Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: maska

  • A e dini cila është origjina e maskave të karnavaleve?!

    A e dini cila është origjina e maskave të karnavaleve?!

    Karnavalet! Të gjithë me maska, për t’u veshur, fshehur, argëtuar dhe bërë shaka. Por cila është origjina e tyre? Çfarë kuptimi dhe rëndësie kanë pasur ato në historinë e njerëzimit?

    Në lëkurë, dru, metal, kocka, pëlhura, gurë dhe terrakota: Që nga kohërat parahistorike, njeriu e ka fshehur fytyrën pas maskave. Në rituale dhe kulte, funerale, teatro apo karnavale.

    “Nga pikëpamja antropologjike, maska është një simbol i rëndësishëm, i pranishëm në shumicën e kulturave dhe transversal në të gjitha epokat”.

    Simboli i fytyrës, pjesa kryesore e kokës ku përqendrohej fuqia, përdorej dhe përdoret ende për qëllime të ndryshme, por në përgjithësi mund ta përkufizojmë si një mjet për të përfaqësuar diçka duke fshehur diçka tjetër”- thotë antropologu Masimo Çentini.

    Ndër të parët që mbanin një maskë të tillë, më i famshmi është padyshim shamani i pikturuar 17-12 mijë vjet më parë nga duart e një njeriu të Epokës Paleolitike në një mur në shpellën Trua Frere në Francë. Studiuesit kanë hipotetizuar prej kohësh se maska e tij e drerit, kishte një funksion simbolik në ritualet e gjuetisë, por sot teza vihet në pikëpyetje.

    “Mendoj se mund të jetë një maskim praktik për t’iu afruar gjahut. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: Sot, ashtu si atëherë, vendosja e maskës ishte një operacion ritual, i kryer nga njerëz që kishin një rol të veçantë në komunitet, për të krijuar një lidhje midis botës së dukshme të njerëzve dhe botës së padukshme të shpirtrave ose Perënditë”- nënvizon eksperti italian.

    Lidhja me botën tjetër ishte aq e fortë, saqë shpeshherë maskat dhe vdekja shkonin dorë për dore. Ndonjëherë duke kundërshtuar efektet e dëmshme të Njeriut më Kosë, një imazh që simbolizon vdekjen, dhe të tilla ishin maskat mikenase dhe egjiptiane. Dy më të famshmet ishin ajo e Agamemnonit (rreth vitit 1550 Para Krishtit) dhe të faraonit Tutankhamun (vitit 1323 Para Krishtit).

    Që të dyja prej ari, dhe të karakterizuara nga tipare realiste, ato përfaqësonin “fytyrën e përjetshme” të të ndjerit. “Ishte një mënyrë për të ndaluar procesin e kalbjes së trupit. Por në kultura të ndryshme, maska ishte gjithashtu një mjet për të ruajtur tiparet e të ndjerit. Si fotot tona mbi varret e sotme”- shpjegon Çentini.

    Në Romën e lashtë, atdheun e kultit të individit, dëshira për të ruajtur fizionominë e njerëzve të dashur u shndërrua në Ius Imaginum, një privilegj që u njihej fisnikëve, i përshkruar edhe nga Polibi (shek.II Para Krishtit): Pas laudatio funebris, të vdekurin e varrosin në varr ,e ritet e zakonshme të varrimit dhe imazhi i tij, i mbyllur në një arkë prej druri, çohet në vendin më të dukshëm të shtëpisë”- shkruan historiani grek.

    Imazhi në fjalë ishte një maskë prej dylli, e marrë direkt nga fytyra e të ndjerit. Ashtu siç bëjnë gjyshërit tanë me fotografitë e vjetra, maskat e të ndjerëve hiqeshin nga ai lloj albumi i madh familjar 3D vetëm në raste të veçanta, për t’u veshur nga njerëz me tipare të ngjashme me pronarët e dikurshëm, të cilët parakalonin gjatë ceremonive të sakrificave publike apo funeraleve të të afërmve prestigjiozë.

    “E kush nuk do të nxitej nga pamja e imazheve, që ishin të gjalla dhe frymëzuese?”-pyeste Polibi. Etruskët, grekët dhe romakët i zbukuronin dyert e pallateve dhe qyteteve me fytyrat e kujdestarëve të tmerrshëm e me fuqi të mbinatyrshme. Këto maska kishin një funksion apotropaik (nga greqishtja apotrépein, “për të larguar”), pra shërbenin për të frikësuar dhe mbajtur larg shpirtrat e këqij.

    Megjithatë, gjatë ceremonive rituale, një maskë e varur mbi një shtyllë mjaftonte për të garantuar praninë e një hyjnie. Historianët spekulojnë se ky ishte funksioni i ovaleve gëlqerore, të prodhuara nga njerëzit e neolitit rreth 7000 vjet më parë.

