Lajmet e fundit | Klikoje.al

Anulimi i mbledhjes së dy qeverive/ Kurti nuk tërhiqet: E paarsyeshme nga ana e Ramës!

Kryeministri Albin Kurti

Written by

in

Kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga deklarata e tij në lidhje me anulimin e mbledhjes së dy qeverive, e cila duhet të mbahej një ditë më parë në Gjakovë.

Në konferencën për shtyp bëri me dije se nuk ka asnjë ndryshim nga ajo që ka thënë më parë, ku e ka quajtur një vendim të njëanshëm dhe të paarsyeshëm nga ana e kryeministrit Rama.

Rama e njoftoi anulimin e mbledhjes pak orë para, ku gjithçka ishte bërë gati për takimin ku do të firmoseshin 13 marrëveshje që përfshinin dy vendet.