Adoleshentja që dyshohet se vrau me mjete të mprehta të dashurin e saj 16-vjeçar brenda makinës dhe më pas hodhi trupin në lumin Shkumbin në Tetovë, ka dalë sot para gjykatës.
Në foto shihet momenti kur ajo mbërrin në gjykatë teksa mban një kapuç në kokë për të mos zbuluar fytyrën. Ajo është pritur me protesta nga shokët dhe shoqet e klasës së viktimës.
“Drejtësi për vëllain tonë Beharin,”- bërtasin ata duke qarë. Krimi ndodhi mbrëmjen e 21 dhjetorit tek vendi i quajtur “Banjat e Tetovës”. Më pas ajo hodhi trupin e pajetë në Shkumbin dhe u largua nga vendngjarja. Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet në ujë, ndërsa pas arrestimit e dashura e tij pranoi vrasjes duke thënë se e goditi e mjete të mprehta në kokë pas një debati në makinë. Dyshja ishin të lidhur prej katër vitesh.