156
Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një urban është përplasur me dy makina.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si kryqëzimi i ekspozitës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Autobusi i përplasur i përket linjës së urbanit “Allias – Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Kristal – Selitë”.
Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në afërsi të “Shallvareve”, ku një urban i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me 9 disa makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë.