Armando Broja shkelqen per disa minuta. Manchester City ka harruar të fitojë dhe vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Djemtë e Guardiolës kanë barazuar 1-1 në shtëpi përballë Evertonit në sfidën hapëse të javës së 18-të të Premier Ligës.
Ndeshja e 4-t pa fitore për “qytetarët” (2 pikë të grumbulluara) që kanë humbur shkëlqimin e dikurshëm dhe tashmë janë në krizë të plotë rezultatesh. Në fillim u mendua se lojtari do ta niste nga minuta e parë takimin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Evertoni i Brojës ndal kampionët në fuqi të Anglisë dhe merr një tjetër rezultat pozitiv në kampionat. Sulmuesi shqiptar ka luajtur 25 minuta (bashkë me shtesën) në këtë transfertë, pasi është aktivizuar në minutën e 70-të të takimit.
Silva kaloi në avantazh vendasit, ndërsa Evertoni barazoi në përfundim të pjesës së parë. Vlen për tu theksuar se Haland ka humbur një 11-metërsh për Sitin në pjesën e dytë.
Dy episode në veçanti ishin interesante për Brojën. Fillimisht Foden që u detyrua ta ndalë me faull në shtesë, për të cilin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.Në anën tjetër dhe episodi i minutës së fundit që mund t’i jepte fitoren Evertonit dhe ishte Broja që krijoi gjithçka me kundërsulm.
Kujtojmë se Evertoni ndodhet në vendin e 15-të. Në anën tjetër City i Guardiolës mban vendin e gjashtë pas 18 javësh dhe rrezikon ta humbë në përfundim të sfidave të tjera.