    Dhe sigurisht po këtë funksion kishin maskat e Dionisit që grekët i vendosnin mes gjetheve gjatë riteve të egra të natës për nder të Zotit të Dehjes. Për grekët e lashtë shfaqjet e para teatrale, që u zhvilluan në Athinë gjatë festave për Dionisin, kishin një vlerë fetare. Nuk e dimë nëse ishte kjo arsyeja që nga fundi i shekullit VI P.E.S, paraardhësi mitik i familjes së madhe të tragjedianëve grekë, Tespis, i nxiti aktorët e tij që t’i mbanin ato në skenë.

    Megjithatë, arsyet teknike për këtë zgjedhje janë të pamohueshme. Maska i jepte mundësi një burri të vetëm të luante role të shumta, dhe të kompensonte mungesën e grave, të cilat e kishin të ndaluar të dilnin në skenë. Po ashtu, maska i lejonte aktorët të ndryshonin “statusin” e tyre dhe të shpreheshin në një mënyrë që përndryshe konsiderohej e pahijshme.

    Karnavalet janë momenti në të cilin rregullat përmbysen dhe realiteti mund të shtrembërohet, në një përmbysje të roleve shoqërore që rrjedhin nga tradita romake e Saturnalias. Në këto festime të lashta fetare, zhdukeshin ndarjet dhe detyrimet klasore, duke u lënë vendin festimeve.

    E njëjta gjë ndodhte në Festën e Budallenjve, riinterpretimi mesjetar i Saturnalisë, i cili u përhap mbi të gjitha në Francë midis shekujve XII-XVII: 3 ditë festime të çmendura dhe çlirimtare, midis priftërinjve dhe klerikëve të veshur si gra dhe të varfërve dhe të margjinalizuara të veshur si peshkopë dhe Papë.

     “Maska, e cilësuar nga Kisha si një instrument djallëzor i mashtrimit, përjetoi një fenomen desakralizimi në mesjetë”- shtoi ai. Çentini thotë se në një proces që mund ta përkufizojmë si laicizëm, ajo trashëguar në një kontekst folkloristik. Gjykatat dhe rrugët u bënë vendi i shakave dhe maskaradave, siç ishin mattaccini-t në Venecia, të cilët argëtoheshin duke i hedhur lëvozhgat e vezëve plot me ujë mbi zonjat që kalonin aty pranë.

    Në vitin 1608, kur Venecia për çështje të rendit publik e ndëshkoi përdorimin e maskave jashtë festës së karnavaleve, ato kishin pushtuar tashmë pjesën tjetër të Italisë, falë përhapjes së Commedia dell’Arte.

  • 5 Maska ​​për fytyrë të bëra vetë – Për lëkurë të shëndetshme edhe në vjeshtë

    5 Maska ​​për fytyrë të bëra vetë – Për lëkurë të shëndetshme edhe në vjeshtë

    Përfitoni nga vetitë e përbërësve natyralë: miell, kos, bajame, mjaltë dhe produkte sezonale si kungulli, të cilët janë aleatë të çmuar për të ushqyer lëkurën e fytyrës dhe për t’i dhënë asaj shkëlqim.

    Këtu janë disa këshilla për të mbrojtur lëkurën nga agresioni i dimrit me receta bukurie të bëra vetë.

    Për ushqim të thellë: përbërjet e bazuara në mjaltë, kos dhe qumësht janë perfekte për të bërë maska ushqyese për fytyrën, por edhe për pjesët më të thata të trupit, siç janë bërrylat. Për një efekt qetësues, thjesht shtoni disa pika vaj vegjetal në përzierje: vajrat e avokados, borazës ose calendula janë në gjendje të ushqejnë thellësisht lëkurën, duke zvogëluar rrudhat dhe inflamacionin. Të mos harrojmë se vajrat vegjetal absorbohen më shumë kur lëkura është e lagur, prandaj është më mirë t’i nënshtroheni trajtimit të bukurisë në dush ose para se të zhyteni në një vaskë me ujë të nxehtë.

    Për të ndriçuar dhe pastruar: për t’u mbushur me beta -karoten, një aleat i vërtetë kundër stresit oksidativ, ne i drejtohemi kungullit, simboli i perimeve të vjeshtës. Nxirrni tulin e kungullit ku duhet të shtohen disa lugë vaj vegjetal dhe përziejeni derisa të merret një krem i trashë, që më pas duhet të përhapet në mënyrë të barabartë në fytyrë. Ky përbërës është perfekt për pastrimin e epidermës dhe ndriçimin e fytyrës. Këshilla e zgjuar? Farat e copëtuara të kungullit janë të shkëlqyera për një pastrim natyral: me shtimin e një vaji esencial, thjesht masazhoni butësisht lëkurën dhe pas disa minutash shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

    Për të detoksifikuar dhe rigjallëruar: gjetja e butësisë natyrore të lëkurës nuk është e vështirë. Le të bëjmë një inspektim në qilar dhe të pajisemi me qiqër, bajame ose miell tërshëre për të pastruar butësisht lëkurën. Falë vetive të saj të shumta, tërshëra qetëson inflamacionin dhe është gjithashtu e përshtatshme për lëkurën e të vegjëlve. Në këtë stinë mund të përfitojmë edhe gështenja, aleat i vërtetë i bukurisë. Në fakt, ekstrakti i gështenjës ndihmon në përmirësimin e hidratimit të lëkurës dhe riparimin e dëmtimeve të shkaktuara nga rrezet ultraviolet, ndërsa vitamina C është e dobishme për prodhimin e kolagjenit, thelbësore për të siguruar elasticitetin e lëkurës.

