Policia dhe Prokuroria e Tiranës kanë ngritur një pistë të re në lidhje me vdekjen e kenianes, Joy Ayoko. Gjithashtu, janë zbardhur të tjera detaje me shoqërimin e 6 personave, ku u morën më pyetje lidhur me ngjarjen e kenianes, 22-vjeçarja Joy Ayoko. Kjo e fundit më 14 gusht u gjet e dhunuar barbarisht poshtë hostelit në rrugën Pandeli Evangjeli.
Hetuesit kanë dyshime se 22-vjeçarja e cila punonte si krupiere në një kazino në Tiranë, i ka dhënë informacion një lojtari për mënyrën se si të luante në kazino, i cili kishte fituar shuma të mëdha parash. Mësohet se lojtari fitues është identifikuar nga policia dhe pritet të meret në pyetje. Dëshmia e tij mund të ndihmojë hetuesit për zbardhjen e dhunimit të kenianes që çoi deri në vdekjen e saj.
Në komisariatin numër 1 u shoqëruan për t’u marrë në pyetje 6 persona, mes të cilëve edhe shoferi i kazinosë ku punonte keniana, Rodin Barçi dhe një i aferi i tij. Pas marrjes në pyetje ata u lanë sërish të lirë. Sa i përket dëshmisë së Barçit ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim, me dëshminë e parë, ku ka mohuar të jetë i përfshirë në ngjarje dhe se kishin pasur një marrëdhënie intime, por që i kishin dhënë fund pak para ngjarjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 Gusht tē vitit 2022 në rrugën “Pandeli Evangjeli”, në kryeqytet. Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri dhe ishte punësuar në një kazino.
Nē trupin e saj u konstatuan dëmtime të shumta në kokë e në brinjë që dyshohet se e reja pasi u dhunua mund të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira.