që eliminojnë radikalet e lira dhe luftojnë plakjen e parakohshme dhe shenjat e saj.

    Antioksidantët tek rrushi i kuq stimulojnë imunitetin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare apo edhe kancerit.

    Këto kokrra të shijshme përmbajnë edhe melatoninë, një hormon që rregullon gjumin dhe ndërveprimin e hormoneve të tjera.

    Si Të Zgjedhësh Varietetin e Duhur Të Rrushit Të Kuq 

    Në mënyrë që të blini rrushtë me përqendrimin më të lartë të antioksidantëve dhe ushqyesve, ekspertët sugjerojnë përzgjedhjen e kokrrave të pjekura dhe në formë të plotë të rrushit.

    Kokrrat nuk duhet të jenë të vyshkura apo të rrudhosura por të forta e plot shkëlqim.

    Mënyra kryesore për të parashikuar ëmbëlsinë e rrushit është ngjyra.

    Ngjyra e kuqe duhet të jetë e thellë që të sinjalizojë ëmbëlsinë.

    Nëse për një arsye a tjetër, rrushi i blerë në market rezulton të jetë jo shumë i ëmbël, atëherë lëreni rrushin të piqet edhe për dy ditë të tjera dhe më pas konsumojeni sipas dëshirës.

  • 8 problemet shëndetësore që shfaqin simptomat e tyre në sy

    8 problemet shëndetësore që shfaqin simptomat e tyre në sy

    Sytë pasqyrojnë gjendjen tonë emocionale e shpirtërore e jo vetëm. Sipas ekspertëve më shumë se 30 gjendje shëndetësore shfaqin simptoma në sy.

    Prandaj doktorët e syve janë zakonisht të parët që pikasin probleme të caktuara në trup.

    Ja cilat janë ato:

    1. Njollat e kuqe – Të shkaktuara nga pikat e gjakut në sy, mund të jenë shenjë e diabetit, një sëmundje që po përhapet gjithmonë e më shumë tek njerëzit. Kur rriten nivelet e sheqerit në gjak, enët e gjakut fillojnë të bllokohen dhe të ënjten. Kështu mund të plasin enët e vogla të gjakut në retinë, duke shkaktuar gjakderdhje. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë probleme me shikimin, madje dhe verbim.

    2. Sytë e përgjakur – Mund të shkaktohen edhe nga shumë gjendje të tjera shëndetësore, duke filluar nga një kollë intensive deri tek infeksioni fungal.

    3. Sytë e skuqur, të acaruar apo të ënjtur – Janë shpesh simptoma të alergjive, të shkaktuara nga ajrit i ndotur, pluhuri ose grimcat e ngurta.

    4. Sytë e tharë – Janë efekt anësor si të përdorimit të kompjuterit ashtu edhe të disa ilaçeve, si pilulat e gjumit, ato për lehtësimin e dhimbjeve, depresionit etj. Sëmundjet autoimune mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të syve, sidomos sindroma Sjögren, që dëmton gjëndrat zbutëse dhe prekin më shumë të moshuarat.

    5. Të shohësh vetëm larg – Shumë njerëz me kalimin e moshës e humbasin aftësinë për t’u fokusuar në gjërat që i kanë afër, si tek menytë në restorant, megjithatë, edhe disa ilaçe të caktuara, si antidepresantët, mund ta shkaktojnë këtë gjendje, të quajtur largpamësi, në moshë më të hershme.

    6. Vizioni i turbullt – Mund të shkaktohet nga një listë e gjatë problemesh shëndetësore, megjithatë, për ata që janë të rrezikuar nga tensioni i lartë i gjakut, mund të jetë një shenjë që duhet të kontrollohen menjëherë tek mjeku. Në rastet kur shikimi fillon të errësohet nga efektet anësore të hipertensionit, duhet të merret menjëherë një trajtim mjekësor, pasi rrezikohet shikimi.