    Për një detoksifikim të ëmbël dhe aromatik: erëzat, përveçse janë të çmuara për aromatizimin e gatimeve dhe për të na ndihmuar në dietë, mund të jenë shoqe të shkëlqyera bukurie. Për shembull, kanella, e cila nuk duhet të mungojë kurrë në kuzhinë, zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak dhe favorizon përdorimin e depozitave të yndyrës. Është e dobishme kundër inflamacioneve të lëkurës dhe është një aleat për ata me lëkurë të kombinuar ose të yndyrshme, sepse lufton puçrrat dhe pikat e zeza. Falë aromës së saj të fortë, vetive antibakteriale dhe anti-inflamatore, përdorimi i kanellës është një trajtim pak i ëmbël për lëkurën: shtoni majën e një lugë çaji në një tas me kos, mjaltë dhe vaj vegjetal; masën e përftuar masazhojeni butësisht në lëkurë dhe lëreni për rreth çerek ore para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

    Për tu mbrojtur nga i ftohti: mjalti është i çmuar kundër sëmundjeve të stinës, por është gjithashtu një ilaç delikat për të riparuar lëkurën në rast të prerjeve dhe çarjeve, si dhe të ketë veti antibakteriale. Mjalti është ideal kur ditët ftohen, sepse i jep lehtësim të menjëhershëm lëkurës nëse është e kuqe dhe e stresuar për shkak të agjentëve atmosferikë. Për një maskë efektive për fytyrën, hidhni disa lugë mjaltë në një tas në të cilin do të shtoni qumësht ose kos aq sa për të tretur përzierjen dhe përhapeni në fytyrë. Për një pastrim natyral shumë të ëmbël, mund të shtojmë disa lugë kokos të grirë: një ëmbëlsirë e vërtetë.

  • Trajtimi me 4 përbërës të thjeshtë për rigjenerimin e flokëve

    Trajtimi me 4 përbërës të thjeshtë për rigjenerimin e flokëve

    Flokët janë një ndër pjesët më të dukshme të trupit.

    Të pasura me keratinë ato kanë një rol shumë të rëndësishëm, kryesisht në pamjen e jashtme të njeriut.

    Në shumë raste ato dëmtohen nga ndërhyrjet e jashtme si përdorimi i tharëses së flokëve, pjastrës apo kimikateve të bojrave.

    Ndër kurat më efikase për flokë sa më të shëndetshëm dhe të butë rendisim ato me bazë bimore dhe natyrale.

    Prandaj në këtë shkrim ju tregojmë një mënyrë shumë të sigurtë për rigjenerimin e tyre.

    Trajtimi më poshtë do të përmbledhë disa nga përbërësit më të fuqishëm për nga vlerat si kurë për flokët tuaj.

    Një nga përbërësit më të mirë për t’i dhënë shkëlqim atyre është edhe fruti i bananes.

    Banania ndihmon në rigjenerimin e flokëve të ashpër dhe pa jetë, lufton zbokthin dhe majat dyshe.

    Ky frut shumë i gjendëshëm kudo, do t’ju dhurojë flokë të butë, të shëndetëshëm dhe plot shkëlqim.

    Më poshtë do të gjeni maskën e mrekullueshme me banane dhe vezë që do t’ju rikthejë flokët tuaj të mëparshëm.

    Përbërësit

    1 banane ose gjysmë

    1 vezë

    1 lugë gjelle vaj ulliri

    1 lugë gjelle mjaltë

    Përgatitja

    Pastroni një banane nga lëkura dhe prijeni në copa të vogla.

    Vendoseni atë në mikser duke shtuar vezën, vajin e ullirit dhe mjaltin.

    Sigurohuni t’a përzieni mirë këtë masë derisa copat e bananes të jenë shkrirë plotësisht.

    Maska është gati kur të shihni që keni përfituar një krem të trrashë dhe kompakt me të gjithë përbërësit.

    Në mungesë të rrahësit elektrik këtë proçes mund t’a bëni dhe me dorë vetëm kini parasysh që masa të jetë në formën e një kremi.

    Ky hap është shumë i rëndësishëm pasi nëse bananiaa mbetet në copa, ato të të ngelen në flokët tuaj edhe pas larjes.

    Aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve dhe mbajeni në kokë për 30 minuta.

    Më pas mund shpëlani kokën dhe vazhdoni me larjen e tyre si zakonisht.

    Mund t’a aplikoni këtë maskë një herë në javë ose dy herë për të pasur flokë të shkëlqyeshëm dhe plot shëndet.

  • Arsyet komplekse pse disa njerëz nuk pranojnë të mbajnë maska

    Arsyet komplekse pse disa njerëz nuk pranojnë të mbajnë maska

    Alexandra Brewis & Amber Wutich Ph.D.

