Thyhen gjatë natës xhamat e zyrës elektorale të Partisë Demokratike, Dega 7 në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i kësaj dege, Lefter Gështenja, i cili bëri publike faktin me foto dhe video.
Ja postimi i plotë i Lefter Gështenjës:
Vetëm bandat sillen kështu. Kjo është fytyra e vërtetë e rilindjes, mbrëmë banda e rilindjes ka shkatërruar zyrën elektorale në Grupseksionin Nr.12 zona e Mozaikut.
Ky është perceptimi që kanë ata për garën elektorale.Përgjigjen do ta marrin më 25 prill me votë popullore.Asgjë nuk na ndal në këtë betejë për shpëtimin e Shqipërisë nga kthetrat e bandës së rilindjes…. mos harroni kjo ndodh në 2021 në zemër të Tiranës, imagjinoni çfarë mund të bëjnë në periferi…