    7. Melanoma – Okulistët mund të jenë të parët që mund të zbulojnë disa lloje kanceri. Një okulist mund të kontrollojë për melanomën okulare, një formë e rrallë e melanomës që zakonisht nuk mund të zbulohet duke u parë në pasqyrë. Nëse përjashtohen shkaktarët e tjerë të presionit ose dhimbjeve në sy, ekspertët thonë se okulistët mund të vërejnë për një tumor të mundshëm në tru.

    8. Kolesteroli i lartë – Mund të shkaktojnë shpesh unaza të bardha përreth syve, si dhe njolla të verdha tek qepallat. Këto shenja shfaqen më shumë tek të moshuarit, megjithatë, në çdo rast, ata mund të paralajmërojnë se duhet të bëhet një kontroll i niveleve të kolesterolit.

    Mjeku endokrinolog pediatër, shpjegon dëmet që mund të shkaktojë mungesa e kësaj vitamine në organizëm. Një rëndësi të veçantë është ushqyerja e fëmijëve me gji dhe ekspozimi i gjatë në diell.

  • Ja si e ndihmojnë shëndetin tuaj 8 gota ujë në ditë!

    Ja si e ndihmojnë shëndetin tuaj 8 gota ujë në ditë!

    Konsumimi i tetë gotave ujë në ditë është një rekomandim i vjetër, i cili sipas mjekëve garanton shëndetin e të gjithë trupit. Por tani, një studim i ri ka zbuluar se pirja e një sasie të mjaftueshme të ujit e parandalon jo vetëm dehidratimin e trupit, por mund ta garantojë njashtu edhe shëndetin e zemrës për madje dekada më vonë.

    “Studimi ynë sugjeron se një hidratim i mirë mund të parandalojë ose të paktën të ngadalësojë ndryshimet brenda zemrës, të cilat mund të çojnë pastaj në probleme të rënda që shkaktojnë atak apo arrest kardiak”, ka thënë autorja e studimit, Natalia Dmitrieva, nga Instituti Kombëtar i Zemrës, Mushkërive dhe Gjakut, pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Francë. “Të dhënat tregojnë se duhet që t’i kushtojmë vëmendje të theksuar sasisë së lëngjeve që konsumojmë përditë dhe të ndërmarrim veprime nëse zbulojmë se pimë shumë pak”, ka shtuar ajo, kanë raportuar mediat britanike.

    Ekspertët kanë rekomanduar gjithashtu që gratë të pinë 6 deri në 8 gota ujë çdo ditë.

    Për meshkujt, shifra është 8 deri në 12 gota në ditë. Pavarësisht kësaj këshille, sondazhet kanë zbuluar se shumë njerëz nuk janë as afër arritjes së kësaj norme.

    Autorët e studimit kanë shtuar se analiza e nivelit të sodiumit në gjak u siguron shkencëtarëve një njësi matëse të saktë që tregon se sa në të vërtetë është i hidratuar një person.

    Kur njerëzit pinë më pak ujë, përqendrimi i sodiumit në trupat e tyre rritet. Trupi i njeriut reagon ndaj kësaj, duke u përpjekur që ta ruajë sasinë e ujit dhe duke shkaktuar procese biologjike që shkaktojnë probleme serioze në zemër.

    “Është e natyrshme të mendohet se niveli i hidratimit dhe i sodiumit ndryshojnë çdo ditë, në varësi të sasisë së ujit që pimë në ditë. Gjithsesi, përqendrimi i sodiumit mbetet brenda një kufiri të ngushtë për periudha të gjata, gjë që ka të ngjarë të lidhet me konsumin e zakonshëm të lëngjeve”, ka shpjeguar mjekia Dmitrieva.

    Studiuesit i ekzaminuan nivelet e sodiumit nga mesi i 15,792 të rriturve, të cilët kanë marrë pjesë në studimin e Rrezikut të Atherosklerozës në Komunitete (ARIC). Të gjithë pjesëmarrësit ishin të moshës midis 44-66-vjeçare.

