Vazhdojnë reshjet e shiut edhe gjatë të dielës/ Ja si parashikohet të jetë moti ditët e para të javës së ardhshme

by KLIKOJE.AL

Në vendin tonë gjatë ditës së sotme pati një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë ditës së nesërme pritet përmirësim i situatës meteorologjike.

“Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare përgjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme të dobëta në veriperëndim dhe jug, hera herës në formë shtrëngatash”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Dita e Hënë dhe ajo e Martë parashikohen të kenë përsëri mot të vranët me reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme sasia më e lartë e reshjeve u regjistrua në qytetin e Elbasanit me 45.0mm, Tiranë 41.2mm, Shkodër dhe Lezhë me 38.0 dhe 35.0 përkatësisht, Kukës 30.2mm dhe në stacionet e tjera më pak se kjo sasi reshjesh.

Dita e sotme ka patur edhe erë intensive me drejtim nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi të regjistruar në stacion deri në 15m/s. Por përgjatë vijës bregdetare dhe vendndodhje të caktuara era hera herës ka arritur dhe shpejtësi deri në 20m/s.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.