    Mbajtja e një maske në fytyrë është një nga mjetet kryesore për të parandaluar transmetimin e Covid-19 në komunitet. Megjithatë, në SHBA dhe në shumë vende të tjera të botës, ka njerëz që refuzojnë t’i përdorimin ato.

    Një studim i ribotuar këtë javë nga një ekip ekspertësh mjekësorë dhe sociologësh, po zbulon ndërlikimet kulturore se pse mbajtja e maskave pranohet nga disa dhe refuzohet nga të tjerët. Antropologia mjekësore e Universitetit Xhorxhtaun, Emily Mendenholl, kishte kryer edhe më parë studime afatgjata mbi reagimet e komunitetit ndaj sëmundjeve në Afrikën e Jugut, Indi dhe Çikago.

    Duke nisur nga qershori 2020, ajo u rikthye në vendlindjen e sajnë Ajouan Qendrore, për të kuptuar më mirë se si reagonin banorët ndaj kërcënimit që paraqet koronavirusi. Ish-shokët e saj të shkollës, ishin ndër ata që e ndihmuan atë të rekrutonte njerëzit në studimin që do kryente.

    Si një komunitet i vogël i varur nga turistët e verës që vizitojnë Liqenet e Mëdha të Ajouas, dhe në një shtet pa ndonjë urdhër zyrtar për të qëndruar në shtëpi, Arnolds Park mbushej shumë fundjavave. Shumica e banorëve të qytetit dhe turistëve shkonin aty pa maska.

    Disa që mbanin maska ​​nisën të talleshin nga disa që u thoshin se koronavirusi ishte një trillim, apo se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi të gjithë ishin prekur gjithsesi prej tij.

    Për antropologët si Mendenholl që studiojnë sjelljen e njerëzve në një pandemi, pikëpamje të tilla rreth mbajtjes së maskave nuk interpretohen menjëherë në kuptimin e të qenit i mirë apo i keq, i drejtë apo i gabuar, i shëndetshëm ose jo. Fokusi i një studimit të tillë, është të kuptuarit e mënyrave sipas të cilave njerëzit peshojnë ato që janë shpesh vendime të komplikuara në kontekstin e ndjenjës së tyre mbi vetveten dhe se si ato lidhen me ata që janë përreth tyre.

    Së pari njerëzit marrin parasysh shkallën në të cilën ata presin që të tjerët do t’i gjykojë ata negativisht bazuar në atë që bëjnë. Intervistat e shumta të Mendenholl me banorët, zbuluan disa ide kontradiktore që përdornin njerëzit ndërsa merrnin vendimet e tyre mbi mbajtjen ose jo të maskës.

    Edhe në një qytet ku mbajtja e maskës ishte e rrallë, një pjesë e banorëve ishin shumë të shqetësuar dhenë përputhje me situatën,ata mbanin maskë në ambiente publike dhe kur mundeshin qëndronin në shtëpi. Shumë prej tyre ishin punonjës të kujdesit shëndetësor, mësues apo të tjerë të punësuar në profesione të ndryshme në sektorët e shërbimit me rreziqe veçanërisht të larta të infeksionit.

    Por gati të gjithë në qytet ishin të shqetësuar për kërcënimin financiar që mund të sillte  koronavirusit, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga vizitorët gjatë stinës së verës. Kjo i distancoi ata nga mbajtja e maskave, dhe as që prisnin që këtë ta bënin klientët.

    Madje drejtuesit e bizneseve u bënin presion punonjësve të mos mbanin maskë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumë njerëz i njohën rreziqet e mundshme. Ata që i rezistuan me vendosmëri idesë së përdorimit të maskës, shprehën një përzierje të ndërlikuar, por të njohur të besimeve politike dhe fetare, që përputheshin me idenë se koronavirusi ishte një mashtrim. Siç u shpreh një çift që tashmë ishte infektuar: “Ne e dimë se ku do shkojmë kur të vdesim. Ne kemi besim te Zoti. Nuk kemi frikë. Unë dua që fëmijët të mos preken prej tij, dua që ata të jenë imunë”.

    Kishte gjithashtu frikëra se mbajtja e maskës ishte e dëmshme pasi shkaktoi helmim nga grumbullimi i dioksidit të karbonit. (Që në fakt nuk është e vërtetë). Disa ishin dakord me idenë e promovuar në rrjetet sociale, se imuniteti natyror i fituar nga mos-mbajtja e maskës ishte mbrojtës ndaj një forme më të rëndë të sëmundjes. (As kjo nuk është e vërtetë). Frika nga virusi – dhe mbajtja e maskës – kuptohej si kundër-produktive.

    Raporti studimor, i botuar në “Social Science and Medicine”, thekson se pikëpamje të tilla që minimizojnë ose injorojnë rreziqet e infeksionit në një pandemi,mbështeten edhe nga të tjerët. Duke mohuar që koronavirusi ishte i rrezikshëm, apo edhe që ekziston realisht, njerëzit po respektonin dhe shprehnin vlerat e tyre më themelore, politike dhe shpirtërore.

    Ata po tentonin të kuptonin një ngjarje të vështirë, të komplikuar, duke zmadhuar idetë që ata tashmë kishin në lidhje me atë se si është dhe si duhet të jetë bota.

    Kjo na kujton se politikat -si ajo e përdorimit të maskave ​​- nuk do të respektohet në mënyrë të njëtrajtshme, kur njerëzit veprojnë sipas pikëpamjeve të ndryshme mbi atë që është e rëndësishme, dhe pse qyteti i vogël i Ajouas u shndërrua verën e shkuar në një “vatër të nxehtë” të Covid-19.

    Burimi: “Psychology Today”

  • Si të shmangësh një konflikt për çështjen e maskës?

    Si të shmangësh një konflikt për çështjen e maskës?

    Dimri ka ardhur më stresues se kurrë teksa çdo ditë COVID-19 i merr jetën njerëzve dhe infekton qindra të tjerë.

    Autoritetet në mbarë botën nënvizojnë rëndësinë e jashtëzakonshme të mbajtjes së maskës për të frenuar përhapjen e COVID-19.

    Ndërkohë që ndodh kjo, në rrugët e Tiranës dallon rëndom tre kategori personash: ata që nuk mbajnë maskë, ata që e mbajnë shkel e shko dhe ata që e mbajnë siç duhet.

    Nëse e gjen veten në kategorinë e personave që mbajnë maskë sa herë që del nga shtëpia, atëherë me siguri gjatë kësaj pandemie, mund të jesh ndikuar ose edhe reaguar ndaj atyre që nuk mbajnë maskë.

    Reagimet emocionale gjatë pandemisë janë intensifikuar, thënë kjo nga dy studime të kryera pak muaj më parë në Serbi dhe Izrael.

    Në Serbi, shkencëtarët analizuan reagimet emocionale të njerëzve gjatë gjendjes së emergjencës dhe identifikuan katër gjendje emocionale: shqetësim, frikë, mërzi dhe zemërim/frustrim.

    Zemërimi në rritje është në vetvete një reagim i përhapur ndaj stresit dhe pandemia ka stresuar një botë të tërë.

    Njerëzit janë më të paduruar, në rradhë, në punë, në bankë, në rrugë.

    Ka njerëz që e përjetojnë keq faktin që disa të tjerë nuk e mbajnë maskën.

    Reagime dhe përjetime të tilla kanë prirjen të nxisin konflikte dhe përballje të panevojshme, sidomos kur çështja e maskës është politizuar ndjeshëm.

    Çfarë të bësh? A duhet të nisësh një debat në publik? Apo duhet të largohesh për sigurinë tënde?

    Kjo është një situatë shumë e komplikuar, sipas ekspertëve.

    Si Të Reagosh Ndaj Atyre Që Nuk Mbajnë Maskë

    Anna Van Meter, eksperte në Institutin e Shkencës së Sjelljes në Qendrën Për Kërkime Mjekësore ‘Feinstein’ në Shtetet e Bashkuara thotë se kjo është një situatë e vështirë për këdo që është i ndjeshëm ndaj kësaj çështjeje.

    “Nëse jeni dikush që i është përmbajtur të gjithave masave të higjenës dhe distancimit për hir të shëndetit tënd, familjes dhe të tjerëve, atëherë është e kuptueshme që ndiheni të rrezikuar nga ata që nuk mbajnë maskë”, thotë ajo.

    Sipas Van Meter, në këto raste, perceptimi i rrezikut shton stresin dhe ky i fundit mund të nxisë mekanizmin ‘lufto ose vrapo’ që çon drejt një reagimi konfliktual.

    I gjithë konflikti kryesisht nis kur dikush me maskë i afrohet dikujt tjetër që nuk mban maskë, ose kur këta të fundit tallen me ta.

    Sipas ekspertes, është e pamundur të ndryshosh mendjen e dikujt që e ka ndarë mendjen tashmë mbi rolin e maskës.

    Nëse ndiheni të kërcënuar, rrezikuar ose të përqeshur nga dikush në një vend publik, zgjidhja më e mirë është që të largoheni sa më parë prej tij/saj.

    Nëse e ndieni të nevojshme të flisni diçka, kërkojini personit të mbajë maskën por bëjeni këtë me mirësjellje dhe jo në formë përçmuese për të shmangur çdo reagim gjaknxehtë.

    Sidoqoftë, në këto kohë të vështira, ruajtja e distancës dhe largimi prej burimit të perceptuar të rrezikut është qasja më e mirë për mirëqënien tuaj emocionale.

    Përse Njerëzit Nuk Mbajnë Maskë?

    Jerry M.Suits, psikolog pranë Institutit të lartpërmendur, thotë se ka disa arsye përse njerëzit i bëjnë rezistencë maskës. E para mund të jetë parehatia që mund të ndiejnë njerëzit sa u duket sikur nuk mbushen me frymë. E dyta, mund të jetë edhe fakti që njerëzit duan të duken të fortë dhe mbajtja e maskës i bën të duken të dobët e disa njerëz nuk mund ta pranojnë kurrë këtë.

    Arsyeja e tretë është padyshim kulturore dhe politike dhe mbajtja e maskës mund të jetë kthyer në simbol pikëpamjeje (të atyre që e shohin koronavirusin si konspiracion) apo kahu politik.