    Autorët e studimit regjistruan gjurmët e hidratimit të secilit person dhe trashjen e mureve të barkushes së majtë të zemrës, që është dhoma kryesore e pompimit. Kjo lloj trashjeje (ose hipertrofi e ventrikulit të majtë), është një pararendës i zakonshëm i dështimit të funksionimit të zemrës.

    Studimi ka zbuluar gjithashtu për përqendrim më të lartë të sodiumit gjatë moshës së mesme dhe kjo ka treguar për një lidhje me dështimin e funksionimit të zemrës dhe hipertrofinë e ventrikulit të majtë më vonë gjatë jetës.

    Për më tepër, studiuesit kanë zbuluan se çdo rritje prej 1 mmol/l në përqendrimin e sodiumit e rrit për 1.2 për qind mundësinë për të zhvilluar hipertrofi të ventrikulit të majtë dhe për 1.11 për qind gjasën për të vuajtur nga problemet e zemrës.

  • Si ndikon shikimi i tepërt i televizorit në moshë të mesme për shëndetin e trurit

    Si ndikon shikimi i tepërt i televizorit në moshë të mesme për shëndetin e trurit

    Sipas të dhënave, sa më shumë televizor të shihni në moshë të mesme, aq më shumë rrezikohet shëndeti i trurit në vitet pasuese.

    Studimet e përdorën shikimin e televizorit si një masë për të matur kohën e shpenzuar duke qëndruar ulur.

    Gjetjet e studiuesve treguan se njerëzit që shihnin televizor në mënyrë të moderuar ose të tepruar, përjetuan një rënie më të madhe të aftësive njohëse, patën një vendimmarrje më të dobët dhe një kontroll jo të mirë të muskujve.

    Studiuesit gjithashtu zbuluan se ndikimi i aktivitetit fizik nuk ishte i mjaftueshëm për të luftuar këtë ndikim negativ.

    Por kjo nuk do të thotë që duhet të hiqni dorë nga aktiviteti fizik.

    Sipas shkencës të qenurit joaktiv dhe qëndrimi ulur për shumë kohë, rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2, kancerit të zorrës së trashë, mushkërive dhe vdekjes së parakohshme.

    Çfarë mund të bësh për të përmirësuar shëndetin e trurit

    Gjëja më e rëndësishme është të marrësh parasysh se çfarë tjetër mund të bësh në vend që të shohësh televizor.

    Ekspertët sugjerojnë që të zgjidhni aktivitete që janë të mira për shëndetin e zemrës, trurit dhe trupit.

    Të kujdesesh për regjimin ushqimor dhe të jesh aktiv në shoqëri, mund të zvogëlojë rrezikun e rënies së aftësive njohëse.

    Me fjalë të tjera, aktivitetet që mbështesin shëndetin tuaj sot mund të jenë çelësi për të mbrojtur shëndetin e trurit tuaj në vitet pasuese.

    Në vend që të marrësh telekomandën, merr një libër interesant ose bëj një shëtitje.

    Gjithashtu është e rëndësishme të zgjidhni aktivitet që ju pëlqejnë, në mëyrë që t’i ndiqni ato.

    Ju gjithashtu mund të zgjidhni të bëni edhe aktivitete që stimulojnë funksionimin e trurit. Aktivitete të till mund të jenë thurja, plotësimi i fjalë fryqeve ose luajtja e një instrumenti.

    Megjithatë ky kërkim ende nuk ka gjetur shkaqet se përse kjo gjë ndodh. Prandaj shkencëtarët shprehen se nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar këtë lidhje.

  • Këto janë ushqimet që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet gjatë ndryshimit të stinëve

    Këto janë ushqimet që ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet gjatë ndryshimit të stinëve

    Lëkura cilësohet si organi më i madh i trupit dhe nga më të ndjeshmit ndaj ndryshimeve që ndodhin papritmas.

    Këtu futen ndryshimet në rutinën tuaj të përditëshme apo ato atmosferiket.

    Dihet tashmë që ndryshimi i stinëve sjell edhe ndryshim të madh në flokë e lëkurë.

    Për të parandaluar këtë proces që të ndodhë dhe për të bërë ndryshimin nga i ngrohti në të ftohtë për lëkurën tuaj vijnë në ndihmë disa ushqime të caktuara.

