Bruno Telushi është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Kështu është konfirmuar lajmi për rikthimin e 34-vjeçarit në Vlorë. Mesfushori rikthehet pas 7 vitesh mungesë në klubin kuqezi. Në mediat e shkruara u përfol edhe për një kalim te Tirana, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Njoftimi i Flamurtarit:
“Bruno TELUSHI rikthehet ne shtepi. Mire se vjen ne familjen e madhe kuqezi te Flamurtari Football Club”. Telushi rikthehet në Vlorë pas 7 viteve. Eksperienca e fundit e tij ishte me Elbasanin ku u bë pjesë nga vera e vitit 2023.
Flamurtari përforcohet kështu me një emër nga Superiorja, për objektivin e rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.
Mesfushori e gjen sërish veten me ngjyrat kuqezi pas shtatë vitesh, pasi hera e fundit që Telushi ishte pjesë e vlonjatëve ka qenë në verën e 2017, kur më pas u largua për në Kroaci me Slaven Belupo.
Kjo do jetë periudha e tretë për Telushin që do mbajë veshur fanellën e vendlindjes. I dalë nga moshat e Flamurtarit, Telushi u largua në 2010 për në Itali te Virtus Entella dhe më pas u rikthye sërish ku qëndroi për plotë shtatë vite dhe u bë i njohur në futbollin shqiptar.
LEXO ME SHUME:Elbasani nis merkaton në dalje, mbyll aventurën me mesfushorin (EMRI)
Elbasani ka konfirmuar largimin e Bruno Telushit nga skuadra. Klubi verdheblu e falenderon mesfushorin, që e quan “Kali”. Verdheblutë patën një sezon të suksesshëm duke siguruar ngjitjen në Superiore. Në anën tjetër ky edicion nuk shkoi si duhet. Për shkak dhe të dëmtimeve, mesfushori nuk mori mori minuta në nëntor dhe dhjetor.