    Me pak fjalë, mbaj distancën!

    Burimi: AgroWeb.org

  • Qeveria Gjermane përgatitet për pandemitë e ardhshme/ Ja çfarë synon ministri i Shëndetësisë

    Qeveria Gjermane përgatitet për pandemitë e ardhshme/ Ja çfarë synon ministri i Shëndetësisë

    Qeveria në Gjermani do të jetë e përgatitur për pandemitë e ardhshme dhe synon krijimin e 19 depove me material mjekësor. Ekspertët dhe politikanët kërkojnë, që t’i kushtohet vëmendje cilësisë.

    Në rast pandemie të mos kemi më mungesa sikurse ndodhi me fillimin e kësaj pandemie! Këtë synim ka shpallur ministri gjerman i Shëndetësisë, kristiandemokrati Jens Spahn. Kur nisi pandemia në pranverë, doli në pah, që në Gjermani u konstatuan  mungesa për mbrojtjen ndaj infeksioneve dhe trajtimin mjekësor, sepse parpitur nuk kishte maska mjaftueshëm, veshje mbrojtëse dhe aparatura respirimi. Këto mungonin si në klinikat, spitalet e në shtëpitë e kujdesit. Disa javë madje mungonin edhe maskat e thjeshta mbrojtëse, të cilat me vështirësi gjendeshin online duke u ofruar me çmime të majme. Pastaj qeveria vendosi blerjen e maskave. Shumë shpejt mungesat u kompensuan. Megjithatë qeveria tani synon që për të ardhmen të jetë e përgatitur më mirë me rezerva të këtij lloji.

    Ndaj kabineti qeveritar vendosi këtë javë, që deri në fund të vitit të ardhshëm të krijohet një rezervë shtetërore. Fillimisht do të depozitohen maska. Më pas do të depozitohen rezerva me produkte mjekësore në vend. Rezervat duhet të mbulojnë nevojën për një muaj. „Në këtë mënyrë ne në rast emergjence mbështesim kryesisht ata që punojnë nëpër spitale, shtëpitë e kujdesit dhe në klinikat private. Një kujdes i mirë shëndetësor nuk duhet të dështojë për mungesë materialesh”, tha ministri Spahn.

    Diskutime të tilla që prej 19 vjetësh

    Është vendosur kësisoj qysh në qershor krijimi i një strukture të „Rezervës Kombëtare për Mbrojtjen e Shendetit”. Por deri tani nuk është bërë shumë në këtë drejtim, sikurse konstatohet në një kërkesë për shpjegim të paraqitur nga grupi parlamentar i partisë Liberal-Demokrate (FDP) në opozitë: “Diskutimet për mënyrën dhe volumin e materialeve për rezervën e ardhshme po vazhdojnë, ndërkohë që është ende e hapur çështja për kostot e menaxhimit dhe sigurimit të këtyre materialeve”, theksohet në përgjigjen e qeverisë ndaj kërkesës së FDP-së.

    Ekspertja për mbrojtjen nga infeksionet e partisë ekologjiste, Kordula Schulz-Asche, e përshëndet nismën e qeverisë, por sjell në vëmendje, që prej shumë vitesh ka pasur debate për krijimin e një rezerve të tillë emergjence, madje qysh në fillim të shekullit me shpërthimin e pandemisë Sars. “19 vjet kanë kaluar qysh atëherë, ndaj tani koha nuk pret më, këto plane duhet të vihen në jetë”, tha për DW Schulz-Asche. Ajo nënvizon më tej, se tani „që depot janë të mbushura ministri Shëndetësisë Spahn e ka të lehtë të vendosë krijimin e një rezerve strategjike””. Por sipas Schulz-Asche rëndësi ka, që t’i kushtohet vëmendje cilësisë: „Duhet të përcaktohen parametra, se për çfarë lloj rreziku apo krize financiare do të jenë të përshtatshëm këto materiale. Tani për tani ne ndodhemi në valën e pandemisë Corona. Por a të mbrojnë maskat edhe prej pandemive të tjera si p.sh. Ebola? Ose a është krijimi i kësaj rezerve i përshtatshëm të përdoret vetëm gjatë gripit, apo pra gjatë pandemsië Corona?”. Sipas Schulz-Asche nga planet e ministrit Spahn ende nuk po shihet ndonjë transparencë.

    “Jo të gjitha maskat janë të përshtatshme për depozitim”

    Cilësia e materialit, që do të depozitohet, është e rëndësishme, sikurse theksojnë edhe ekspertët e organizatës së mjekëve “Marburger Bund”. Zëdhënësi Hans-Jörg Freese i tha DW-së, se jo të gjitha maskat janë të përshtatshme të ruhen afatgjatë. „Ne e dimë prej kohësh, që në sasi të tilla të mëdha jo të gjitha maskat janë efektive ndaj infeksioneve prej viruseve.” Ka edhe maska speciale për punëtorët e zejtarisë p.sh, që mbrojnë nga grimcat e imëta në atmosferë, por që në fakt nuk kanë efekt mbrojtës nga virusi. Megjithatë krijimi i një rezerve është i nevojshëm: „Më mirë vonë se kurrë, ky plan duhej realizuar prej kohësh. Ne në pranverë pamë, se çfarë ndodh nëse nuk je i përgatitur mirë.”

    19 qendra në mbarë vendin

    Planet ndërkohë janë konkretizuar: Në 19 qendra të shpërndara në mbarë vendin do të depozitohet material mjekësor ndër të tjera edhe në Hamburg, Dortmund Halle e  Augsburg. Rezervat  federale do të krijohen pasi të jenë konsumuar materialet ekzistuese nëpër spitale, klinika private apo në shtëpitë e kujdesit. Në planin e qeverisë parashikohet, që „Rezervat duhet të mbahen edhe më tej edhe në institucionet mjekësore dhe në lande. Përdorimi i rezervave të federatës është një zgjidhje në rast mbingarkese.” Në përgjithësi politika dhe ekspertët e përshëndesin parimisht krijimin e kësaj strukture në formë të decentralizuar.

    Rezerva shtetërore ka pasur edhe më parë

    Veçanërisht në pjesën perëndimore të Berlinit ka pasur rezerva të ngjashme në kohët që tashmë janë kapërcyer: Pas bllokadës së Berlinit në vitet 1948 dhe 1949 tri komandat e qytetit të Berlinit Perëndimor autorizuan senatin e qytetit të depozitonte ushqimet bazë, medikamente, qymyr, karburant dhe sende të tjera të nevojshme në rast emergjence. Një gjysmë viti këto mallra duhej të ruheshin për të garantuar një jetë pa shqetësime deri në gjashtë muaj, në rast se qyteti sërish mund të rrethohej. Miliona tonë mallra ishin depozituar në mbi 700 depo të shpërndara nëpër qytet, vendndodhjen e të cilave e dinin vetëm shumë pak persona. Këto depozita kushtonin rreth 1.8 miliardë Euro. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe fundit të RDGJ-së rezervat u shpërbënë – disa dekada pas krijimit. Rezerva e planifikuar tani për produkte mjekësore duhet të jetë pjesë e rezervës europiane, për të cilën ranë dakord në maj të këtij vitit Berlini dhe Parisi. Një miliardë euro do t’i kushtojë Gjermanisë kjo rezervë shtetërore, e cila do të garantojë një përgatitje më të mirë për t’i bërë ballë ndonjë pandemie të mundshme.

    Burimi: DW

  • Teknologjia kundër coronavirusit/ 360 dollarë një maskë

    Teknologjia kundër coronavirusit/ 360 dollarë një maskë

    Maska higjienike e fytyrës është bërë simbol i vitit 2020. Edhe pse maskat mund të jenë një mjet mjaft efektiv i mbrojtjes, ka njerëz që mund të shqetësohen prej tyre, kryesisht për shkak të problemeve të frymëmarrjes.

    Një video me një “mburojë personale” u shfaq në YouTube.

    Ai është një “kapuç” i madh plastik që nuk e çaktivizon komunikimin, dhe as nuk e mbyll fushën e shikimit të përdoruesit.

    Sistemi i ventilatorëve dhe filtrave të heshtur që janë në përputhje me standardin KN95 është përgjegjës për pastrimin e ajrit, që do të thotë se ata janë në gjendje të ndalojnë të gjitha mikrobet, toksinat dhe ndotësit nga ajri.

    Çdo filtër është në gjendje të përballojë 60 orë të funksionimit.

    Kjo maskë është në dispozicion në internet për 360 dollarë.

    Burimi: Telegrafi

  • “Jam Monika Kryemadhi unë”/ Kryetarja e LSI-së, sherr me policinë në Durrës se u kap pa maskë/ Do t’ja çjerr maskën Ramës

    “Jam Monika Kryemadhi unë”/ Kryetarja e LSI-së, sherr me policinë në Durrës se u kap pa maskë/ Do t’ja çjerr maskën Ramës

    Gjobitet për herë të dytë për mosmbajtjen e maskës Monika Kryemadhi! Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është përfshirë në një sherr masiv me efektivët e Policisë, gjatë një takimi që pati me qytetarët e Durrësit. Kryemadhi, njësoj si më parë, është paraqitur në takim pa maskën mbrojtëse ndaj Covid-19, dhe pikërisht për këtë arsye është përfshirë në debat me policinë. Efektivi i ka kërkuar kartën e identitetit Kryemadhit, e cila i ka dhënë të dhënat verbalisht.

    “Unë jam Monika Kryemadhi vëlla, e bija e Ramazan Kryemadhit, vërë atë 30 mijë lekëshin tënd,”- dëgjohet të thotë kryetarja e LSI-së.

    Në debat është përfshirë edhe Elona Guri, e cila shoqëronte Kryemadhin.

    “Përse shqetësoheni kaq shumë për shëndetin tonë?’- thotë ajo teksa flet me një prej efektivëve.

    Një prej të moshuareve, banore e zonës, ndërhyri gjithashtu.