    Frutat tropikale gjatë verës

    Për një lëkurë që shkëlqen gjatë verës kujdesuni të konsumoni sa më shumë fruta tropikale.
    Me përmbajtje të lartë uji dhe vitaminash, këto fruta do ta ndihmojnë lëkurën tuaj të luftojnë efektet e çdo dehidratimi që mubd t’ju ndodhë gjatë verës.

    Për shembull, mango është e pasur me mikronutrientë por gjithashtu përmban antinflamatorë që mbrojnë lëkurën tuaj nga çdo dëmtim i ADN-së nëse jeni djegur nga dielli i fortë i verës.

    Shalqiri siç edhe e dini është jashtëzakonisht i pasur me ujë.

    Gjithashtu ndihmon edhe ne çdo sjqetësim që mund të keni me aknet apo puçrrat.

    Kjo për shkak të aftësisë së tij për të nxjerrë jashtë trupit toksinat.
    Përmban gjithashtu likopen, i cili ju ndihmon të keni lëkurë më të butë dhe të shkëlqyeshme.

    Kunguj në vjeshtë

    Vjeshta është koha kur trupat tanë fillojnë të përshtaten me ndryshimet e stinës së ftohtë dhe kjo është lehtësisjt e dukshme në lëkurën tonë.

    Gjatë këtyre muajve, ashtu si ne fillojmëtë përgatitemi për dimrin kështu bën edhe lëkura jonë kështu që shfrytëzoni ushqimet sezonale për të ndihmuar në këtë tranzicion.

    Farat e kungullit dhe kungulli i vjeshtës veçanërisht, janë një nga burimet kryesore të beta karotenit, të cilin trupi e shndërron në Vitaminë A që është thelbësore për rigjenerimin e qelizave të lëkurës.

    Kungulli mbron gjithashtu lëkurën nga dëmtimi i rrezatimit ultraviolet, i cili është i ashpër mbi lëkurë edhe në ditët më të ftohta të vitit.

    Filloni gjithashtuntë përfshini në dietën tuaj arra, kokrra dhe bishtajore për të marrë sa më shumë acide yndyrore dhe hidratim të lëkurës gjatë vjeshtës.

    Yndyrna të shëndetshme gjatë gjithë dimrit

    Ata që jetojnë në vende shumë të ftohta do të dëshmojnë se ekstremitetet e motit janë më të dëmshmet për lëkurën.

    Nëse jetoni në një zonë me erëra të forta ose ku bie shumë dëborë gjatë dimrit  duhet të kërkoni për çdo hidratues natyral që vjen nga ushqimet.

    Yndyrnat e shëndetshme si avokado, peshku vajor dhe arrat dhe farat veprojnë si një hidratues natyral për lëkurën duke ndihmuar në rregullomin e yndyrës në trup.

    Gjithashtu ushqimet e pasura me omega-3 veprojnë si antinflamatorë të fuqishëm për sëmundje të lëkurës si ekzema dhe psoriaza.

    Ushqime të pasura me vitaminë C në pranverë

    Kjo vitaminë e tretshme në ujë është një nga antioksidantët më të fuqishëm që mund të përfshijmë në dietat tona.
    Një vitaminë e cila është jetike për detoksifikimin dhe luftimin e radikalëve të lirë, duke ngadalësuar përfundimisht procesin e plakjes.

    Ashtu sikurse mund të përdorni ndonjë serum vitamine C për të pasur një lëkurë rrezatuese e të ndritshme edhe të konsumosh ushqime të pasura me vitaminë C është e njejta gjë.

    Pranvera është periudha kur trupat tanë fillojnë të shkëputen nga gjumi letargjik i dimrit dhe kërkojnë më shumë energji e kujdes.

    Kshtu konsumoni sa më shumë luleshtrydhe, portokallë, limonë e speca.

    Një këshillë përgjatë gjithë vitit do të ishte të mos harroni të konsumoni shumë ujë pasi kjo do të ndihmojë shumë në mbajtjen e një lëkure të shëndetëshme e të re.

