Australi, peshkaqeni e tërheq një 10 vjeçar nga varka dhe e sulmon/ Babai u hodh në ujë për ta shpëtuar

by KLIKOJE.AL

Një djalë 10 vjeçar nga Australia u sulmua nga një peshkaqen në brigjet e Tasmanias.

Sipas CNN, ai pësoi lëndime të rënda dhe aktualisht gjendet në spital, pasi raportohet se peshkaqeni e tërhoqi atë nga varka dhe e sulmoi atë.

Bëhet e ditur se gjendja e 10 vjeçarit është stabile, megjithë lëndimet në kokë dhe gjoks.

“Djaloshi ishte në bordin e një e anijeje së bashku me babanë e tij dhe dy burra të tjerë, kur një peshkaqen e kapi atë nga varka, ndërkohë ata ishin rreth pesë kilometra larg bregut të Stanley, pasi dolën për peshkim”, thanë autoritetet.

“Babai i tij u hodh në ujë për ta shpëtuar”, thanë ata.

“Djali i cili kishte veshur një pajisje shpëtimi, pësoi çarje në krah dhe prerje të tjera në gjoks dhe kokë”, thanë ndër tjerash autoritetet kompetente.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.