    ‘Para se të shqetësoheni për maskat ju, pse nuk mendoni për mua që kam një vit këtu e nuk më vjen njëri…..ka një vit që më iku goca në dhe,”- thotë gruaja në fjalë.

    Më pas, Kryemadhi firmosi gjobën teksa u dëgjua të thotë: Do t’ja çjerrim maskën Edi Ramës.

    Monika Kryemadhi u gjobit edhe një ditë më parë, pasi zhvilloi një takim me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat, bashkë me Floida Kërpacin. Pas gjobitjes, kryetarja e LSI-së deklaroi se nuk kishte dijeni, pasi nuk ishte ndaluar nga asnjë efektiv. Kryemadhi e ka kundërshtuar rregullin e detyrueshëm për vendosjen e maskës në ambiente publike. Ajo u ka bërë thirrje edhe qytetarëve më herët, që të mos e vendosin maskën.

  • Mos vendosja e maskës/ Ja sa qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit

    Mos vendosja e maskës/ Ja sa qytetarë janë gjobitur në 24 orët e fundit

    Mosvendosja e maskave mbrojtëse nga qytetarët, ka çuar në ndëshkimin e 644 prej tyre, me masën 3.000 lekë secili, gjatë 24 orëve të fundit.

    Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

    Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

    Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

    Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

    Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

    Burimi: TCH

  • Rama: Karantina e dytë do të na vriste të gjithëve

    Rama: Karantina e dytë do të na vriste të gjithëve

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Business Insider Polonia”, ku ka folur shkurt për ekonominë e vendit dhe pandeminë e coronavirusit.

    Rama është shprehur hapur se një valë e dytë e pandemisë do të dëmtonte shumë vendin tonë, ndaj qeveria kishte nisur që të merrte masa lidhur me shmangien e një karantine tjerër.

    ARTIKULLI I PLOTË

    “Bllokimi i dytë do të na vrasë. Prandaj, ne kemi vendosur kufizime shtesë. Duhen veshur maska dhe të mbrojmë veten dhe të tjerët jo vetëm brenda, por edhe jashtë. Unë e kuptoj që ju keni një problem të ngjashëm në Poloni,”– thotë Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për Business Insider Polska. Sidoqoftë, shoqëria shqiptare qartë po reziston deri më tani.

    Shqipëria, një vend i vogël midis Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë është në prag të zgjedhjeve parlamentare. Për gjashtë muaj, do të zbulojmë nëse socialistët do të mbajnë pushtetin apo demokratët do të rikthen. Ne takohemi me kryeministrin Edi Rama dy herë. Fillimisht në hapjen e qendrës moderne TUMO. Herën e dytë gjatë hapjes së degës shqiptare të ndërmarrjes polake Software Development Academy, e cila ofron kurse programimi për njerëzit që duan të ndryshojnë karrierën e tyre.

    “Përshëndetni sipërmarrësit polakë. Ne i ftojmë me krahëhapur,”– na thotë Kryeministri Edi Rama. Ne e pyesim atë për bllokimin dhe politikën COVID-19. Shqipëria, megjithëse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, ka vite që tërheq mijëra polakë që duan të pushojnë në Detin Mesdhe. Fatkeqësisht, edhe turizmi vuajti shumë nga pandemia. Të ardhurat nga turizmi kanë rënë me 7.5 përqind, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.

    E gjithë kjo ndodh në një periudhë të rritjes së infeksioneve nga koronavirusi. Në 3 milion banorë që ka Shqipëria, 17,055 janë të infektuar dhe numri i viktimave të koronavirusit është rritur në 451. Zona më problematike mbetet kryeqyteti, Tirana.

    “Nga mesi i kësaj jave (po flasim të mërkurën, 14 tetor), ne do prezantojmë detyrimin për të mbajtur maskën edhe jashtë. Është shumë e rëndësishme. Bllokimi i dytë do të na vrasë. Do të jetë shkatërruese për familjet tona dhe për ekonominë në tërësi. Ne duam ta shmangim atë, por kjo do të varet kryesisht nga fakti nëse shoqëria jonë do ta përmbushë këtë kërkesë,”– argumenton Edi Rama.

    Por shqiptarët duket se kanë një qëndrim joserioz ndaj kufizimeve të reja të deritanishme. Mjafton të ecësh rrugëve të Tiranës për të parë që shumica e kalimtarëve nuk mbajnë maska, dhe vetëm disa pajtohen me thirrjen e kryeministrit.

    Kjo reflektohet edhe në statistikat zyrtare. Vetëm në tre ditët e fundit, rreth 1000 gjoba janë shpërndarë për njerëzit pa maska. Shumë shqiptarë nuk dëshironin të tregonin kartat e tyre të identitetit dhe u dërguan në stacionin e policisë. Aksioni i Policisë së Shtetit u krye kryesisht në transportin publik.

    “Ne duhet të luftojmë rrezikun e një vale tjetër të intensifikuar të koronavirusit. Unë e di që shoqëria shqiptare dhe polake do të mbijetojnë dhe do të dalin më të forta nga kjo krizë,”-e mbylli intervistën e tij Rama.

    Burimi: Top Channel