  • Kujdes!!! Këto gabime që bëni me prerjen e thonjve mund të ndikojnë në shëndetin tuaj

    Kujdes!!! Këto gabime që bëni me prerjen e thonjve mund të ndikojnë në shëndetin tuaj

    Po, e keni bërë, por ekziston një mënyrë e saktë dhe një mënyrë e gabuar për të prerë thonjtë.

    Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, heqja e kutikulave është një nga gabimet më të mëdha në kujdesin e thonjve. Shkurtimi i kutikulave mund ta bëjë më të lehtë për bakteret e këqija që të punojnë në rrënjën e thonjve dhe kjo mund të çojë në një infeksion. Dhe ky nuk është gabimi i vetëm që njerëzit bëjnë kur I presin thonjtë e tyre.

    Mënyra se si filloni dhe përfundoni procesin e prerjes së thonjve është e rëndësishme. Para prerjes së thonjve tuaj, sigurohuni që t’i zbusni ato në ujë të ngrohtë për t’i bërë më fleksibël dhe më të lehtë për tu prerë.

    Prerja e thonjve: Për pjesën më të madhe, thonjtë duhet të jenë të prera në mënyrë të drejtë. Një prerje e lehtë sipas formës është në rregull, por nëse e provoni këtë në thonjtë e këmbëve do t’i  bëjë ato të rriten brenda në mish. Ju mund të preferoni thonjtë e gjatë nga ato më të shkurtra, por kjo nuk është zgjedhja më e shëndetshme. Thonjtë e shkurtër qëndrojnë më të pastër dhe thyhen më pak, gjë që është e mirë për pamjen tuaj dhe shëndetin tuaj.

    Paraqitja e thonjve: Kur limoni thonjtë tuaj, sigurohuni që ta bëni vetëm në një drejtim jo njëherë anash pastaj drejt.. Kjo i bën skajet e thonjve tuaj të jenë të qetë dhe mishin mos të irritohet. Ky duket si një detaj i vogël, por në të vërtetë ndikon në fuqinë e thonjve tuaj. Kur të keni mbaruar, hidratoni duart dhe thonjtë për t’i mbajtur ato të forta.

  • Patatet e ëmbla/ Përfitimet shëndetsore për sistemin imunitar

    Patatet e ëmbla/ Përfitimet shëndetsore për sistemin imunitar

    Patatet e ëmbëla ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore dhe për shumë njerëz ato janë ushqimi i preferaur.

    Por nga të gjitha përfitimet, efekti kryesor i konsumit të patateve të ëmbla, është rritja e imunitetit për shkak të beta karotenit.

    Ato përmbajnë sasi të larta të beta karotenit, një lëndë ushqyese që shndërrohet në vitaminë A.

    Vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen e përgjigjes imune të trupit ndaj disa patogjenëve, duke mbajtur larg infeksionet dhe duke na mbajtur të shëndetshëm.

    Të mirat e kësaj patate i përjeton edhe sistemi tretës sepse ajo ul ndjeshëm rreziqet që vijnë nga metalet apo radikalet e lira.

    Është një ide e shkëlqyer t’i shtoni pak yndyrë gatimeve tuaja me patate të ëmbël, pasi në këtë mënyrë garantoni çlirimin e plotë të beta karotenit në këtë perime.

    Do të mjaftojë vetëm një minimum prej 3-5 gramë yndyrë në formën e një luge gjelle me vaj ulliri të mirë dhe magjia është gati.

    Nga ana tjetër, përgatitja në avull e patateve të ëmbla ka avantazhe kundrejt zjerjes apo pjekjes në furrë për shkak se ruan më mirë vlerat ushqimore dhe garanton nivele më cilësore të sheqerit.

    Patatet e ëmbla janë të pasura në antioksidantë. Gjithashtu ato përmbajnë elementë anti-inflamatorë dhe ofrojnë përmirësime të ndjeshme në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

    Për të gjitha arsyet e renditura më sipër, ka ardhur koha të filloni të shtoni më tepër patate të ëmbla në regjimin tuaj ushqimor!

    Më poshtë keni disa mënyra se si t’i konsumoni ato.

    Patate e mbushur

    Shijoni një patate të ëmbël të pjekur të ngrohur, të mbushur me kos, granola dhe boronica të freskëta, për të marrë më shumë antioksidantë!

    Vezë të skuqura me perime dhe patate të ëmbla

    Shijoni këtë kombinim të këndshëm duke përdorur patate të ëmbla, speca, vezë dhe pançetë.

    Pite tw mbushura me fasule të zeza dhe patate të ëmbla

    Përdorni një patate të ëmbël dhe fasulet e zeza, për një vakt me bazë bimore. Shtoni gjithashtu qepë, piper, salcë dhe erëza.

    Patate ëmbla të pjekura

    Këto patate të mund të shijohen fare lehtë vetëm duke i pjekur.

  • Muskuj të fortë për imunitet më të fuqishëm/ Ja kujdesi që ju duhet

    Muskuj të fortë për imunitet më të fuqishëm/ Ja kujdesi që ju duhet

    Një studim i kryer së fundmi nga Qendra e Kërkimeve për Kancerin në Gjermani, arriti në përfundimin se muskujt luajnë një rol thelbësor tek imuniteti.

    Kur trupi preket nga sëmundjet e rënda shoqërohet më një humbje të masës muskulore dhe dhjamore.

    Si masa muskulore dhe ajo dhjamore e duhur, arrin të mbrojnë trupin dhe ta bëjnë atë më të fortë.

    Duke patur muskuj të shëndetshëm, sistemi imunitar ka një mbështetje në luftimin e sëmundjeve të ndryshme.

    Duke qenë se imuniteti jonë që të funksionojë përdor një pjesë të muskujve dhe rezervave të dhjamit të shëndetshëm, aktiviteti fizik bëhet akoma edhe më i rëndësishëm.

    Mjekët dhe ekspertët e fushës thonë se përveç ecjes, e cila sigurisht është e favorshme, duhet të krijojmë një hapësirë edhe për stërvitje.

    Ushtrime të thjeshta për këmbët, zonën e barkut, krahët e shpinën ndihmojnë trupin që të largojë masat me dhjamin e dëmshëm, ose atë kaf dhe forcimin e muskujve.

    Muskuj të shëndetshëm dhe të fortë bëjnë të mundur që trupi juaj të jetë një armë e fortë kundër sëmundjeve.

    Qarkullimi i gjakut do të përmirësohet duke ndihmuar sistemin imunitar që të prodhojë lehtësisht qelizat e bardha.

    Këto qeliza janë të qenësishme për mbrojtjen e organizmit nga çdo faktor i jashtë.

    Një nga grupmoshat që duhet të ketë shumë kujdes për masën muskulore është 40-60 vjetarët.

    Pikërisht në këtë fazë të jetës trupi shfaq dhe shenjat e para të plakjes, ku njëra prej tyre është rënia e muskujve.

    Pesha fillon të shtohet më shpejt dhe sëmundjet nisin e zënë vend.

    Aktiviteti fizik të pakën 3-4 herë në javë tanimë është një domosdoshmëri.

    Nuk ka nevojë që të shkoni në palestra apo të futeni në programe të cilat nuk do t’i ndiqni dot.

    Fillojeni ngadalë duke shtuar hapat që bëni në ditë. Bëni më shumë punë shtëpie, nëse keni kafshë shtëpiake luani me ta.

    Mund të dilni për vrap të lehtë në parkun pranë shtëpisë suaj apo të bëni ecje sportive.

    Sigurisht edhe ushtrimet për zonën e barkut dhe për krahët janë të thjeshta dhe mund t’i kryeni edhe në shtëpinë tuaj.

    Sigurohuni që në një mënyrë apo tjetrën të mbani trupin tuaj në lëvizje dhe të shëndetshëm.

    Pasi muskuj të fortë do të thotë imunitet më i fuqishëm!